issh.al

Top Menu

  • BLOGU
  • LAJME
    • EVENTE
    • ISSH ne MEDIA
    • LAJME
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Studimi i modeleve të reja globale
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
  • PUBLIKIME
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Asambletë Qytetare
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Propozime Konkrete
  • PUBLIKIME
    • Analiza / Fakte
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • RRETH NESH
    • DONATORET
      • DONATORET x
    • EKIPI
    • MISIONI YNE
    • NA KONTAKTONI
    • PARTNERET
      • PARTNERET
    • RAPORTE
  • HOME
    • PROJEKTE
  • HOME

Main Menu

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
    • Distancat e Sherbimeve Publike ne Bashkine Tirane
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET

issh.al

issh.al

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
    • Distancat e Sherbimeve Publike ne Bashkine Tirane
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET
ISSH ne MEDIALAJME
Home›LAJME›ISSH ne MEDIA›Deri në një lajmërim të dytë…askush të mos bëj asnjë lëvizje

Deri në një lajmërim të dytë…askush të mos bëj asnjë lëvizje

By Resul Resulaj
8 Gusht, 2020
1802
0
Share:

Leart Kola

Historia në Ballkan është e rëndësishme që të dihet, por jo për ta përsëritur atë vazhdimisht e vazhdimisht në kushtet e aktualitetit, por për të mos e përsëritur kurrë më dhe për ta përqafuar modernizmin me gjithë kostot e të panjohurës që ajo mbart. Ky është kushti jo për t’u integruar diku, por për t’u integruar në fillim këtu, ku jemi.

Para disa ditësh pati zgjedhje në Maqedoninë e Veriut. Këtu tek ne, në Shqipëri, askush nuk foli, as përpara as pas. Për dikë që e sheh nga jashtë, kjo heshtje do ishte e çuditshme, duke qenë se qeveria e mëparshme e Zaevit u quajt “Qeveri e dalë nga marrëveshja e Tiranës”. Heshtja iu tregon edhe më skeptikëve, që Tirana ishte emri i cili fshihte Berlinin, Londrën apo Washingtonin, edhe pse në atë kohë politikanëve shqiptarë kjo iu pëlqeu dhe e përqafuan si nismë. Indiferentizmi absolut në këto zgjedhje i nxorri krejt zbuluar. Më duket se as urime për fituesit në rrjete sociale nuk bënë. Meqenëse ishin në mes të sherrit për reformën zgjedhore në Tiranë, kjo sjellje tregon që nëse nuk është plani i një force më të madhe, apo nëse nuk kemi ndonjë ide për t’i prishur punë ndonjërit aty, politikanët tanë nuk kanë asnjë interes të informohen e aq më pak të përfshihen. Ndryshe reagoi Vetëvendosja, e cila jo vetëm ishte e vëmendshme dhe e informuar, por praktikisht garoi në Maqedoninë e Veriut nën logon e Aleancës për Shqiptarët të Zijadin Selës, në kuadër të idesë më të vjetër në botë, asaj të (pan-shqiptarisë).

Tek ne shqiptarët është zgjuar një pasion për shekullin e 19-të, që nuk përshkruhet me fjalë. Zijadini humbi. Fitoj Ali Ahmeti dhe BDI e tij. Si zakonisht do shtoja, mbase nuk morën vota sa i kishin pritshmëritë, por mjaftueshëm për të qenë vendimtar në përcaktimin e qeverisë së ardhshme. Shpresoj, që shumë shpejt ta kemi një vazhdimësi të qeverisjes me Zaev, jo vetëm si një interes praktik i shqiptarëve atje, porse (shqiptarët e Maqedonisë së Veriut) kanë fituar të drejta gjatë dy vjetëve të Zaevit me Ali Ahmetin sa për 20 vjet. Për t’i numëruar disa : njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, përdorimi i flamurit shqiptar etj.. Por mbi gjitha për ta bërë të pavlefshme elektoralisht atë patetizëm nacionalist të treguar nga të gjitha palët në lojë në këto zgjedhje, që nëse do rezultonte fitues do përbënte një problem, që për klasën aktuale politike, si shqiptare po ashtu edhe maqedonase, do ishte shkatërrimtar i gjithë asaj që është ndërtuar në gjithë vitet pas lufte. Albini, mund t’ia kursente vetes atë angazhim në RMV, ashtu si Rama mund t’ia kursente vetes atë udhëtim “porsi vala e Drinit të bardhë”, që bëri në Prishtinë, pasi doli lajmi për thirrjen në Gjykatën Speciale të Hashim Thaçit. Për të ardhur keq, sepse e filloj mirë, me një fjalim në zhanrin e patetizmit emocional në Parlamentin e Shqipërisë, të cilin unë personalisht e pëlqeva shumë dhe nga niveli i “shpërndarjeve në rrjete sociale” (tashmë e vetmja provë për të vërtetën), se tregon që kështu u ndjenë dhe një pjesë e madhe e shqiptarëve…po kaq, të kalërosh valën e patetizmit është gjëja me e keqe, që mund t’i bësh shqiptarëve në këto kohë krizash të forta politike dhe ekonomike.

Dyditëshi i Kryeministrit Rama në Prishtinë ishte i trishtë në radhë të parë, sepse vajtja atje si të ishte avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, që sot ka apo nuk ka 10% të votave, i vendos gjithë të tjerët në një situatë pak të thuhet e sikletshme, sidomos kur pavarësisht çfarë themi të gjithë e dimë, që Gjykata Speciale nuk e heton periudhën e luftës, por kohën e pasluftës ose më saktë vitin menjëherë pas saj, që lidhet me një kapitull jo dhe aq të lavdishëm edhe të vrasjeve të shqiptarëve nga shqiptarët, pra UÇK legjendë, dakord, por Hashim Thaçi hero…pak më pak. Udhëtimi i Ramës edhe një herë shpalosi jo vetëm mosnjohjen absolute, që ka politika e Tiranës për realitetin elektoral në Prishtinë, por mbi të gjitha injorancën historike për periudhën e pasluftës në Kosovë, se për atë përpara lufte kjo as nuk diskutohet. Interesant është fakti, që nuk ka një banor të Shqipërisë, që nuk flet me kompetencë gati mallëngjyese për çfarë ishte, është dhe do të jetë Kosova, duke ja “huqur” siç thonë në Kosovë, gati gjithmonë. Hashimit i ka ngel vetëm Rama tani, por ky i fundit nuk e di. Ky mendon që Hashimin e duan të gjithë. E ka këtë bindje se ai e sheh me sytë e dashurisë që buron nga koha, kur Hashimi ishte në formë të mirë sportive dhe elektorale. Në ato kohë të arta kur organizoj një prej vjedhjeve më spektakolare elektorale të Shqipërisë demokratike; zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës 2011, ku me një operacion logjistik të mirëmenduar zhvendosi 20 mijë anëtarë të PDK në Tiranë për të votuar për Lulzim Bashën.

Operacioni i drejtuar nga Hashimi dhe dashuria e tij e asaj kohe, Sali Berisha, rezultoi pjesërisht i suksesshëm, sepse Rama fitojë me 10 vota dhe pse sondazhet paraprake e nxirrnin mbi 20 mijë vota përpara… një punë gati perfekte do thonin profesionistët e fushës, e cila u finalizua me një goditje anti-ligjërore mjeshtërore nga vetë Sali Berisha dhe KQZ e kohës (meqë jemi në fazë të reformimit, mirë do ishte të freskohej pak memoria se çfarë bënte Sali Berisha kur kontrollonte institucionet zgjedhore). Rama qartazi dashurohet me persekutorët e vet. Këtë e tregon jo vetëm pasioni i tij i sotëm për Hashimin, por dhe toleranca ekstreme, që tregon ndaj abuzesve të regjimit të djeshëm, me në krye Berishën, i cili bashkë me fëmijë e katandi prosperon sot më shumë se dje. Berisha nga ana tjetër, nuk e ka pjesë të karakterit këtë tolerancë. Ai e sulmon sot Hashim Thaçin si tradhtarin kryesor të Kosovës, pa ju dridhur qerpiku, hiç se dikur vidhnin bashkë. Ai, Saliu pra, e harroj kohën e shkuar për të ndërtuar të ardhmen mbi bazamentin e dashurisë së re me Albin Kurtin, i cili nuk shkel në Tiranë, pa marrë “avdes” te zyra e Saliut, që gjendet në një nga këto pallatet shumëkatëshe të Tiranës, aq lart mbi nivelin e detit dhe aq larg nga selia e PD, sa vetëm takim dashurie mund të jetë se zyrtar kurrsesi. Aq të shpeshta janë këto takime, sa kanë zgjuar dhe xhelozinë e LDK ose dashuria e parë e Sali Berishës dhe PD. Aq e fortë dhe pasionante është kjo dashuri sa kur futej ndonjë socialist në Kosovë dukej si hasmi dhe këta të fundit dilnin nga salla kuvendi, kafe, restoranti, pasticerie etj, vetëm mos të rrinin afër kësaj kolere, me këtë emër, që shumicës së tyre i kujton punëdhënësit, që pjesa më e madhe e LDK ka pasur deri afër viteve 90-të, kur Jugosllavia ishte e mirë dhe emri socializëm lidhej me një banesë të mirë në mes të Prishtinës. Këta socialistët (e këqij) të Shqipërisë prej fillimit të viteve 90-të kanë qenë e vetmja forcë konsistente në mbështetjen praktike të përpjekjeve të Kosovës dhe shqiptarëve të rajonit për liri.

Këto luftëra kanë ndodhur gjatë Administratave të Qeverive Socialiste dhe jo për ndonjë rastësi hyjnore, por për një aspekt praktik. Se para kësaj kohe Sali Berisha në atë kohë President, së bashku me SHIK-un Shqiptar dhe kreun e saj Bashkim Gazidede, si punë të përditshme kishin thyrjen e embargos dhe furnizmin e Jugosllavisë me naftë, për të mbajtur në lëvizje makinerinë e saj të luftës e si hobi arrestimin dhe dhunimin e gjithë atyre, që mendonin se Shqipëria ishte një zonë e sigurtë për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, që kërkonin çlirimin nëpërmjet luftës së armatosur. Nga Adem Jashari e deri tek ushtari i fundit, e kanë provuar qelinë e ftohtë të regjimit të këtij Sali Berishës, që i ka numrat më të larta të pëlqyeshmërisë jashtë kufijve të Shqipërisë, kryesisht në këto treva. Të ndarë para lufte, të ndarë në luftë, të ndarë dhe pas saj. Ky ka qenë realiteti i marrëdhënieve të partive të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Ndonjëherë personazhet ngatërroheshin, por muzika mbetej e njëjtë dhe asnjëherë për bindje, gjithmonë për interesa totalisht personale dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse nëse nuk ka një debat ideologjik dhe modernist, ajo çka mbetet është një ndarje egosh dhe interesash kryetarësh, si në kohët e bukura të mesjetës. Prandaj edhe Vëtëvendosja që ka mbërritur deri në shekullin e 19-të duket si partia më moderne në shqiptari. E vetmja ide e logjikshme është ajo e bashkëpunimit rajonal ose “minishengenit” siç njihet në formën e tij latente dhe kjo jo sepse është ndonjë mendim kushedi se sa revolucionar, por të paktën është i frymëzuar nga ndodhitë e këtij shekulli ku po jetojmë. Pikërisht për këtë është dhe ideja më e sulmuar ndër shqiptari, sepse nuk rezonon me asnjë koncept të para disa shekujve, në të cilat ne e kemi ndërtuar botëkuptimin shoqëror dhe politik. Për këtë arsye është e destinuar të humbasë në harresë për fat të keq. Historia në Ballkan është e rëndësishme që të dihet, por jo për ta përsëritur atë vazhdimisht e vazhdimisht në kushtet e aktualitetit, por për të mos e përsëritur kurrë më dhe për ta përqafuar modernizmin me gjithë kostot e të panjohurës që ajo mbart. Nëse duam të ecim përpara duhet të jemi absolutisht modern. Ky është kushti jo për t’u integruar diku, por për t’u integruar në fillim këtu, ku jemi. Qartazi pas çdo hapi para vrapojmë mbrapa, si kjo histeria me pop-star, që nxjerrin flamura inekzistent në kuptimin gjeografik me fjalë, që nuk përkojnë me asnjë gjuhë të njohur në këtë botë, përpos asaj të komentatorëve sportivë. Lëreni këtë punë, nëse vërtetë nuk bëni dot diçka të mirë për ta modernizuar shoqërinë, të paktën mos beni asgjë, që ka vetëm funksion budallallepsjen e saj, prandaj dhe deri në një lajmërim të dytë…askush mos të bëj asgjë më mirë.

*Autori është drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe Humane në Tiranë

Previous Article

PROGRAMI PËR PARANDALIMIN E KRIMIT TË FSHEHUR ...

Next Article

NDRYSHIM?!? PO PËR KË? – A do ...

0
Shares
  • 0
  • +
  • 0
  • 0
  • 0
  • 0

Related articles More from author

  • ISSH ne MEDIA

    Kujt i shërben konflikti Rama-Kurti?

    22 Tetor, 2019
    By admin
  • LAJMELAJME

    Prezantimi i studimit “Statusi i Punës në Shqipëri”

    10 Dhjetor, 2017
    By admin
  • Distancat e Sherbimeve Publike ne Bashkine TiraneLAJMEPROGRAMEPROJEKTE

    Takim online me vullnetarët e grupit të angazhimit qytetar në kuadër të projektit “Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë Tiranë”

    2 Gusht, 2021
    By Resul Resulaj
  • EVENTEISSH ne MEDIALAJME

    ‘Në Emër të Lirisë’ Rexhep Selimi

    12 Dhjetor, 2023
    By Resul Resulaj
  • ISSH ne MEDIALAJME

    Të gjithë artikujt e lemondediplomatique.al pa pagesë

    13 Prill, 2020
    By admin
  • EVENTEISSH ne MEDIALAJME

    Takimin konsultativ mbi projektin Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës

    1 Nëntor, 2021
    By Resul Resulaj

  • EVENTEHOME

    Konferenca Debatuese-“Shqipëria e së ardhmes”

  • BLOG

    Raporti i studimit në qytetin e Sarandës

  • BLOG

    Nuk duam politikë… Pse jemi dashuruar me politikanin-menaxher?

logo

Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane paraqet një qendër të studimit të politikave si dhe qendër akademike për hulumtimin dhe studimin e dinamikave bashkëkohore sociale.

Eshtë një organizatë jo-fitimprurëse dhe shkencore/hulumtuese që sjell së bashku një ekip me përvojë të përbëre nga studiues, analist politikë, teoricient dhe aktivist.

About us

  • Rr. 'Vaso Pasha', Nr.7, Tirana 1000, Albania
  • [email protected]
  • Recent

  • Popular

  • Comments

  • ‘Në Emër të Lirisë’ Rexhep Selimi

    By Resul Resulaj
    12 Dhjetor, 2023
  • Rivitalizmi i Lagjes së Artistëve

    By Resul Resulaj
    8 Dhjetor, 2023
  • Transformimi i Hapësirave Publike si Hapësira Kulturore në Qytet

    By Resul Resulaj
    8 Dhjetor, 2023
  • Ftesë për Pjesëmarrje në Workshop: “Transformimi i Hapësirave Publike si Hapësira Kulturore në Qytet”

    By Resul Resulaj
    20 Nëntor, 2023
  • Takim parapergatitor Debati

    By admin
    16 Korrik, 2015
  • Vetëpunësimi si ikje nga papunësia. Gratë më të ekspozuara ndaj pasojave.

    By admin
    23 Gusht, 2017
  • Thirrje për Aplikim :Takime diskutuese njëditore me të rinj

    By admin
    26 Shtator, 2017
  • Takim debatues në qytetin e Korcës mbi vetpunësimin

    By admin
    13 Tetor, 2017

Tweetet e fundit

Tweets by issh_al

  • HOME
  • PROGRAME
  • PUBLIKIME
  • PROJEKTE
  • LAJMERIME
  • BLOGU
  • RRETH NESH