Ditën e martë, më 17 Dhjetor 2019, ora 17:00 në Salla ‘Metropol’ pranë Hotel Tirana International u zhvillua prezantimi i studimit ‘Përshpejtim i zhvillimit dhe bashkëpunimit qytetar’ realizuar nga ISSH me përkrahjen e USAID.

Gjetjet e studimit i prezantoi Drejtori Ekzekutiv i Institutit Z.Leart Kola. Qendrimet e Ministrisë së Brendshme i prezantoi Zv.Ministrja Znj.Romina Kuko, e cila iu përgjigj gjithashtu pyetjeve të pjesëmarrësve në lidhje me decentralizimin dhe ndryshimet, që ka sjellë reforma administrative-territorial e vitit 2013 si dhe procesin e regjistrimit dhe sinjalizimit të adresave.

Një tjetër çështje, e cila u adresua nga pjesëmarrësit në prezantim ishte centralizimi i një pjese të funksioneve pranë bashkive. Kjo ka bërë, që disa procedura të kenë ende nevojë për përmirësim. Sugjerimi, që u propozua ishte përpilimi nga ana e bashkisë i formularëve standarte për ankesa/kërkesa të ndryshme, për t’ia lehtësuar komunikimin qytetarëve me institucionin. Prezent për të kthyer përgjigje ishte Nënkyetarja e Bashkisë Tiranë Znj.Anuela Ristani.

Përmirësimi i politikave lokale të qeverisjes, nëpërmjet pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve, është  një analizë, që tenton të përmirësojë politikat e qeverisjes lokale, nëpërmjet pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve. Kjo për t’iu shërbyer më mirë nevojave të qytetarëve, me fokus të veçantë grupet vulnerabël.

Për realizimin e studimit një grup ekspertësh të fushave të ndryshme kanë bashkëpunuar për gjatë një viti duke marrë në analizë bashkitë: Tiranë, Lezhë, Peshkopi, Korçë dhe Sarandë.

Gjetjet e studimit janë shumë interesante dhe na japin një pasqyrë të bollshme për të dal në konkluzione dhe rekomandime për përmirësimin e politikave lokale në shërbim të qytetarëve.

Për më tepër detaje ju ftojmë të shfletoni versionin elektronik të botimit, të cilin mund ta gjeni duke klikuar mbi tekstin e mëposhtëm:

Përshpejtim i zhvillimit dhe bashkëpunimit qytetar

P?RSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHK?PUNIMIT QYTETAR

 

  • Jeni të lutur, që për çdo ribotim apo huazim teksti nga ky botim të citoni burimin.