Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane

Tiranë, Shqipëri

 

  1. Pasqyrë e misionit të Institutit

Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane paraqet një qendër të studimit të politikave si dhe qendër akademike për hulumtimin dhe studimin e dinamikave bashkëkohore sociale. ISSH është një organizatë jo-fitimprurëse dhe shkencore/hulumtuese, që sjell së bashku një ekip me përvojë të  përbërë nga studiues, analist politikë, teoricien dhe aktivistë. Ai ka për qëllim të interpretojë trendët e pranishme  shoqërore brenda shoqërisë shqiptare me një fokus të fortë në ofrimin e një qasje inovative për praktikën e hulumtimeve dhe analizave në vend. Ai synon drejt anailzës së trajektoreve të zhvillimit dhe riformimit të diskurseve të pranishme në vizionin për shoqërinë shqiptare dhe rajonit të Ballkanit në përgjithësi. Puna e Institutit udhëhiqet nga angazhimi i anëtarëve të tij për vlerat emancipuese dhe barazisë, lirisë dhe drejtësisë sociale, parime të cilat duhet të shërbejnë si një motor kryesor i politikave dhe praktikave gjatë procesit të transformimit social në Shqipëri.

Instituti ka bazuar aktivitetin e tij në praktikën shoqërore, ku bashkëveprimi i aksionit të qytetarëve, praktika institucionale dhe ngjarjet politike përcaktojë kompleksitetin e kontekstit aktual në Shqipëri. Është ky konteksti që ne synojmë për të analizuar, menduar dhe riformatuar duke u angazhuar me një gamë të gjerë të aktorëve që marrin pjesë në mënyrë aktive në modelimin e kushteve aktuale të potencialeve socio-ekonomike, kulturore dhe politike të shoqërisë shqiptare.

Instituti nxjerr metodën e tij interpretuese nga procesi i dekonstruksionit dhe rikontekstualizimit të teorive bashkëkohore në fushat e sociologjisë, antropologjisë, ekonomisë, teorisë kritike kulturore, studimeve gjinore, etj, përmes përshtatjes së tyre me nevojat aktuale të kontekstit në Shqipëri. Qasja multidisiplinare për hulumtim dhe analiza, i mundëson ekipit të Institutit që të nxjerrë modelet dhe tendencat, si dhe anomalitë nga fenomene aktuale sociale në mënyrë që të arrijë të speficikojë interpretimet e rrymave themelore shoqërore dhe sistematike që përcaktojnë manifestimet e përditshme në sferën e hapësirës publike si edhe diskursit, ekonomisë, kulturës dhe arsimit.

Instituti angazhohet në adresimin e nevojave imediate politike, përmes analizës së politikës dhe çështjeve kulturore në Shqipërinë e sotme me avokimin për ndërhyrjet që çojnë në ndërtimin e një procesi më të homogjenizuar të transformimit shoqëror. Një process që nuk rrit kontradiktat shoqërore, por që kontribuon në përgjithësi për barazinë përbrenda komunitetit. Ai propozon politika që mundësojnë një mjedis pjesëmarrës dhe demokratik si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal të qeverisjes, duke kontribuar kështu në kyçjen aktive politike të qytetarëve në njërën anë dhe në ritjen e kapaciteteve demokratike dhe forcimin e institucioneve shtetërore nga ana tjetër.

Instituti ka për qëllim të mundësojë dhe të kontribuojë në forcimin e proceseve që gjenerojnë hapësira të reja sociale për angazhim, diskutime dhe shkëmbim të argumenteve progresive dhe shkencore rigoroze për proceset transformative në Shqipëri. Kontributi i tij kryesor do të jetë për të riformuar debatin në vend me anë të sfidimit të hapësirës së politikave me të dhëna dhe analiza të cilat janë të bazuara në hulumtime shkencore koncize. Kjo është e një rëndësie të madhe në kohën kur mediat dhe hapësirëa ​politike institucionale po mbizotërohen gjithnjë e më shumë nga retorika personalizuar, argumentimi i paqartë dhe pozicione të paqarta për çështje të rëndësishme politike.

 

  1. Objektivat e punës së Institutit

2.1. Ndërhyrje në rrjedhën e pakontrolluar e debateve politike dhe të politikave me anë të prezantimit të një retorike te re të përqëndruar në analiza dhe rekomandime, bazuar në çështjet më të ngutshme sociale, ekonomike, arsimore dhe kulturore.

2.2. Të kontribuojë në zhvillimin e metodave të reja të kërkimit social në Shqipëri përmes kombinimit të mjeteve të ndryshme nga disiplinat shkencore të shkencave sociale dhe humane. Zhvillimi i metodave të reja është vendimtar për zhvillimin e një përmbajtje të re sociale e cila mbetet e bazuar në materijalin shoqëror si material kyç i procesit kërkimor.

2.3. Të ri-angazhojë aktorët politikë dhe palët e interesuara në një proces të politikave të bazuara në të dhëna, process i cili mbështetet në vlerësimin e potencialeve aktuale dhe perspektivave të ardhshme për një proces të suksesshëm të transformimit social në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Ky angazhim do të kontribuojë në de-eskalimin e diskutimit të alienuar politik midis aktorëve kryesorë politik në vend, përkeqësim i cili injoron argumentimin e duhur të pozicioneve politike duke çuar në legjitimitetin e dobët të vendim-marrjes.

2.4. Gjenerojë përmbajtje të politikave që shërbejnë si pika referimi për procesin e planifikimit dhe zbatimin e politikave të zhvillimit dhe strategjive të reformave në fushat e ekonomisë, kulturës dhe arsimit. Praktikës së sjellens së politikave, aktualisht i mungon në material i gjerë i burimeve të cilat me anë të vlerësimit të saktë dhe konciz të kontekstit do të ofronin rekomandime që janë njëkohësisht realiste dhe efektive për proceset e transformimit dhe reformave në Shqipëri sot.

2.5. Të shërbejë si një qendër rajonale për shkëmbim dhe planifikim për bashkëpunim rajonal në kuadër të rajonit të Evropës Juglindore, duke i lidhur aktorët ë ndryshëm dhe palët e interesuara dhe gjithashtu duke ofruar analiza në lidhje me proceset aktuale të bashkëpunimit të vazhdueshëm.

2.6. Përkrahje e aktorëve të ndryshëm socialë me ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimin për fushat e analizës së politikave dhe hulumtimeve sociale të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e përgjithshëm të cilësisë së debatit të politikave dhe vendimmarrjes në fushën e politikave socio-ekonomike, kulturore dhe ekonomike.

 

  1. Fushat kryesore të ndërhyrjes

 

3.1. Analiza e politikave të zhvillimit

Instituti ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të plotë të politikave ekzistuese dhe të planifikuara për zhvillim të cilat përfaqësojnë një rrjet të ndërthurur të politikave socio-ekonomike, infrastrukturore dhe edukative. Analiza do të gjenerojë një kuptim të qartë të pengesave, potencialeve dhe do të zbulojë modele që të regjistrohen rezultatet e përgjithshme të efektit të kombinuar të politikave të zhvillimit në Shqipëri. Produktet e politikave të punës së Institutit kanë për qëllim informimin e politikëbërësve dhe aktorëve kryesore në politikat e zhvillimit që do të marrin të dhëna të bazuara në raporte hulumtuese që shërbejnë për të koordinuar më mirë dhe për të koordinuar proceset e hartimit të politikave të ndryshme.

Hulumtimi që Instituti angazhohet drejt ndërtimit të urave ndërlidhëse të teorive nga shkencat e aplikuara dhe hulumtimeve empirike që të gjejë modelet më efektive të politikave zhvillimore të cilat duhet të trajtojnë varfërinë, papunësinë, qasjen në shërbime, efikasitetin institucional dhe legjitimitetin e përgjithshëm sistemik. Duke kombinuar planifikimin strategjik për zhvillimin dhe vlerësimni aktual të nevojave shoqërore, qëllimi ynë është që të ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme politike për aktorët e përfshirë në proceset e zhvillimit në Shqipëri.

 

3.2. Lehtësimi i bashkëpunimit rajonal

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më të përfshirë në iniciativat rajonale duke filluar nga bashkëpunimi ekonomik si dhe inicijativat për koordinim të politikave në fusha të ndryshme. Suksesi i angazhimit të vendit varet nga këmbimi i informacioneve nga proceset ndërkombëtare rajonale dhe më gjerë brenda vendit. Informacion që duhet të analizohet dhe valorizohet në raport me prioritetet rajonale të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, një proces parallel për të këmbyer informacion nga Shqipëria me partnerët rajonal është shumë i rëndësishëm në tejkalimin e situatave të pakëndshme që shpesh lindin si pasojë e mungesës së shkëmbimit të duhur ndërmjet aktorëve të ndryshëm politikë dhe të politikave.

Instituti është i angazhuar për të krijuar një rrjet të gjerë të bashkëpunëtorëve nga rajoni më i gjerë i EJL-së të cilët rregullisht do të sigurojë analizë në fushat me interes për procesin e përgjithshëm të ndërveprimit rajonal. Dinamikat konvergjente të procesit të Berlinit, Integrimit Evropian dhe iniciativa 16 + 1, sigurojnë një terren të zgjeruar për bashkëpunim dhe përfitim reciprok për vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, për një koordinim më të rëndësishëm politik rreth potencialeve, interesave dhe resurseve të përbashkëta. Instituti do të angazhohet me aktorë të ndryshëm nga rajoni për të siguruar ide të reja dhe modele për ndjekjen e një vedimmarjeje më të qartë dhe më të informuar në procesin e intensifikimit të bashkëpunimit në këtë pjesë të Evropës.

 

3.3. Studimi i tendencave të reja globale

Në një botë të ndërlidhur, ku shtetet dhe aktorët e tjerë janë gjithnjë e më të varur nga zhvillimet globale dhe tendencat e reja që formojnë të njëkohësisht politikat e jashtme dhe interesat ekonomike në një shpejtësi të paparë të ndryshimit, një analizë e thellë e modeleve të reja dhe anomalive është e rëndësishme për të kuptuar kontekstin që ndryshon vazhdimisht. Teoritë e reja dhe shkollat e reja të mendimit janë duke u zhvilluar me qëllim të adresimit të sfidave bashkëkohore që lindin në fushën e tregjeve financiare, ekonomisë globale, kibernetikës, teknologjive të reja dhe presionet demografike. Teoritë klasike dhe qasjet ndaj globalizimit, rritjes ekonomike, studimeve evropiane dhe të mjedisit dhe ndryshimet klimatike janë duke përjetuar një krizë strukturore. Nevoja për të krijuar qasje innovative dhe koncepte analitike që mund tu japin përgjigjje sfidave imediate mund të plotësohet vetëm nëpërmjet një procesi të avancimit të teorive dhe mjeteve analitike në fushën e ekonomisë, zhvillimit teknologjik, arkitekturës, antropologjisë dhe gjithashtu filozofisë. Duke dëshmuar së si aplikimi i zgjidhjeve klasike ekonomike për të trajtuar një krizë ekonomike të shekullit të 21 ka dështuar për të siguruar tejkalimin e saj dhe kështu kriza akoma paraqet kanosje e madhe, sidomos në Evropë, duke shkaktuar shtimin e zhvillimeve të rrezikshme politike.

Instituti synon të angazhojë një rrjet mbarëbotëror të ekspertëve dhe studiuesve për të rimenduar dhe rishikuar pyetjet përkatëse që duhet të parashtrohen sot në mënyrë që të ndjek hapin me tendencat e reja globale. Duke vepruar kështu, ne kemi për qëllim që të zhvillojmë një qendër të përsosmërisë e cila do të kombinojë  prodhimin e avancuar teorik me hulumtim specifik dhe me procese analitike. Në këtë mënyrë, Instituti ka për qëllim të kontribuojë për një mjedis globalisht të decentralizuar të të menduarit, ku idetë e reja dhe zgjidhjet mund të vijnë nga pjesë të ndryshme të globit. Ne synojmë që të vendosim shenjën e Tiranës  në hartën e mendimit dhe analizës  inovative dhe të rientuar drejt ofrimit të zgjidhjeve.