Leart Kola

Leart Kola

Drejtor Ekzekutiv

Ka studiuar në Shkencat Politike dhe ka qenë një prej aktivistëve kryesorë të shoqërisë civile në Shqipëri për më shumë se dhjetë vjet. Ka punuar si menaxher i programit te Lëvizja MJAFT, studiues në ResPublica dhe këshilltar për politikat e punësimit në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Është i përqendruar në përfshirjen sociale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Artan Sadiku

Artan Sadiku

Drejtori i Programit

Ka kryer doktoraturën në shkencat politike, menaxher në programe kërkimore dhe avokimi në Institutin e Shkencave Sociale dhe Shkencave Humane - Shkup, ka punuar si këshilltar i politikave të zhvillimit në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Maqedoni dhe ka qenë këshilltar për Agjencinë Zvicerane të Zhvillimit në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Joleza Koka

Joleza Koka

Kërkuese shkencore

Ka kryer studimet për Zhvillimin Social Urban dhe Burimet Njerëzore si dhe për Arkitekturë dhe Dizajn Urban. Ajo është feministe dhe aktiviste politike, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Fushat e specializimeve të saj janë Arkitektura, Planifikimi Urban, Zhvillimi, Dizajni Interaktiv, Marketingu Dixhital, Planifikimi dhe Menaxhimi i Aktiviteteve, Menaxhimi i Ekipit.

Resul Resulaj

Resul Resulaj

Kërkues shkencor/ Redaktor

Ka kryer studimet për Master në Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Bashkimin Evropian, Universiteti i Tiranës, ku ka arritur rezultate të larta dhe është vlerësuar me Medalje e Artë dhe pjesë e "Rrjetit të Studentëve të Ekselencës". Ai është një aktivist rinor dhe pro-evropianist, ka marrë pjesë dhe koordinuar shumë projekte rinore në Shqipëri dhe Evropë. Fushat e tij të specializimit janë shkrimi i projekteve, menaxhimi i rrjeteve sociale, analiza statistikore dhe proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Flet anglisht dhe po mëson gjuhën kineze.

Agon Hamza

Agon Hamza

Kërkues shkencor

Është kandidat për doktoraturë në filozofi në Shkollën Postdoktorale SAZU në Ljubljana, Slloveni. Ai shërben si bashkë-redaktor i revistës filozofike ndërkombëtare “Kriza dhe Kritika”. Botimet e fundit janë, Repeating Žižek (Duke University Press, 2015), Slavoj Žižek dhe Dialektical Materialism (bashkë-redaktuar me Frank Ruda, Palgrave MacMillan, 2016), Althusser and Theology: Religion, Politics and Philosophy (Brill, 2016), bashkëautor me Slavoj žižek në librin me titull “Nga Miti në Simptomë: Çështja e Kosovës” (KMD, 2013), dhe “Althusser dhe Pasolini”: Filozofia, Marksizmi dhe Filmi (Palgrave MacMillan, 2016). Aktualisht ai është duke punuar në një libër si bashkëautor me Slavoj žižek dhe Frank Ruda titulluar “Reading Marx”, (Polity, 2018).

Greta Llambro

Greta Llambro

Studiues i lartë

Ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës dhe Dizajnit Urbanistik, në Universitetin e Tiranës. Teza e saj i referohet rikualifikimit urban në qytete me perspektivë zhvillimi në Shqipëri. Ekspertizat dhe interesat e saj kërkimore lidhen më së shumti me arkitekturën si pjesë përbërëse e shoqërisë me një ndikim të drejtpërdrejtë në të, dhe një fokus të veçantë në zhvillimin urban.

Serene Richards

Serene Richards

Kërkuese shkencore

Ështe kandidate për doktoratorante dhe lektore e asociuar në Shkollën e Drejtësisë Birkbeck, Universiteti i Londrës. Teza e saj trajton çështjen e negativitetit në lidhje me subjektivitetin dhe titullohet “Jeta, Gjuha, Ligji: Një Arkeologji Filozofike e Llumit”. Ajo ka botuar në revistat Birkbeck Law Review, the Continental Thought, the Theory (Forthoming November 2016), si dhe një kapitull libri në Ese on the Undead - Një përmbledhje kritike (e ardhshme 2017).

Valon Arifi

Valon Arifi

Kërkues shkencor

Valoni është një aktivist për të drejtat e njeriut me seli në Preshevë, një qytet dhe komunë shqiptare që ndodhet në Rrethin e Pčinja në jug të Serbisë.