issh.al

Main Menu

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
    • Distancat e Sherbimeve Publike ne Bashkine Tirane
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET

logo

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
    • Distancat e Sherbimeve Publike ne Bashkine Tirane
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET

Login

Welcome! Login in to your account
Lost your password?

Lost Password

Back to login
ISSH ne MEDIA
Home›LAJME›ISSH ne MEDIA›Vetëpunësimi si ikje nga papunësia. Gratë më të ekspozuara ndaj pasojave.

Vetëpunësimi si ikje nga papunësia. Gratë më të ekspozuara ndaj pasojave.

By admin
23 Gusht, 2017
2932
0

 

Vetëpunësimi si ikje nga papunësia. Gratë më të ekspozuara ndaj pasojave.

Botuar në gazetën Dita, 23 Gusht 2017

Vetëpunësimi paraqitet si një fushë shumë pak e hulumtuar apo e analizuar, si nga aspekti ekonomik – ndikimi i përgjithshëm në ekonomi ashtu edhe nga ai social – efeketet në kualitetin e jetës së të vetëpunësuarve. Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane ka ndërmarrë një hulumtim të tillë si pjesë e anagzhimit për avancimin e politikave, që bazoneh në parimin kushtetues të shtetit social dhe të cilat duhet të risin barazinë ekonomike dhe drejtësinë sociale në vend. Hulumtimi mbi trendet dhe dinamikat e vetëpunësimit në Shqipëri erdhi si rezultat i një  analize fillestare rreth strukturës së fuqisë punëtore në Shqipëri, ku sipas statistikave të Bankës Botërore niveli i të vetëpunësuarve në vitet e fundit është gjithmonë mbi gjysmën e numrit të përgjitshëm të punëtorëve në vend. Në vitin 2013 ky institucion ndërkombëtar ka llogaritur një nivel prej rreth 60 % të vetëpunësuarish në Shqipëri.

Nga analizat krahasimore të realizuara nga Instituti, rezulton që numri i të vetëpunësuarve në Shqipëri është dy deri tre herë më i lartë në krahasim me vendet e rajonit si Maqedonia (21.8%), Serbia (28.3%) dhe Kroacia (12.4%). Statistikat e përgjithshme në rang botëror tregojnë se në parim në vendet me ekonomi më të zhvilluar niveli i vetëpunësimit është më i ulët, ndërsa në ato me ekonomi në zhvillim hasim nivel më të lartë të vetëpunësimit. Kjo tendencë ka të bëjë me një sërë faktorësh që vijnë si rezultat i zhvillimit ekonomik ndër të cilët janë: ofrimi i rrogave të larta, modele të avancuara të sigurimit shëndetësor dhe pensioneve, standarde të larta të mbrojtjes në punë, shkurtimi i orarit të punës nën tetë orë në ditë etj.  Shtetet e Bashkimit Evropian, nivelin e vetëpunësimit e kanë nën 15 % ndërsa shtetet e Afrikës janë mbi 70 %.

Gjithashtu, Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane ka gjetur edhe diferenca të të tjera të mëdha në lidhje me strukturën e punëtorëve në Shqipëri krahasuar me vende të rajonit si dhe të Bashkimit Evropian. Për shembull, në Bashkimit Evropian punësimi me pagesë është në nivelin e 84%, ndërkohë në Shqipëri ky nivel është drastikisht më i ulët dhe kap vetëm 35.6% të numrit të përgjithshëm të punëtorëve. Shqipëria shënon një dallim shumë të madh në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian, dallime këto të cilat Instituti konsideron se duhet të adresohen përmes politikave multisektorale dhe afatgjata si në ekonomi ashtu edhe në tregun e punës.

Në grupin e të vetëpunësuarve sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) bëjnë pjesë edhe të anëtarët kontribues të familjes që nuk marrin rrogë. Këto të fundit janë të papaguar në sensin që nuk kanë një kontratë për të marrë një shumë fikse të të ardhurave në intervale të rregullta, por marrin pjesë në të ardhurat që i gjeneron ndërmarrja. Anëtarët e papaguar të familjes zakonisht paraqiten në sektorin e bujqësisë si dhe atë të tregtisë me pakicë. Në Shqipëri, anëtarët kontribues të familjes të punësuar pa rrogë përbëjnë 37.3% të numrit të përgjithshëm të punëtorëve, çka i bënë të zënë vendin e parë në raport me të punësuarit me rrogë dhe të vetëpunësuarit me të ardhura.

Në analizën e të dhënave që kanë të bëjnë me këtë grup të brishtë social, Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane ka arritur të nxjerrë përfundime që kanë të bëjnë edhe me aspektin gjinor të vetëpunësimit, respektivisht angazhimit të anëtarëve të familjes me pagësë. Në vendet me kulturë më tradicionale janë gratë ato që zakonisht vuajnë kushtet më të këqija të punës në aspekt të formalizimit të punës së tyre.

Nga analiza e të dhënave rreth tendencës së angazhimit si anëtarë të familjes pa pagesë del që dallimi mes burrave dhe grave është i dyfishtë. Përderisa niveli total i anëtarëve kontribues të familjes që nuk marrin pagë përbën mbi një të tretën e numrit të përgjithshëm të punëtorëve, gjasat për tu angazhuar në një aktivitet të tillë janë 51.9%  për gratë ndërsa 25.9% për burrat. Kjo do të thotë që rreziku i ekspozimit ndaj efekteve negative sociale për gratë është dyfish më i madh se për burrat. Kur këtu ndërlidhen edhe format tradicionale të marrëdhënieve gjinore, raporti i tillë në përqindje nënkupton edhe vazhdimësinë e varshmërisë financiare të grave ndaj burrave, si dhe ekspozimin më të shpeshtë në kushtet e mungesës së sigurimeve sociale dhe shëndetësore.

Nga ana tjetër, hulumtimi i Institutit gjithashtu konstaton se angazhimi më i madh i grave si anëtarë kontribues të familjes ndikon negativisht edhe në domestikimin e tyre në ambientin shtëpiak, i cili ua pamundëson qasjen në praktika pune, që nxisin aftësitë e tyre profesionale si dhe në trajnime në dhe jashtë vendit të punës. Zgjatja e punës si anëtare kontrubuese të familjes, e bënë këtë grup shoqëror kronikisht të paaftë për tu kyçur në forma të rregullta të marrëdhënies së punës.

Hulumtimi i Institutit të Studimeve Sociale dhe Humane përfshin edhe aspekte të tjera së tregut të punës dhe ekonomisë, që lidhen me statusin e punës në Shqipëri si dhe me dinamikat e vetëpunësimit në vend, të cilat do të publikohen së shpejti në botimin e plotë të studimit.

 

 

 

Previous Article

Takim parapergatitor Debati

Next Article

Thirrje për Aplikim :Takime diskutuese njëditore me ...

admin

Related articles More from author

  • ISSH ne MEDIALAJMELAJME

    PRO “BALLKANIT TË HAPUR”

    18 Tetor, 2021
    By Resul Resulaj
  • ISSH ne MEDIALAJME

    Luftëtarët shqiptarë në Luftën e Spanjës në vitet 1936-1939

    13 Tetor, 2021
    By Resul Resulaj
  • EVENTEISSH ne MEDIALAJME

    Fotografi e vullnetarëve shqiptarë në Luftën e Spanjës

    20 Tetor, 2021
    By Resul Resulaj
  • EVENTEISSH ne MEDIALAJME

    Takimin konsultativ mbi projektin Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës

    1 Nëntor, 2021
    By Resul Resulaj
  • Analizë e politikave të zhvillimitISSH ne MEDIA

    Dora e fshehtë në xhepin e punëtorit

    24 Nëntor, 2017
    By admin
  • ISSH ne MEDIALAJME

    Memoriali i parë për nder të vullnetarëve të huaj që morën pjesë në Luftën e Spanjës (1936-1939)

    22 Tetor, 2021
    By Resul Resulaj

You may interested

  • EVENTELAJME

    Thirrje për Aplikim :Takime diskutuese njëditore me të rinj

  • BLOG

    Raporti i studimit në qytetin e Lezhës

  • Propozime konkrete

    Njesia 2 – Qyteti Studenti

logo

Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane paraqet një qendër të studimit të politikave si dhe qendër akademike për hulumtimin dhe studimin e dinamikave bashkëkohore sociale.

Eshtë një organizatë jo-fitimprurëse dhe shkencore/hulumtuese që sjell së bashku një ekip me përvojë të përbëre nga studiues, analist politikë, teoricient dhe aktivist.

About us

  • Rr. 'Vaso Pasha', Nr.7, Tirana 1000, Albania
  • info@issh.al
  • Recent

  • Popular

  • Comments

  • Xhade Fest

    By Resul Resulaj
    26 Korrik, 2023
  • Akademia Politike – Prishtinë

    By admin
    12 Korrik, 2023
  • Fushatat politike të ruajnë etikën e komunikimit publik

    By admin
    26 Prill, 2023
  • Një reflektim pas zgjedhjeve të 14 Majit

    By Resul Resulaj
    28 Mars, 2023
  • Takim parapergatitor Debati

    By admin
    16 Korrik, 2015
  • Vetëpunësimi si ikje nga papunësia. Gratë më të ekspozuara ndaj pasojave.

    By admin
    23 Gusht, 2017
  • Thirrje për Aplikim :Takime diskutuese njëditore me të rinj

    By admin
    26 Shtator, 2017
  • Takim debatues në qytetin e Korcës mbi vetpunësimin

    By admin
    13 Tetor, 2017

Tweetet e fundit

Tweets by issh_al

  • HOME
  • PROGRAME
  • PUBLIKIME
  • PROJEKTE
  • LAJMERIME
  • BLOGU
  • RRETH NESH
© Copyright isssh.al. All rights reserved.