Raporti i studimit në qytetin e Korçës
Në qytetin e Korçës, rezultatet e anketimit lidhur me pjesëmarrjen qytetare në proçesin e zhvillimit të politikave në vend është i ulët. Reth 65% e qytetarëve pjesëmarrejn e tillë qytetare e vlerësojnë me notat 2 dhe 3. Vlerësimi i të anketuarve lidhur me perceptimin e tyre për atë se sa bashkia e tyre është një institucion i hapur lidhet me rezultatet e përgjigjeve në vijim dhe konfirmon një nivel apatie tek qytetarët.
Përderisa 70% e tyre e konsiderojnë bashkinë si një institucion pjesërisht të hapur, ata në nivel prej 41% deklarohen që nuk marrin pjesë në inisiativa qytetare si shkak i mosbesimit ndaj organizatorëve. Si edhe në disa nga qytetet tjera, ky rezultat është drejtpërdrejt i lidhur me mungesën e modeleve dhe rasteve të suksesshme të inisiativave qytetare në nivel lokal. Mosaktiviteti i tyre si rezultat i apatisë vërehet edhe në përgjigjet në pyetjen rreth frikës së mundshme, ku një shumicë prej 75% deklarojnë se nuk kanë frikë të marrin pjesë në inisiativa qytetare.
Për më tepër detaje ju ftojmë të shfletoni versionin elektronik të botimit, të cilin mund ta gjeni në websitin e Instiutit të Studimeve Sociale dhe Humane: http://issh.al/sq/publikime-2/rekomandime/