Luftëtarët e Lirisë – Dorëshkrimi i Petro Marko
Dorëshkrimi i Petro Marko, shkrimtar dhe publicist si dhe një prej protagonistëve shqiptar në Luftën e Spanjës 1936-1939. Në këtë material orgjinal që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, Petro Marko i kushton një poezi bashkëluftëtarit dhe mikut të tij Asim Vokshi, oficer dhe komandant i batalionit “Garibaldi”, vrarë gjatë luftimeve në Fuente del Ebro në shtator 1938.
Pjesë e këtij dorëshkrimi është edhe një letër që Petro Marko i dërgon nënës së Asim Vokshit pas rënies së tij në luftë ku shpreh dhimbjen dhe evokon idealin e lirisë për të cilin ai luftoi.