issh.al

Top Menu

  • BLOGU
  • LAJME
    • EVENTE
    • ISSH ne MEDIA
    • LAJME
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Studimi i modeleve të reja globale
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
  • PUBLIKIME
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Asambletë Qytetare
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Propozime Konkrete
  • PUBLIKIME
    • Analiza / Fakte
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • RRETH NESH
    • DONATORET
      • DONATORET x
    • EKIPI
    • MISIONI YNE
    • NA KONTAKTONI
    • PARTNERET
      • PARTNERET
    • RAPORTE
  • HOME
    • PROJEKTE
  • HOME

Main Menu

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
    • Distancat e Sherbimeve Publike ne Bashkine Tirane
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET

issh.al

issh.al

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
    • Distancat e Sherbimeve Publike ne Bashkine Tirane
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET
ISSH ne MEDIALAJME
Home›LAJME›ISSH ne MEDIA›“REGJIMI IRANIAN OSE NJË NJERI QË PO MBYTET, NUK KA FRIK NGA SHIU” nga Leart Kola

“REGJIMI IRANIAN OSE NJË NJERI QË PO MBYTET, NUK KA FRIK NGA SHIU” nga Leart Kola

By Resul Resulaj
28 Prill, 2020
1917
0
Share:

(First the bad news, then the good news…which may be even worse – Slavoj Žižek)

Në një kafe në Tiranë kishin vënë një këngë të Elvis Presley.

Ajo – Bukur këndon ky!

Ai – Po, po, shumë bukur dhe tani po i këndon në ishull Tupacut, Hitlerit dhe Kasem Suleimanit.

Ajo: – Po Kasem Suleimani kush është?

Goxha çlirim kjo pyetje, logjika ta do të mendosh, që kjo Lufta e III-të Botërore mbase nuk është aq afër sa mendoja. Në fillim si tragjedi dhe më pas si farsë, thoshte Marksi. E di, e di, është shprehje klishe. Në fakt nuk ishte dhe aq klishe për lexuesin shqiptar, u bë e tillë kur e përdori Andi Bushati në një shkrim. Andi ka bërë klishe Albin Kurtin e lëre më Marksin. Sidoqoftë mbetet e vetmja shprehje, që mund të perifrazojë këtë situatë tensioni mes SHBA-ve dhe Iranit. Nuk ka luftë më të përqeshur në internet sesa kjo. I vetmi moment historik, mbase, me të cilin mund të krahasohet është kur ISIS pati idenë brilante të kërcënonte vendin tonë me atë tipin, që thoshte “Vallaj ditë të zeza kanë me ardh për ju!” Ditët e zeza erdhën, por për atë.

Vrasja e Gjeneral Kasem Suleimanit erdhi si atëherë kur amerikanët vendosën të ndërhyjnë në Lindjen e Mesme, në momentin më të pafavorshëm. Në Iran prej muajsh njerëzit ishin në shesh duke vendosur një precedent fantastik të ndryshimeve që vijnë nga brenda. Dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur ishin një tregues që populli ishte ngritur kundra ayatollahëve dhe simbolit të tyre në terren pikërisht Kasem Suleimanit. Vrasja e tij, në fakt, i shkon plotësisht për shtat regjimit ekzistues, sepse, siç e dimë nga historia, nuk ka mënyrë më të mire për të konsoliduar një qeveri në pushtet sesa lufta! Për të bërë një paralelizëm; të vrisje Kasem Suleimanin tani është si t’i bëje atentat Kico Mustaqit në prill të ’92-shit, që ju prehtë shpirti në paqe! Edhe pse paralelizmi mes personave nuk është i qëlluar, askush nuk e mohon se, edhe për arsye politiko-ekonomike, ka një paralelizëm mes regjimeve që janë në rënie të lirë.

Gjenialitetin e politikës së jashtme amerikane ne e gjejmë gjatë gjithë kohës prezente në politikën iraniane njësoj si atëherë kur me një grusht shteti CIA hodhi kryeministrin e vetëm popullor dhe të ardhur nga një proces demokratik Mossadegh (fakt i provuar dhe pranuar, jo konspiracion) e sjelljen e Shahut në pushtet së bashku me policinë e tij sekrete, që e bënë shumë më të lehtë për ayatollahët, për ta hedhur këtë të fundit dhe instaluar një regjim autokratik fetar. Lufta e përgjakshme Irak-Iran, e frymëzuar plotësisht nga amerikanët, i ndihmoi në legjitimimin përfundimtar të këtij regjimi në shtëpi e zhdukur përfundimisht forcat progresiste të majta, që kishin marrë pjesë në përmbysjen e SHAH-ut e kishin akoma mbështetjen në popull; luftë kjo që prodhoi dhe Kasem Suleimanin e forcat Quds, të cilat shërbyen pak a shumë si agjentë provokatorë, për të gjithë zonën e tyre të influencës në Lindjen e Mesme. E, në fund, pikërisht ndërsa regjimi po përpëlitej, ja dhe një tjetër “dhuratë nga Qielli”.

Kasem Suleimani, sipas deklaratave edhe të policisë shqiptare, para se ta pësonte nga qielli kishte patur idenë brilante të kryente akte terroriste edhe në Shqipëri, por Ardi Veliu e kishte neutralizuar, për këtë gjë këtu tek ne nuk u fol shumë gjatë.

Ne në rajon kemi halle të tjera në fakt. Lufta e Tretë Botërore as nuk na hyn në sy fare. Në Kosovë nuk ka akoma qeveri, në Maqedoni ka qeveri provizore dhe në Shqipëri ka vetëm qeveri. E vetmja opozitë, që është akoma aktive është ajo e Muxhahedinëve Iranianë, e cila konsiston në disa mijëra vetë të dislokuar në një fshat të vogël mes Durrësit dhe Tiranës, që ka për detyrë të bëjë komente negative në internet kundra regjimit në Iran. Pak a shumë si grupi i të rinjve maqedonas në Veles, që nëpërmjet profileve fallco bënin fushatë për Donald Trump.

Ne në Shqipëri të gjithë problemet na vijnë nga opozitat. Madje edhe nga ato, që nuk janë vendase. Prej ekzistencës së kësaj opozite kreu i shtetit iranian na konsideroi “Një vend i vogël dhe i keq”?!! Kjo situatë, ne, shqiptarëve, na kapi pak të papërgatitur, se jemi mësuar që kërcënimet t’i bëjmë vetë. Kështu ka ndodhur kur kërcenonim Turqinë otomane, Italinë fashiste, Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe vetëm para pak vitesh një njohje të vjetër të Iranit, Irakun. Atëbotë si aleat kryesorë të presidentit Bush. Sot, këtë e them dhe për të ndihmuar miqtë iranianë, politikën tonë të jashtme e udhëheq Amerika dhe në ndonjë rast specifik Erdogan, kështu që nëse keni kërcënime të tjera mund t’ja adresoni drejtpërdrejtë përgjegjësit kryesor.

Por një fjalë do t’ua themi se na duket absurde që ne të konsiderohemi armik të Iranit, kur në fakt jemi i vetmi vend, që po strehon iranianë, të cilët nëse ju, të dashur lexues, do merrni numrin e 2-të të Le Monde Diplomatique në shqip, e do lexoni reportazhin e Ylli Patës do e kuptoni, që ata po kalojnë një jetë aq idilike në kodrat e buta të Tiranës, sa më shumë ngjajnë me Budhistë sesa me luftëtarë muxhahedinë. E nëse regjimi iranian do të donte, fjala vjen, në një frymë reciprociteti të strehonte opozitën shqiptare, diku në periferi të Teheranit, ne do ishim më shumë se të kënaqur për ta  e do kishim vetëm falenderime e për kërcënime as nuk do na shkonte ndër mend. Madje, nëse nuk do donin t’i merrnin të gjithë se helbete i kanë dhe shpenzimet e larta, mund të sugjeroja Sali Berishën vetëm, ai tashmë është një njeri digjital, gjithçka i duhet është një atmosfere urrejtje dhe një kompjuter.

E fundit dhe më e rëndësishmja, siç bota mbarë e di, por me sa duket akoma jo kreu i shtetit iranian, Shqipëria më datë 1 Janar, mori drejtimin e OSBE-së e do ta mbaj atë për plot një vit. Ky vit është po ashtu edhe vit zgjedhor në SHBA ku në diskutim është rizgjedhja e presidentit Trump. Matematikën mund ta bëjnë vetë, por ajo që duket e sigurtë është që Hassan Rouhani nuk do ta konsumojë hashuren e fundvitit me këtë sjellje. Kjo do të thotë, që nëse brenda këtij viti Irani do të ketë zgjedhjet e para demokratike pas shumë dekadash diktature, gjejeni pak kush do i organizojë? Megjithatë siç thotë dhe një proverb iranian: “Një njeri që po mbytet, nuk ka frikë nga shiu”.

*Autori është drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe Humane në Tiranë

 

Artikulli është publikuar në Le Monde Diplomatique në Shqip, në numrin e muajit janar 2o2o.

Tagsiranikrizashba
Previous Article

“SHTETI, TREGU DHE E FUNDIT KRIZË E ...

Next Article

“MOS U DASHURO ME PUSHTETIN AS NGA ...

0
Shares
  • 0
  • +
  • 0
  • 0
  • 0
  • 0

Related articles More from author

  • ISSH ne MEDIA

    Kujt i shërben konflikti Rama-Kurti?

    22 Tetor, 2019
    By admin
  • ISSH ne MEDIALAJME

    PROJEKT-REZOLUTË

    18 Korrik, 2022
    By Resul Resulaj
  • EVENTEHOME

    Përmirësimi i politikave të qeverisjes lokale Tiranë

    27 Maj, 2019
    By admin
  • EVENTEISSH ne MEDIALAJME

    Takimin konsultativ mbi projektin Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës

    1 Nëntor, 2021
    By Resul Resulaj
  • ISSH ne MEDIALAJME

    No Passaran!

    9 Shkurt, 2022
    By Resul Resulaj
  • ISSH ne MEDIA

    Për mandatin e dytë të Veliajt

    15 Korrik, 2019
    By admin

  • EVENTE

    Ekspozita ‘Në Emër të Lirisë’

  • EVENTEISSH ne MEDIALAJME

    Letër e Skënder Luarasit gjatë Luftës së Spanjës

  • EVENTEISSH ne MEDIALAJMELAJME

    Dokument i vitit 1937 për Luftën e Spanjës

logo

Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane paraqet një qendër të studimit të politikave si dhe qendër akademike për hulumtimin dhe studimin e dinamikave bashkëkohore sociale.

Eshtë një organizatë jo-fitimprurëse dhe shkencore/hulumtuese që sjell së bashku një ekip me përvojë të përbëre nga studiues, analist politikë, teoricient dhe aktivist.

About us

  • Rr. 'Vaso Pasha', Nr.7, Tirana 1000, Albania
  • [email protected]
  • Recent

  • Popular

  • Comments

  • ‘Në Emër të Lirisë’ Rexhep Selimi

    By Resul Resulaj
    12 Dhjetor, 2023
  • Rivitalizmi i Lagjes së Artistëve

    By Resul Resulaj
    8 Dhjetor, 2023
  • Transformimi i Hapësirave Publike si Hapësira Kulturore në Qytet

    By Resul Resulaj
    8 Dhjetor, 2023
  • Ftesë për Pjesëmarrje në Workshop: “Transformimi i Hapësirave Publike si Hapësira Kulturore në Qytet”

    By Resul Resulaj
    20 Nëntor, 2023
  • Takim parapergatitor Debati

    By admin
    16 Korrik, 2015
  • Vetëpunësimi si ikje nga papunësia. Gratë më të ekspozuara ndaj pasojave.

    By admin
    23 Gusht, 2017
  • Thirrje për Aplikim :Takime diskutuese njëditore me të rinj

    By admin
    26 Shtator, 2017
  • Takim debatues në qytetin e Korcës mbi vetpunësimin

    By admin
    13 Tetor, 2017

Tweetet e fundit

Tweets by issh_al

  • HOME
  • PROGRAME
  • PUBLIKIME
  • PROJEKTE
  • LAJMERIME
  • BLOGU
  • RRETH NESH