issh.al

Top Menu

  • BLOGU
  • LAJME
    • EVENTE
    • ISSH ne MEDIA
    • LAJME
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Studimi i modeleve të reja globale
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
  • PUBLIKIME
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Asambletë Qytetare
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Propozime Konkrete
  • PUBLIKIME
    • Analiza / Fakte
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • RRETH NESH
    • DONATORET
      • DONATORET x
    • EKIPI
    • MISIONI YNE
    • NA KONTAKTONI
    • PARTNERET
      • PARTNERET
    • RAPORTE
  • HOME
    • PROJEKTE
  • HOME

Main Menu

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
    • Distancat e Sherbimeve Publike ne Bashkine Tirane
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET

issh.al

issh.al

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
    • Distancat e Sherbimeve Publike ne Bashkine Tirane
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET
BLOG
Home›BLOG›9 Marsi

9 Marsi

By admin
8 Mars, 2020
2243
0
Share:

8 Marsi është një ditë, që na kujton rezistencën e vajzave dhe grave ndër vite, e patjetër është një ditë që meriton të festohet, meriton të kujtohen të gjitha arritjet dhe betejat e fituara, që nga e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, për tu arsimuar, për tu martuar a për tu ndarë deri tek betejat më të vona si ajo e pagës dhe mundësive të barabarta në vendin e punës.

Por ne i duam gratë, e duam punën e tyre, prezencën e tyre e kemi detyruar me kuota nëpër komisione, në parlament, në emisione, në qeveri, në art e sport. Por ka ende një ‘por’. Si mund ti komplimentojmë gratë dhe vajzat pa i diskriminuar, pa i lavdëruar ‘gjysma më e mirë’. Se nëse është e vërtetuar, që në masë janë të gjitha pa përjashtim më të mira atëherë do duhej, që menjëherë ti zevendësonim të gjithë burrat nga i pari tek i fundit me gra, që sot në 9 Mars. Ndërkohë, që secili burrë apo grua është një qënie unike, me personalitet jo identik me tjetrin e ashtu siç ka burra kapitalist ka dhe gra kapitaliste, siç ka burra punëtor ka dhe gra punëtore, siç ka burra të këqinj ka dhe gra jo gjysma më të mira.

Po të hapim televizorin dhe të shikojmë me vëmendje mënyren se si bëhen komplimentet, vëmë re që për vajzat përdoren fjalë si e lezeçme, e bukur, e mirë, simpatike, e kuruar, e pastër. Ndërkohe sillni nëpër mend  djem për të cilët flitet mirë, i referohemi si, është i zgjuar ai, i talentuar, ka humor, është i zoti, ka guxim. Kjo ndarje është bërë pjesë e mënyrës sonë të komunikimit e nis, që para se ne të lindim dhe na shoqëron gjithë jetën. Në këtë mënyrë ne ju mësojmë vajzave, që vlerat e tyre qëndrojnë tek aparenca, ndërsa djemve tek aftësitë e tyre. Për të gjithë ata që ju ngrihen nervat me feministet, gjëja që dua të them, është që jo gjithmonë është një gjë e keqe të komplimentosh një vajzë apo një grua për mënyrën se si duket, problemi është kur komplimtet janë për dukjen gjithmonë.

Gjithashtu ka edhe stereotipe gjinore të tjera, që nuk i dihet pikënisja por merren si të mirëqena. Burrat janë drejtues më të mirë se gratë. Gratë nuk e ndihmojnë njëra-tjetrën në vendin e punës, ndërsa midis burrave ka më shumë mirëkuptim. Gratë zihen shumë me njëra-tjetrën dhe mbajnë inate, burrat jo. Kur drejtori është burrë i trajton më mirë vartëset gra, ndërsa kur drejtoreshat janë gra, janë shtriga. Dhe ironia më e madhe qëndron kur fjalinë ‘Gratë janë më të zonjat se burrat!’ e duartrokasim vetëm kur e thotë një burrë. Ndërkohë është statistikisht i pamundur çdo përgjithësim i tillë, një grua specifike mund të jetë më e zonja se një burrë në një detyrë specifike ose anasjlltas, por jo e gjithë rraca njerëzore.

Ne ndërkohë, gjysma e popullsisë jemi duke vazhduar të punojmë çdo ditë, mes pargjykimeve e prapagjykimeve, por për aq kohë sa vendimarrja bëhet pas dyerve të mbyllura ku gratë nuk janë pjesë e diskutimit, atëherë le ti kursejmë edhe komplimentet kot për to.

 

Tags8marsalbaniajoleza koka
Previous Article

Ne jemi kujtese!

Next Article

Të gjithë artikujt e lemondediplomatique.al pa ...

0
Shares
  • 0
  • +
  • 0
  • 0
  • 0
  • 0

Related articles More from author

  • BLOG

    Fund Evazionit fiskal

    2 Dhjetor, 2017
    By admin
  • EVENTELAJME

    Thirrje per aplikim

    29 Tetor, 2019
    By admin
  • Asamblete Qytetare

    Asambleja e dytë Qytetare në Njësinë 4

    7 Dhjetor, 2018
    By admin
  • EVENTELAJME

    Prezantim i Studimit të kryer në 5 Bashki

    13 Dhjetor, 2019
    By admin
  • EVENTE

    Prezantimi i Studimit ‘Përshpejtim i zhvillimit dhe bashkëpunimit qytetar’

    18 Dhjetor, 2019
    By admin
  • Asamblete Qytetare

    Takim në Qytetin Studenti

    7 Qershor, 2018
    By admin

  • HOMELAJMEPROGRAMEPROJEKTE

    Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës

  • Distancat e Sherbimeve Publike ne Bashkine TiranePROJEKTE

    Focus Group me aktivistë të rinj dhe profesionistë të fushave të ndryshme në njësinë 5, 7 dhe 11 të bashkisë Tiranë

  • HOMEISSH ne MEDIALAJME

    NDRYSHIM?!? PO PËR KË? – A do ta fitojë, a duhet ta fitojë dhe si mundet ta fitojë Edi Rama mandatin e tij të tretë

logo

Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane paraqet një qendër të studimit të politikave si dhe qendër akademike për hulumtimin dhe studimin e dinamikave bashkëkohore sociale.

Eshtë një organizatë jo-fitimprurëse dhe shkencore/hulumtuese që sjell së bashku një ekip me përvojë të përbëre nga studiues, analist politikë, teoricient dhe aktivist.

About us

  • Rr. 'Vaso Pasha', Nr.7, Tirana 1000, Albania
  • [email protected]
  • Recent

  • Popular

  • Comments

  • ‘Në Emër të Lirisë’ Rexhep Selimi

    By Resul Resulaj
    12 Dhjetor, 2023
  • Rivitalizmi i Lagjes së Artistëve

    By Resul Resulaj
    8 Dhjetor, 2023
  • Transformimi i Hapësirave Publike si Hapësira Kulturore në Qytet

    By Resul Resulaj
    8 Dhjetor, 2023
  • Ftesë për Pjesëmarrje në Workshop: “Transformimi i Hapësirave Publike si Hapësira Kulturore në Qytet”

    By Resul Resulaj
    20 Nëntor, 2023
  • Takim parapergatitor Debati

    By admin
    16 Korrik, 2015
  • Vetëpunësimi si ikje nga papunësia. Gratë më të ekspozuara ndaj pasojave.

    By admin
    23 Gusht, 2017
  • Thirrje për Aplikim :Takime diskutuese njëditore me të rinj

    By admin
    26 Shtator, 2017
  • Takim debatues në qytetin e Korcës mbi vetpunësimin

    By admin
    13 Tetor, 2017

Tweetet e fundit

Tweets by issh_al

  • HOME
  • PROGRAME
  • PUBLIKIME
  • PROJEKTE
  • LAJMERIME
  • BLOGU
  • RRETH NESH