Takimi i fazës së dytë në Tiranë-USAID
U zhviIlua më datë 20 Mars, pranë Hotel Tirana,tryeza për diskutimin e gjetjeve të deritanishme të projektit. Temat e propozuara u bazuan mbi rezultatet e dala në qytetin e Tiranës, të cilat ishin:
1. Plan për decentralizimin e vendimarrjes përmes këshillave informal në njësi administrative që përfaqesojnë interesat e qytetarëve
2. Zhvillimi dhe rritja e numrit të përdoruesve të sistemit online si garanci për pjesmarrjen demokratike.
Ky ishte takimi i fazës së dytë konsultative me ekspertet. Deri në fazën e dytë janë zhvilluar takimet, intervistat dhe fokus grupet në 5 Bashkitë e vendit,përkatësisht: Tiranë, Sarandë, Korçë, Dibër dhe Lezhë.
Qëllimi i projektit: Të përmirësojë hartimin e politikave nëpërmjet qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjes demokratike në nivel lokal për t’i shërbyer më mirë nevojave të qytetarëve.