Njesia 4 – Kinostudio
Kinostudio
Informacion mbi Njësinë 4:
Njësia Administrative nr. 4 ndodhet pranë rrugës “Bardhyl”, godina nr. 97. Pozicioni gjeografik i saj është në pjesën veri-lindore të Tiranës.Kjo njësi kufizohet nga Njësia Administrative nr. 3,Njësia Administrative nr.8;Njësia Administrative 12 & Dajt si dhe Njësia Administrative Paskuqan. Njësia Bashkiake nr.4 është e ndarë në blloqe të cilët ndryshojnë nga madhësia e territorit,por edhe nga numri i popullsisë. Blloqet kryesore janë:Blloku Allias,Blloku ish OAN ose blloku 61,Blloku Kinostudio,Blloku Tufinë,Blloku ish 3700, Zona e Bregut të Lumit – Fusha e Druve. Njësia Administrative Nr.4 ka 64.773 banore si dhe 22.481 familje.Gjithashtu jane 17 Institucione arsimore,51 Administratorë pallatesh, dhe 150 biznese ne zonë.
Kontakt:
Adresa e Njësisë Administrative: Rr.”Bardhyl”, Tirana
Nr tel: 04 237 4193
Email:njesianr4@gmail.com
Administratorja e Njësisë:Znj.Liri Qoshi.
Shërbime që ofrohen nga Njësia Administrative:
Shërbimi i Gjendjes Civile: Çertifikata, Martesa, Ndarje, Regjistrim etj
Shërbimi i ndihmës ekonomike: Regjistrim në Programin e Ndihmës Ekonomike,Vërtetime,PAK etj.
Shërbime Publike:Kërkesa, ankesa të përcjella drejt drejtorive përkatëse në lidhje me probleme të infrastrukturës, pronave, regjistrime, banesa sociale etj.
Shërbime Mbështetëse:Financa, Juristi,Vërtetime,Sqarim ligjor etj.