Youth Channel Logo
Youth Channel do të jetë një platformë inovative e komunikimit të të rinjve në Shqipëri, qëllimi i së cilës është të prodhojë media që lidhen me aktualitetin, që në qendër të procesit të punës kanë komunitetin, mendimin kritik dhe çështjet e rinisë.
Ftojmë të gjithë të rinjtë e talentuar në design, që të bëhen pjesë e konkursit për krijimin e logos së Youth Channel. Nëse keni një ide origjinale, mos hezitoni ta dërgoni në formularin e mëposhtëm.
Të gjitha punimet do të publikohen në faqen tonë në Facebook dhe fituesi do të zgjidhet në bazë të pëlqyeshmërisë së publikut. Logot do të postohen në faqen e ISSH në facebook https://www.facebook.com/institutiSSH në dt.15 nëntor ora 12:00 dhe do qëndrojnë të hapura për votim deri në dt. 22 nëntor ora 12:00. Logot do të postohen të gjitha në të njëjtën kohë. Fituesi shpallet sapo përfundon votimi. Të gjithë konkurrentët do të njoftohen me anë të emailit që aplikimi i tyre është kryer me sukses.
🥇 Çmimi i parë: 100 $
⏳Afati i aplikimit: 15 Nëntor 2021
Link➡ https://forms.gle/YJtE3nZyuBU8hY2C7
#art #design #fotografi #konkurs #issh #amshc #fuqizim #gjimnazistët #inovacioni #punësim #edukim #sipërmarrje #sfida #bashkë #trajnim #lobim #vizibilitet #advokim #analizë #tiranë #korçë #sarandë #youthchannel