Thirrje per aplikim – Trajnim
Trajnim per te fuqizuar te rinjte, qe te perfshihen ne proceset e vendimmarrjes dhe avokimit per nevojat e te rinjve ne procesin e pranimit te Shqiperise ne BE.
Deshiron qe zeri yt te degjohet nga politika?
2 Trajnime
Mars, 2020
Apliko tani!
Projekti “Aksioni Rinor per Bashkimin Europian” realizohet nga Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane ne Tirane dhe ka per qellim, qe te angazhoje te rinjte ne Shqiperi per kyçjen e interesave te tyre ne axhenden e reformave ne vend ne procesin e Integrimit Europian. 50 aktiviste nga qytetet e Tiranes, Elbasanit, Korces dhe Shkodres, do te marrin pjese ne grupet e hulumtimit dhe aktivizmit per te identifikuar dhe avokuar per nevojat e te rinjve ne procesin e pranimit te Shqiperise ne BE.
Do te zhvillohen dy trajnime, te cilat do i pajisin pjesemarresit me ekspertize te nevojshme, qe ata te jene ne gjendje te identifikojne nevojat e tyre ne procesin e pranimit te Shqiperise ne BE dhe do t’u ofroje atyre platformat e nevojshme per avokimin e tyre.
Faza e Pare
Te rinj te qyteteve te Tiranes, Elbasanit, Korces dhe Shkodres jane te ftuar te dergojne aplikimin e tyre per te qene pjesemarres ne keto trajnime duke derguar nje bio te shkurter dhe duke plotesuar te dhenat e tyre ne kete formular.
Faza e Dyte
Projekti do te krijoje nje grup prej 50 te rinjsh, te cilet do te aftesohen per te realizuar fushata rinore. Vetem aplikuesit, qe do te pranohen do te njoftohen me ane te emailit.
Faze e Trete
Dy trajnime te perbashketa do te organizohen pergjate muajit Mars ne qytetin e Tiranes me eksperte dhe aktiviste per hulumtime dhe fushata rinore.
Trajnimi do te zhvillohen ne gjuhen shqipe.
Te gjitha shpenzimet lidhur me trajnimet dhe fushatet do te mbulohen nga Instituti.
Projekti eshte i financuar nga fondet IPA te realizuara permes Delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi ne kuader te projektit: “Support to Civil Society Organizations for the Implementation of Capacity Building Actions to Increase Policy Dialogue and Awareness on European Integration Process”
Afati i fundit i aplikimit : 20 Janar 2020
Kliko mbi tekstin e meposhtem per te plotesuar formularin e aplikimit:
Projekti “Aksioni Rinor per Bashkimin Evropian – Albanian Youth Action on the EU Acquis” financohet nga fondet e Bashkimit Evropian