Prezantim i Studimit të kryer në 5 Bashki
PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
Përmirësimi i politikave lokale të qeverisjes, nëpërmjet pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve.
Analiza e përgatitur tenton të përmirësojë politikat e qeverisjes lokale, nëpërmjet pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve. Kjo për t’iu shërbyer më mirë nevojave të qytetarëve, me fokus të veçantë grupet vulnerabël.
Për realizimin e studimit një grup ekspertesh të fushave të ndryshme kanë bashkëpunuar për gjatë një viti duke marrë në analizë bashkitë: Tiranë, Lezhë, Peshkopi, Korcë dhe Sarandë.
Gjetjet e studimit janë shumë interesante dhe na japin një pasqyrë të bollshme për të dal në konkluzione dhe rekomandime për përmirësimin e politikave lokale në shërbim të qytetarëve. Të gjitha këto do të mund ti gjeni në botimin e publikuar nga ISSH ‘PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR” realizuar me mbështetjen e USAID.
Botimi do të prezantohet ditën e martë më:
17 Dhjetor 2019
ora 17:00
Salla ‘Metropol’
Hotel Tirana International
Axhenda:
17:00 – 17:00 Mirëseardhja
17:15 – 17:25 USAID / Përfaqesues
17:25 – 17:45 Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane
Z.Leart Kola, Drejtor Ekzekutiv
17:45 – 18:05 Ministria e Brendshme
Znj. Romina Kuko, Zv- Ministre
18:05 – 18:25 Bashkia Tiranë
Znj. Anuela Ristani, Nënkryetare
18:25 – 18:55 Diskutim
* Salla ka një numër të limituar ulësesh, ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën info@issh.al