Njesia 11 – Laprakë
Laprakë
Informacion mbi Njësinë 11:
Njësia Nr. 11 shtrihet në veri – perëndim të Tiranës dhe kufizohet me Njësinë Administrative Nr. 7 në jug – perëndim, me Njësinë Administrative Nr. 9 në lindje, me Njësinë Administrative Paskuqan në veri – lindje, me Bashkinë Kamëz në veri si dhe me Njësinë Administrative Kashar në veri-perëndim.
Njësia Administrative Nr.11 ka një sipërfaqe prej 5,2 km2 dhe largësia mesatare nga qendra e Tiranës është 4 km. Njësia përshkohet nga lumi i Tiranës prej 5-km (nga lindja ne perëndim). Popullsia para vitit 1993 ka qënë 10.642 banorë ndërsa tani ka arritur në 65.056 banorë. Në Njësinë Administrative Nr 11, llogariten rreth 21.429 familje, 2000 biznese, 15 Institucione arsimore dhe 44 Administratore pallatesh.
Kontakt:
Adresa e Njësisë Administrative: Rruga “Rexhep Presa”, Laprakë, Tirana
Nr tel: +355 4 23 57 8 24
Email:
Administratore: Znj.Jonida Doku
Shërbime që ofrohen nga Njësia Administrative:
Shërbimi i Gjendjes Civile: Çertifikata, Martesa, Ndarje, Regjistrim etj
Shërbimi i ndihmës ekonomike: Regjistrim në Programin e Ndihmës Ekonomike,Vërtetime,PAK etj.
Shërbime Publike: Kërkesa, ankesa të përcjella drejt drejtorive përkatëse në lidhje me probleme të infrastrukturës, pronave, regjistrime, banesa sociale etj.
Shërbime Mbështetëse: Financa, Juristi,Vërtetime,Sqarim ligjor etj.