Akademia Politike – Prishtinë
Dita e dytë e Akademisë për Politika Publike & Sociale vazhdoi me ideologjitë politike ⬅️ 😀 ➡️
Sot, pedagogu i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës, Arlind Qori, trajtoi definicionet dhe shkollat historike të mendimit, të ideologjive politike, si (Neo)liberalizmi, Socializmi, Kapitalizmi, Komunizmi, Marksizmi, Socialdemokracia etj. Ai i bëri një trajtim të veçantë popullizmit; çka është, prej nga vjen dhe ku është dallimi mes popullizmit dhe ideologjisë.
Pas kësaj, Leart Kola, drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe Humane në Tiranë dhe Adri Nurellari, kandidat për doktoratë në University College London në Britani të Madhe, diskutuan mbi të majtën dhe të djathtën në Ballkanin Perëndimor: historikun, përplasjet, pikat e përbashkëta; si dhe të ardhmen e partive politike në raport me profilin ideologjik.
Akademia mbështetet nga Olof Palme International Center, Community Development Fund – CDF dhe Ambasada Suedeze në Kosovë, Rockefeller Brothers Fund dhe Heinrich Boell Stiftung.