“Nuk ka te ardhme pa kujtese”
“Nuk ka te ardhme pa kujtese”
Shqiperia, vendi i mikepritjes dhe solidaritetit per hebrenjte ne Kohen e tyre me te veshtire.
27 janari, dita nderkombetare e perkujtimit te viktimave te Holokaustit eshte mjaft domethenese per Shqiperine, qe ka mbrojtur rreth 3 mije hebrej gjate Luftes se Dyte Boterore.
Ne Prill te 2019 Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane organizoi Konferencen dy ditore “Nuk ka te ardhme pa kujtese” ku ishin prezent mbi 150 te rinj nga gjimnazet e Tiranes dhe perfaqesues te shoqerise civile. “Nuk ka te ardhme pa kujtese” e pershendeti Ambasadori i Shtetit te Izraelit ne Shqiperi, Z. Boaz Rodkin. Zoti Rodkin mbajti fjalen e rastit per Perkujtimin e Holokaustit.
Nje nga te ftuarit me te vecante ne konference ishte Z. Asher Salah – Bezalel Academy, Jerusalem i cili kishte pergatitur nje prezantim mbi rendesine e ‘Te menduarit ne retrospektive’. Si nje studiues i njohur ne fushen e studimeve hebreje prezenca e tij ne kete koncerence hodhi drite ne aspekte te rendesishme te te mesuarit te historise.
Ishte vertete emocionuese te kishim prezent per te ndare me ne perjetimet e tyre femije te familjeve, qe priten ne shtepite e tyre ne shqiperi hebrenjte e debuar nga shtetet e tyre gjate luftes. Shume prej tyre i kishin ruajtur kontaktet me miqte e tyre te vjeter edhe ne ditet e sotme.
Ky eshte nje nga ato raste, qe na ben te ndjehemi krenar qe jemi Shqiptar se pikerisht atehere kur shume shtete te medha treguan fytyren e tyre me te keqe e me barbare, familjet shqiptare u rreshtuan ne krahun e duhur te historise.
Ky aktivitet u mbeshtet nga komuna e Milanos, e cila ka nje fokus te vecante ne edukimin e brezave te rinj dhe mbeshtetjen e grupeve te pa favorizuara social ekonomike. Prezent ne Tirane gjate aktivitetit ishte edhe Z. Silvio Tursi – FREE Representative, President of ‘Tempo per L’Infanzia Coop Soc’, Milano i cili eshte arberesh. Punen me te madhe me te rinjte ne Milano e ben kolegu i tij Z. David Vezzoni. Ata organizojne cdo vit nje udhetim vertet mbreslenes ‘Treno della memoria’ i cili eshte nje udhetim disa ditor ne kampet e perqendrimit te cilat tani sherbejne si muze.