Konferenca e Laboratorit Rinor tё Ballkanit Perёndimor nё Sarajevё
Laboratori Rinor i Ballkanit Perёndimor ёshtё njё nismё 3 vjeҁare qё implementohet nga Regional Cooperation Council – RCC me mbёshtetjen e Bashkimit Evropian.
Kjo iniciativё ёshtё e para nё llojin e saj nё Ballkan dhe synon tё bёjё bashkё pёrfaqёsuesit e institucioneve, shoqёrisё civile dhe aktorёt e tjerё të përshtatshëm nё krijimin e përbashkët të politikave publike me fokus rininё, dialogun dhe bashkёpunimin institucional.
Nё kuadёr tё kësaj iniciative, grupi i ekspertёve pёr Shqipёrinё i pёrbёrё nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencia Kombёtare e Rinisё AKR, Rrjeti i Profesionistëve të Rinj/ Young Professionals Network, Albanian National Youth Network, Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Kongresi Rinor Kombëtar, i bashkёkryesuar nga kёto dy tё fundit, ka vendosur tё hartojё Udhërrëfyesin Kombëtar pёr Tranzicionin e tё Rinjve nga Shkolla nё Vendin e Punёs.
Duke qenё se njё ndёr problematikat kryesore tё tё rinjve nё vend ёshtё mungesa e informacionit dhe orientimit për karrierën gjatё dhe pas pёrfundimit tё shkollёs, krijimi i njё dokumenti strategjik ёshtё i domosdoshёm.
Në këtë kuadër u zhvillua Mid-Term Conference on Youth Unemployment zhvilluar në Sarajevë, për të prezantuar punën mbi hartimin e Udhërrëfyesin Kombëtar për Tranzicionin e të Rinjve nga Shkolla në Vendin e Punës nga grupi i ekspertëve për Shqipërinë.
Jemi shumë të gëzuar që në këtë konference mori pjesë Marsela Delija, pjesë e ekipit të ISSH si kërkuese shkencore.