Thirrje per aplikim
A jeni te interesuar te perfshiheni ne procesin e ndertimit te nje zhvillimi te qendrueshem ekonomik permes turizmit ne Shqiperi?
Atehere, mos e humbisni rastin dhe aplikoni per Shkollen nje javore qe do te zhvillohet ne Sarande, nga 1- 5 Mars 2020.
Afati i aplikimit eshte 30 Dhjetor 2019.
Apliko : Kliko Ketu!
Informacion mbi aplikimin
Shqiperia, prej disa vitesh eshte duke i fokusuar energjit e saj ne zhvillimin e turizmit. Pozicioni i saj gjeografik dhe larmishmeria e relievit e ben Shqiperine nje vend te lakmueshem per turistet e huaj. Turizmi eshte nje pike e rendesishme strategjike e kesaj qeverie. Te dhenat e buxhetit tregojne, qe 1-1.5 miliard jane te hyra ne buxhet vetem nga industria e turizmit dhe 5% e punesimit ne vend vjen pikerisht nga kjo industri edhe pse me nje histori te shkurter ne krahasim me fqinjet tane, turizmi eshte nje realitet ekonomik jo vetem per buxhetin e shtetit por dhe per te ardhurat e familjeve shqiptare.
Qellimi kryesor i projektit eshte te mundesoje nje platforme kombetare studentore per te mbledhur ide kreative nga te rinjte ne fushen e turizmit dhe te krijohen vende te reja te punes, te angazhohen te rinjte ne politikat ekonomike te turizmit. Qasja ne tregun e punes ne fushen e turizmit dhe kualiteti i punes (orari dhe pagat) per te rinjte mund te permiresohet permes ofrimit te ideve kreative ne zgjidhjen e problemeve te qasjes nga te rinjte ne kete sektor. Nje tjeter qellim i projektit eshte t’u mundesoje hapesire te rinjve ne nje seri diskutimesh, qe te shprehin nevojat e tyre dhe idete e tyre, qe me pas do i transmetojne perfaqesuesve shteterore dhe donatoreve si plane biznesi.
Projekti dhe qellimet e tij nderlidhen direkt me problemet, qe hasen sot ne Shqiperi ne kete sektor, specifikisht te fusha prioritare si Rinia. Investim dhe garanci per te ardhmen evropiane te vendit, lidhet me fuqizimin e kapaciteteve per sipermarrje ne fushat e ndryshme te zhvillimit (promovimi i produkteve vendase, zhvillimi i turizmit rural dhe urban, historike, kulturore, etnografike, folklorike, etj.)
Objektivat specifike te projektit jane:
– Analize e statusit aktual te mundesive te qasjes ne tregun e punes per te rinjte ne sektorin e turizmit;
– Rekomandime per reformim te praktikave te tanishme ne qasjen ne tregun e punes per te rinjte ne turizem;
– Mundesimi i forumeve te diskutimit per te rinjte rreth nevojave te tyre, perceptimeve te tyre per tregun e punes ne sektorin e turizmit, dhe idete e tyre per kete sektor;
– Ofrimi i nje platforme online kombetare per te rinj per te ndare idete e tyre per sektorin e turizmit;
Programi perfshin 3 faza kryesore
Faza 1
Te rinj te moshes 20-35 vjec do te aplikojne duke propozuar nepermjet nje eseje idene e tyre mbi menyrat e promovimit te turizmit ne nje audience ndekombetare. Fokusi i esese duhet te jene ne pershkrimin e koncept idese qe do te realizohet e mbi te gjitha ne cilat kategori do te mbeshtetej per te promovuar Shqiperine.
Faza e 2
15 aplikues, qe do te perzgjidhen te marrin pjese ne shkollen verore ne muajin Mars ne qytetin e Sarandes. Shkolla verore do te mundesoje aftesimin e pjesemarresve ne tre fusha kryesore; shkrim dhe prezantim projekti, prodhim dhe perpunim materialesh audio vizuale, perdorim te rrjeteve sociale ne sherbim te projket idese. Keto ushtrime do te zhvillohen ne sherbim te idese se propozuar nga aplikuesit.
Faza 3
Pas perfundimit te shkolles nje javore 15 pjesemarresit do te ftohen te prezantojne idete e tyre ne nje konference te perbashket. Ne kete konference do te ftohen te jene te pranishem institucione shteterore dhe biznese private te huaja e shqiptare me qellim krijimin e kushteve per nderlidhjen e financuesve potencial me idete e propozuara.
Kush mund të aplikoje?
- Te rinj te moshes 20-35 vjec
- Studente apo te sapo diplomuar
- Artiste
- Studiuesit e rinj dhe perfaqesues te organizatave jo-fitimprurese;
- Gazetare dhe perfaqesues te medias;
- Perfaqesues nga komuniteti i biznesit dhe grupe te tjera interesi;
- Te papune
Ka vetem 15 vende ne dispozicion! Te gjithe pjesemarresit do te marrin nje çertifikate pjesemarrjeje pas perfundimit te suksesshem te shkolles verore.*
Afati i fundit per dergimin e aplikimit: 30 Dhjetor 2019
*Pjesemarresit do te pajisen me çertfikate vetem ne qofte se do te marrin pjese ne te gjitha ditet dhe sesionet e shkolles.
Ne rast paqartesie apo informacioni te metejshem nga kontaktoni ne info@issh.al
Apliko : Kliko Ketu!