Përmirësimi i politikave të qeverisjes lokale Tiranë
U zhvillua më datë 20 Dhjetor në ambjentet e Këshillit të Qarkut në Tiranë, me prezencë të Kryetarit të Këshillit, Z.Aldrin Dalipi tryeza për diskutimin e Projektit me temë: “Përmirësimi i politikave të qeverisjes lokale nëpërmjet pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve”.
Ky prezantim ka si synim tё informojë aktorët kryesorë në nivel lokal si dhe grupe të tjera interesi mbi qëllimet e këtij projekti dhe dobitë që mund ti sjelli komunitetit të zonës.
Qëllimi i projektit: të përmirësojë hartimin e politikave nëpërmjet qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjes demokratike në nivel lokal për t’i shërbyer më mirë nevojave të qytetarëve, veçanërisht grupeve të prekshme si fëmijët dhe gratë.