Asgjë Sikur Dielli në Xhade Fest

Asgjë Sikur Dielli do të jetë në Xhade Fest!
Grupi ASD, përmes teksteve me metafora provokative, kryesisht me tema nga jeta sociale dhe me një stil më të thellë, e ka përmbledhur në mënyrë të përsosur një qasje introspektive dhe poetike ndaj muzikës, duke arritur kështu që t’i gdhendë vetes një vend autentik në skenën e muzikës alternative.
Grupi u krijua nga mesi i të ’90-tave, kur Alban Nimani dhe Bujar Hundozi u takuan dhe vendosën që të punojnë sëbashku. Në vitin 1999 ASD realizon albumin e parë “1” i cili menjëherë u pranua nga fansat dhe përpunimi i këngës “Mendoj se çdo gjë merr fund pa ty” u bë hit në toplistat muzikore kosovare dhe shqiptare.
Muzikën Dhe atmosferën e sjellë nga Asgjë Sikur Dielli, do të keni mundësinë ta dëgjoni në festivalin Xhade Fest.