#PS – issh.al https://issh.al issh.al Tue, 22 Oct 2019 15:15:39 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=5.4.15 https://issh.al/wp-content/uploads/2017/05/cropped-issh-1-32x32.jpg #PS – issh.al https://issh.al 32 32 Kujt i shërben konflikti Rama-Kurti? https://issh.al/sq/2019/10/22/kujt-i-sherben-konflikti-rama-kurti/ Tue, 22 Oct 2019 14:45:58 +0000 http://issh.al/?p=1493 Nga Leart Kola Albin Kurti i fitoi zgjedhjet në Kosovë. Kjo është përgjigjja për të gjithë ata, që mundohen të zhvlerësojnë këtë fitore duke bërë llogaritë me faktin, që VV mori më pak vota se zgjedhjet e kaluara. Vetvëndosja i fitoi zgjedhjet në kushtet ndoshta më të vështira, që kishte qenë ndonjëherë, duke marrë parasysh jo vetëm faktin që zgjedhjet u thirrën nga kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj (pra nënkupton, që opozita u mundua të kapej e papërgatitur), por edhe për historinë e vështirë të shkëputejes së gati gjysmës të deputetëve të grupit të saj parlamentar. Albin Kurti i […]

The post Kujt i shërben konflikti Rama-Kurti? appeared first on issh.al.

]]>
Nga Leart Kola

Albin Kurti i fitoi zgjedhjet në Kosovë. Kjo është përgjigjja për të gjithë ata, që mundohen të zhvlerësojnë këtë fitore duke bërë llogaritë me faktin, që VV mori më pak vota se zgjedhjet e kaluara. Vetvëndosja i fitoi zgjedhjet në kushtet ndoshta më të vështira, që kishte qenë ndonjëherë, duke marrë parasysh jo vetëm faktin që zgjedhjet u thirrën nga kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj (pra nënkupton, që opozita u mundua të kapej e papërgatitur), por edhe për historinë e vështirë të shkëputejes së gati gjysmës të deputetëve të grupit të saj parlamentar. Albin Kurti i fitoj zgjedhjet edhe pse ndoshta në numër deputësh do të dali barazim me LDK duhet theksuar, që hapja ndaj alternativës së bashkëqeverisjes me një “armik” klasik i bëri edhe LDK-së një nder të madh, duke e c’kapur nga zgjedhat historike dhe duke e bërë, që për herë të parë të kishte një kandidate grua për kryeministre në Kosovë. Pra Albini i fitoj zgjedhjet edhe për të e për ta.

Vetëvendosja dhe LDK (e re) pritet, që të udhëheqin një qeveri të vështirë në letër, sepse i përkasin dy filozofive të kundërta në shtetndërtim, duke qenë se dhe ideologjikisht janë diametralisht të kundërta. Megjithatë vetë fakti, që këto dy subjekte po bashkëveprojnë energjikisht në një terren, që po mundohet të minoj cdo lloj qasje pozitive ndaj njëra-tjetrës jam optimist, që e ardhmja do tregoi, që ky bashkëpunim ishte i duhuri për Kosovën.

Prapëseprapë, ka dicka që me ka bërë përshtypje pas shpalljes së rezultateve, që e nxirrnin Vetvëndosjen fituese të këtyre zgjedhjeve: entuziazmi i një antagonizmi mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës. Në mënyrë të përdithsme ka shkrime nga analistë të rreshtuar qartazi kundër Ramës të cilët mezi presin një përplasje mes të dyve, andej dhe këndej kufirit. Në Kosovë “i dyshuari i zakonshëm” Berat Buzhala madje ja transferonte komplekset e veta qeverisë qendrore, ku i kerkonte Albinit të merrte hak ai për faktin, që Rama kishte pantallona të ndryshme nga Sabri Hamiti. Berati është një aspirant Baton dhe kaq vëmendje meriton, por ajo që është shqetësuese dhe njëherazi qesharake janë sjelljet e gazetarëve dhe politikanëve opozitarë në Shqipëri, të cilët presin që Albini të bëj punën e tyre e të “shkatërrojë” Edi Ramën.

Qesharake, sepse as Albini as kushdo nuk mund të bëj punën e atyre, që paguhen me para mbi dhe nën dorë për të bërë opozitën në Shqipëri. Ashtu sic u pa edhe këto ditët e fundit, as Macron nuk e përmbush dot këtë aspiratë të opozitës, që pushteti ti vij në dorë; pa zgjedhje, pa konkurrim, pa angazhim. Qesharake është dhe për faktin se gjatë kësaj kohe, janë munduar me lloj lloj marifetesh të nxjerrin faktin që Vetvendosja do konkurojë si subjekt politik në Shqipëri, pa analizur, që një gjë e tillë do alienonte pikërisht opozitarizmin e tyre impotent më shumë se qeverisjen e Edi Ramës. Por ajo që nis si qesharake mund të transformohet fare lehtë në shqetësuese.

Shqetësuese, sepse antagonizmi i stisur mes dy njerëzve, që janë momentalisht në krye të Shqipërisë apo Kosovës, për të pasur përfitime në afatshkurtër mund të sjellë në afatgjatë dëme të mëdha në marrëdhëniet jo vetëm institucionale të dy vendeve. E kjo nuk është shaka, aq më pak kur ka aq shumë vende dhe njerëz, që kjo të ndodhi, Serbia in primis. Shqetësuese sepse ajo cka këta aspirojnë, pra një marrëdhënie problematike mes dy qeverive është dicka, që ka nisur me praktikisht bojkotimin që i bënte Isa Mustafa mbledhjeve të përbashkëta të qeverive për të arritur më pas, me ofendimet publike, që shkëmbenin Edi Rama me Ramush Haradinajn.

Halli pra nuk është si të prodhojmë një kryeministër antagonist në Kosovë, sepse të tillë kanë qenë dy kryeministrat e fundit, me pasoja për mendimin tim shkatërruese në koordinimin politik dhe institucional të dy vendeve.

Edi Rama nuk është ëngjell e duhet pranuar, që shpesh herë ka qenë dhe i keq-këshilluar në raport me Kosovën e mbase shpesh herë ka marrë vendime ose më saktë mos vendime, që e kanë ngadalësuar procesin e koordinimit të dy vendeve, por Edi Rama është i vetmi kryeministër Shqiptar, që në Kosovë ndryshe nga cfarë shkruajnë analistët nuk ka shkuar si zot, por si administrator, ku dhe është përballur me pyetje apo qëndrime aspak miqësore në studio televizive. Nuk e mbaj mend një kryeministër tjetër, që e ka bërë një gjë të tillë, duke e vënë veten kështu në dispozicion dhe të keqdashjes së koordinuar jo domosdoshmërisht kundra tij në Kosovë, por mbi të gjitha kundra partisë që ai përfaqëson. E përbaltur me dashje në opinionin publik si një parti anti-kosovare nga njerëz, që historia i ka dënuar të mbesin në harresën e kombit. Ai nuk është as hero, si kur deklaroj një gjë normale në Beograd, e aq më pak tradhtar, pse takon kryeministrat e rajonit, të cilët dhe për faktin, që kudo jetojnë Shqiptar e ka detyrim kushtetues ta bëj.

Albin Kurti në Shqipëri ka patur një trajtim të njëjtë. Janë pikërisht ata, që sot i bëjnë “hosanna”, të cilët atë e kanë shpallur ekstremist, marksist, anti-ndërkombëtar, që për interes të tijin personal është gati ta vërë fatin e Kosovës në pikëpyetje. Vetvendosja është krijuar kur në Shqipëri në pushtet sapo kishte ardhur Sali Berisha e jo vetëm, që nuk ka pasur asnjë hapësirë komunkimi institucional sic ndodhi mes dy subjekteve pas 2013-ës, por ka pasur një sulm frontal kundra tij e kujtdo, që mbështeste Vetvendosjen. Eshtë e qartë, që me shumicën e atyre, që sot janë pjesa Shqiptare e VV në jemi takuar në demonstratë andej dhe këndej kufirit. Por politika është fluide, e të gjithë duhet ta pranojmë atë, sic thotë dhe Albini mund të ndryshojë taktika por e rëndësishme, që qëllimi të mbetet i njëjtë e kur vjen në bashkëpunimin mes dy qeverive të jetë i mirë, sepse kjo është ajo cfarë pritet nga Shqiptarët. E ajo cfarë po kërkojnë këta analistë nuk është dicka e re, sic po mundohen ta shesin, por vazhdimësia e të vjetrës, ajo që nisi si një ëndërr e hapit të parë të bashkimit të shqiptarëve u kthye në një makth e u transformua në një fushëbeteje interesash të vogla partiake, ose me keq akoma egosh personale liderash andej dhe këndej kufirit. Pyetja pra është; cfarë të reje do të sjellë Albini si kryeministër i ri?

Albinin, unë e konsideroj shok, sepse për shumë vite kam qenë jo vetëm mbështetes i Vetvendosjes por dhe pjesë organike e saj. Bashkë kemi kaluar aq momente të vështira dhe miqësore sa kam qenë dhe mbetem partizan i atyre ideve, por e kam dhe kryeministër, sepse fati solli që prej 20 vjetësh familja ime jeton në Kosovë. Kjo më bën të jem optimist, sepse mendoj që Albini dhe VV ndryshe nga cfarë presin humbësit kronik këndej dhe andej kufirit, nuk është dikush që mund të vërë egon personale përpara interesave më të mëdha kombëtare. Këtë e kanë bërë këta, prandaj janë aty ku janë. VV ka më shumë të përbashkëta me PS se me LDK në kuptimin, që të dyja bëjnë pjesë në një sferë të ideologjisë politike, VV dhe PS janë aleate natyrale.

Për herë të parë në të dyja vendet në pushtet janë parti, që qendrën e programit të tyre e kanë taksën progresive dhe social-demokracinë si mantra të ekzistencës së tyre politike. Ne sot në Shqipëri kemi përplasje, debate, protesta nga grupe të ndryshme shoqërore, të cilat përplasen me qeverinë, sepse beteja politike ndodh edhe në këtë rrafsh (debat, që nuk e bën opozita apo opozitarët kur vjen puna në kuptimin ideologjik). Jam i sigurtë, që pas disa vitesh dhe në Kosovë me VV do ndodhi e njëjta gjë, sepse larg qoftë që të gjithë njerëzit të jenë të kënaqur me qeverinë, por ka dicka, që për Ramën dhe Kurtin shkon përtej ideologjisë dhe partisë, e ky është kombi.

Në fund Edi dhe Albini nuk do të gjykohen për batutat në media, por për faktin nëse problemet, që shqiptarët kishin para se kryeministra të ishin ata, a do të jenë të njëjtat kur Edi me Albinin të mos jenë më?!

The post Kujt i shërben konflikti Rama-Kurti? appeared first on issh.al.

]]>