ladi hoxha – issh.al https://issh.al issh.al Sun, 06 Jan 2019 17:53:10 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=5.4.15 https://issh.al/wp-content/uploads/2017/05/cropped-issh-1-32x32.jpg ladi hoxha – issh.al https://issh.al 32 32 Fund Evazionit fiskal https://issh.al/sq/2017/12/02/fund-evazionit-fiskal/ Sat, 02 Dec 2017 09:45:43 +0000 http://issh.al/?p=1033 Më datë 1 Dhjetor 2017 organizatat rinore socialiste në botë janë bashkuar në një konferencë nderkombëtare për shtyp kundër padrejtësisë të zbuluar nga Paradise Papers, e cila ishte një tjetër provë se si më të pasurit e më të pasurve nuk paguajnë taksa. Eshtë e pamundur që këtij problemi ti jepet zgjidhje në mënyrë kombëtare. E vetmja mënyrë që të shmanget mos pagimi i taksave nga më të pasurit është nëpërmjet një bashkëpunimi ndërkombëtar. Kjo është një cështje solidariteti, është një cështje drejtësie. Pasi kur një i pasur i fsheh paratë në një shtet tjetër, këto janë lekë të munguara […]

The post Fund Evazionit fiskal appeared first on issh.al.

]]>
Më datë 1 Dhjetor 2017 organizatat rinore socialiste në botë janë bashkuar në një konferencë nderkombëtare për shtyp kundër padrejtësisë të zbuluar nga Paradise Papers, e cila ishte një tjetër provë se si më të pasurit e më të pasurve nuk paguajnë taksa. Eshtë e pamundur që këtij problemi ti jepet zgjidhje në mënyrë kombëtare. E vetmja mënyrë që të shmanget mos pagimi i taksave nga më të pasurit është nëpërmjet një bashkëpunimi ndërkombëtar. Kjo është një cështje solidariteti, është një cështje drejtësie. Pasi kur një i pasur i fsheh paratë në një shtet tjetër, këto janë lekë të munguara në investime për banorët e një shteti tjetër. Për këtë arsye lindi kjo fushatë ndërkombëtare kundra evazionit fiskal e nisur nga socialistët e rinj europian dhe që po përshkallëzohet në të gjitha shtetet e europës dhe të botës.

Internacionalja Socialiste e të Rinjve (IUSY) dhe të Rinjtë Socialist Europian (YES) kanë punuar për një kohë të gjatë për përgatitjen e kësaj fushate të përbashkët dhe për shpërndarjen e deklaratës së mëposhtme:

Fund Evazionit fiskal TANI – Kërkesat tona:

Fushata globale për drejtësinë fiskale!

Ne i bëjmë thirrje qeverive tona që t’i japin fund evazionit fiskal dhe shmangies së taksave duke ndryshuar së bashku strukturat dhe rregullat që e bëjnë të mundur! Kështu mund të arrijmë drejtësinë globale të taksave (global tax justice).

 

KËRKESAT GLOBALE (KËRKESAT KRYESORE TË FUSHATËS)

Shtrëngim dhe kontroll për të pasurit dhe kriminelet

 

1.Krijimi i një rregjistri global (financiar) të pasurisë!

Listimi i pasurive në nivel botëror dhe secilin person fizik që i zotëron ato, të koordinuar nga FMN dhe të mund të vlerësohet nga të gjitha autoritetet tatimore kombëtare.

 

2.Një taksë kapitale prej 2% që do të mbahet për të gjitha pasuritë e listuara, derisa të deklarohen.

Kjo do bëjë parajsat fiskale nëpër botë të padobishme!

 

3.Bëjini parajsat fiskale pjesëmarrëse!

Përdorni presion politik dhe ekonomik për t’i detyruar ata të ndryshojnë. Vendosini ndërshkime ndaj importeve dhe eksporteve të tyre në të njëjtën masë me dëmin negativ që këto biznese shkaktojnë.

PËR BIZNESET JO TË RREGULLTA NDËRKOMBËTARE

Askush nuk është mbi ligjin

  1. Transparenca – Raporte të detyrueshme në cdo shtet për aktivitetet e bizneseve në to.
  2. Taksim i përfitimeve globale

Kompanitë ndërkombëtare që i shmangen detyrimeve tatimore duke i spostuar përfitimet midis degëve të ndryshme duhët të konsiderohen një koorporatë e vetme, ashtu si dhe janë në të vërtetë. Përfitimi i tyre global duhet të taksohet sipas një formule që të përmbajë (forcën punëtore dhe të ardhurat, duke kufizuar Pronësinë Intelektuale si Marka, Patenta, në maksimum 5% të shpërndarjes .) Duke krijuar kushtet që këto koorporata të paguajnë taksat në vendet ku realisht krijojnë përfitimet.

 

Solidariteti Internacional – Vlera dhe forca jonë më e madhe

  1. Nje taks globale minimale 25% për koorporatat. Të gjithë mund të paguajnë taksa më të larta se kjo normë por asnjë nuk mund të paguajë më pak.
  2. Duhen mbyllur hapësirat ligjore që lejojnë evazion fiskal. Qeveritë duhet të shkruajnë ligje në favor të qytetarëve jo të koorporatave ndërkombëtare. Për 99% e popullsisë, jo për 1% të saj!

Kërkesat kombëtare.

  1. Mbrojtje ligjore për personat që denoncojnë apo japin informacion për veprime ilegale në kompani private apo institucione shtetetore.
  2. Bërja publike dhe diskriminimi i të gjithë atyre që bëjnë apo ndihmojnë evazionin fiskal.
  3. Ndalimi i cdo lloj  amnistie për ata që bëjnë evazion fiskal.
  4. Konfiskim i plotë i pasurisë së pa deklaruar.
  5. Pasoja të rënda ligjore (burg) për ata që bëjnë evazion fiskal.
  6. Pasoja të rënda ligjore për bankat dhe agjensitë e konsultimit që lehtësojnë evazionin fiskal dhe shmangien e pagimit të taksave.Penalitete të larta financiare për bankat dhe firmat dëri në heqje të licencës. Padi kriminale për bankierët dhe konsulentët e përfshirë në këto afera.
  7. Transparencë! Sa më shumë – aq më mirë, bërja publike e deklarimeve në organet tatimore.
  8.  Duhet një rregullim në legjislacionin kombëtar për të mbyllur të gjitha gropat ligjore që lejojnë evazionin fiskal. Duhet luftuar në nivel kombëtar shmangia e detyrimeve tatimore.
  9.  Rishpërndarja në ekonomi të mundësohet nëpërmjet rritjes së shkallës tatimore në mënyrë progresive për të ardhurat, kapitalin, apo pasurinë e trashëguar. (Sistem që përdoret në Austri. )
  10. Ulja e taksave për fuqinë punëtore, dhe produktet e shportës, që do të sjellin si efekt investime në edukim, kujdes shëndetësor dhe ulje të varfërisë.

#JoParajsaIme #FundEvazionitFiskal

#NotMyParadise #EndTaxEvasionNow

Më poshtë mund të gjeni linket e fushatave të disa prej organizatave pjesë të YES:

YES (Neil Warner, VP)

YES President

SJÖ Austria

DSU Denmark

Juso Switzerland (French)Juso Switzerland (German)

SJD – Die Falken Germany

Jusos in der SPD Germany

 

Joleza Koka, Drejtuese e Rrjetit të Studentëve , Socialistët e Rinj Europian YES

 

Ladi Hoxha, Ekonomist, Socialistët e Rinj Europian YES

The post Fund Evazionit fiskal appeared first on issh.al.

]]>