joleza koka – issh.al https://issh.al issh.al Sun, 08 Mar 2020 21:48:25 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=5.4.15 https://issh.al/wp-content/uploads/2017/05/cropped-issh-1-32x32.jpg joleza koka – issh.al https://issh.al 32 32 9 Marsi https://issh.al/sq/2020/03/08/9-marsi/ Sun, 08 Mar 2020 21:45:42 +0000 http://issh.al/?p=1691 8 Marsi është një ditë, që na kujton rezistencën e vajzave dhe grave ndër vite, e patjetër është një ditë që meriton të festohet, meriton të kujtohen të gjitha arritjet dhe betejat e fituara, që nga e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, për tu arsimuar, për tu martuar a për tu ndarë deri tek betejat më të vona si ajo e pagës dhe mundësive të barabarta në vendin e punës. Por ne i duam gratë, e duam punën e tyre, prezencën e tyre e kemi detyruar me kuota nëpër komisione, në parlament, në emisione, në qeveri, në […]

The post 9 Marsi appeared first on issh.al.

]]>
8 Marsi është një ditë, që na kujton rezistencën e vajzave dhe grave ndër vite, e patjetër është një ditë që meriton të festohet, meriton të kujtohen të gjitha arritjet dhe betejat e fituara, që nga e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, për tu arsimuar, për tu martuar a për tu ndarë deri tek betejat më të vona si ajo e pagës dhe mundësive të barabarta në vendin e punës.

Por ne i duam gratë, e duam punën e tyre, prezencën e tyre e kemi detyruar me kuota nëpër komisione, në parlament, në emisione, në qeveri, në art e sport. Por ka ende një ‘por’. Si mund ti komplimentojmë gratë dhe vajzat pa i diskriminuar, pa i lavdëruar ‘gjysma më e mirë’. Se nëse është e vërtetuar, që në masë janë të gjitha pa përjashtim më të mira atëherë do duhej, që menjëherë ti zevendësonim të gjithë burrat nga i pari tek i fundit me gra, që sot në 9 Mars. Ndërkohë, që secili burrë apo grua është një qënie unike, me personalitet jo identik me tjetrin e ashtu siç ka burra kapitalist ka dhe gra kapitaliste, siç ka burra punëtor ka dhe gra punëtore, siç ka burra të këqinj ka dhe gra jo gjysma më të mira.

Po të hapim televizorin dhe të shikojmë me vëmendje mënyren se si bëhen komplimentet, vëmë re që për vajzat përdoren fjalë si e lezeçme, e bukur, e mirë, simpatike, e kuruar, e pastër. Ndërkohe sillni nëpër mend  djem për të cilët flitet mirë, i referohemi si, është i zgjuar ai, i talentuar, ka humor, është i zoti, ka guxim. Kjo ndarje është bërë pjesë e mënyrës sonë të komunikimit e nis, që para se ne të lindim dhe na shoqëron gjithë jetën. Në këtë mënyrë ne ju mësojmë vajzave, që vlerat e tyre qëndrojnë tek aparenca, ndërsa djemve tek aftësitë e tyre. Për të gjithë ata që ju ngrihen nervat me feministet, gjëja që dua të them, është që jo gjithmonë është një gjë e keqe të komplimentosh një vajzë apo një grua për mënyrën se si duket, problemi është kur komplimtet janë për dukjen gjithmonë.

Gjithashtu ka edhe stereotipe gjinore të tjera, që nuk i dihet pikënisja por merren si të mirëqena. Burrat janë drejtues më të mirë se gratë. Gratë nuk e ndihmojnë njëra-tjetrën në vendin e punës, ndërsa midis burrave ka më shumë mirëkuptim. Gratë zihen shumë me njëra-tjetrën dhe mbajnë inate, burrat jo. Kur drejtori është burrë i trajton më mirë vartëset gra, ndërsa kur drejtoreshat janë gra, janë shtriga. Dhe ironia më e madhe qëndron kur fjalinë ‘Gratë janë më të zonjat se burrat!’ e duartrokasim vetëm kur e thotë një burrë. Ndërkohë është statistikisht i pamundur çdo përgjithësim i tillë, një grua specifike mund të jetë më e zonja se një burrë në një detyrë specifike ose anasjlltas, por jo e gjithë rraca njerëzore.

Ne ndërkohë, gjysma e popullsisë jemi duke vazhduar të punojmë çdo ditë, mes pargjykimeve e prapagjykimeve, por për aq kohë sa vendimarrja bëhet pas dyerve të mbyllura ku gratë nuk janë pjesë e diskutimit, atëherë le ti kursejmë edhe komplimentet kot për to.

 

The post 9 Marsi appeared first on issh.al.

]]>
Ne jemi kujtese! https://issh.al/sq/2020/02/12/ne-jemi-kujtese/ Wed, 12 Feb 2020 12:31:18 +0000 http://issh.al/?p=1677 Shqiperia, vendi i mikepritjes dhe solidaritetit per hebrenjte ne Kohen e tyre me te veshtire. 27 janari, dita nderkombetare e perkujtimit te viktimave te Holokaustit eshte mjaft domethenese per Shqiperine, qe ka mbrojtur rreth 3 mije hebrej gjate Luftes se Dyte Boterore. Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane organizoi Konferencen dy ditore “Nuk ka te ardhme pa kujtese” ku ishin prezent mbi 150 te rinj nga gjimnazet e Tiranes dhe perfaqesues te shoqerise civile. “Nuk ka te ardhme pa kujtese” e pershendeti Ambasadori i Shtetit te Izraelit ne Shqiperi, Z. Boaz RODKIN. Zoti Rodkin mbajti fjalen e rastit per Perkujtimin e […]

The post Ne jemi kujtese! appeared first on issh.al.

]]>
Shqiperia, vendi i mikepritjes dhe solidaritetit per hebrenjte ne Kohen e tyre me te veshtire.
27 janari, dita nderkombetare e perkujtimit te viktimave te Holokaustit eshte mjaft domethenese per Shqiperine, qe ka mbrojtur rreth 3 mije hebrej gjate Luftes se Dyte Boterore.

Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane organizoi Konferencen dy ditore “Nuk ka te ardhme pa kujtese” ku ishin prezent mbi 150 te rinj nga gjimnazet e Tiranes dhe perfaqesues te shoqerise civile. “Nuk ka te ardhme pa kujtese” e pershendeti Ambasadori i Shtetit te Izraelit ne Shqiperi, Z. Boaz RODKIN. Zoti Rodkin mbajti fjalen e rastit per Perkujtimin e Holokaustit.
Nje nga te ftuarit me te vecante ne konference ishte Z. Asher Salah – Bezalel Academy, Jerusalem i cili kishte pergatitur nje prezantim mbi rendesine e ‘Te menduarit ne retrospective’. Si nje studiues i njohur ne fushen e studimeve hebreje prezenca e tij ne kete koncerence hodhi drite ne aspekte te rendesishme te te mesuarit te historise.
Ishte vertete emocionuese te kishim prezent per ten dare me ne perjetimet e tyre femije te familjeve, qe priten ne shtepite e tyre ne shqiperi hebrenjte e debuar nga shtetet e tyre gjate luftes. Shume prej tyre i kishin ruajtur kontaktet me miqte e tyre te vjeter edhe ne ditet e sotme.
Ky eshte nje nga ato raste, qe na ben te ndjehemi krenar qe jemi Shqiptar se pikerisht atehere kur shume shtete te medha treguan fytyren e tyre me te keqe e me barbare, familjet shqiptare u rreshtuan ne krahun e duhur te historise.
Ky aktivitet u mbeshtet nga komuna e Milanos, e cila ka nje fokus te vecante ne edukimin e brezave te rinj dhe mbeshtetjen e grupeve te pa favorizuara social ekonomike. Prezent ne Tirane gjate aktivitetit ishte edhe Z. Silvio Tursi – FREE Representa
tive, President of ‘Tempo per L’Infanzia Coop Soc’, Milano i cili eshte arberesh. Punen me te madhe me te rinjte ne Milano e ben kolegu i tij Z. David Vezzoni. Ata organizojne cdo vit nje udhetim vertet mbreslenes ‘Treno della memoria’ i cili eshte nje udhetim disa ditor ne kampet e perqendrimit te cilat tani sherbejne si muze. Fotot jane nga eventi permbylles i projektit FREE – No future without remembrance ne Milano.

 

The post Ne jemi kujtese! appeared first on issh.al.

]]>
Nuk ka të ardhme pa kujtesë! https://issh.al/sq/2019/11/11/nuk-ka-te-ardhme-pa-kujtese/ Mon, 11 Nov 2019 18:05:03 +0000 http://issh.al/?p=1540 Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane dënon me forcë vendimin e kryetarit të komunës Predappio, i cili ka mohuar dhënien e  një kontributi prej 370 euro për pjesëmarrjen e dy studentëve në projektin “Auschwitz – Treni i Kujtesës” sepse për kryetarin e qendrës së djathtë Roberto Canali “ky tren shkon vetëm në një drejtim, që është vetëm drejt Auschwitzit”. Por çfarë kuptimi mund të ketë deklarata që, Treni i Kujtesës është i njëanshëm? A është shfarosja e gjashtë milion hebrenjve një qëndrim i një anshëm? Udhëtimi i Përkujtimit i organizuar cdo vit nën titullin ‘Treni i kujtesës’ ka bërë të […]

The post Nuk ka të ardhme pa kujtesë! appeared first on issh.al.

]]>
Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane dënon me forcë vendimin e kryetarit të komunës Predappio, i cili ka mohuar dhënien e  një kontributi prej 370 euro për pjesëmarrjen e dy studentëve në projektin “Auschwitz – Treni i Kujtesës” sepse për kryetarin e qendrës së djathtë Roberto Canali “ky tren shkon vetëm në një drejtim, që është vetëm drejt Auschwitzit”.

Por çfarë kuptimi mund të ketë deklarata që, Treni i Kujtesës është i njëanshëm? A është shfarosja e gjashtë milion hebrenjve një qëndrim i një anshëm?

Udhëtimi i Përkujtimit i organizuar cdo vit nën titullin ‘Treni i kujtesës’ ka bërë të mundur që, mijëra studentë të shohin, mësojnë dhe dëgjojnë nga fjalët e të mbijetuarve se çfarë ishte Auschwitz. Një parantezë e errët dhe e pashlyeshme e historisë evropiane. Një mësim kundër të gjitha formave të urrejtjes, diskriminimit dhe dhunës.

 

Të vizitosh kampin Auschwitz-Birkenau do të thotë të bëhesh dëshmitar i drejtpërdrejtë në faqen më të paqartë të shkruar nga njerëzimi në shekullin e kaluar.  Ai përfaqëson një udhëtim të nevojshëm për tu pajtuar me shumë pyetje, që kjo faqe i lë ende të hapura për të tashmen.

Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane ka mbeshtetur dhe do të vazhdojë të mbeshtes projektin e ‘Trenit të Kujtesës’ ku vjet për herë të parë u bë pjesë edhe Tirana duke marrë pjesë në vizitën në kampin Auschwitz-Birkenau e gjithashtu duke vizituar me pas në qytetin e Tiranës ish bunkierin atomik të shndëruarr në muze historik Bunk’art 1&2 se bashku me nxënës të gjimnazeve të Tiranës.

 

https://bologna.repubblica.it/cronaca/2019/11/08/news/_il_treno_della_memoria_e_di_parte_il_comune_di_predappio_nega_i_fondi_per_la_visita_ad_auschwitz-240579365/?refresh_ce

The post Nuk ka të ardhme pa kujtesë! appeared first on issh.al.

]]>
Fund Evazionit fiskal https://issh.al/sq/2017/12/02/fund-evazionit-fiskal/ Sat, 02 Dec 2017 09:45:43 +0000 http://issh.al/?p=1033 Më datë 1 Dhjetor 2017 organizatat rinore socialiste në botë janë bashkuar në një konferencë nderkombëtare për shtyp kundër padrejtësisë të zbuluar nga Paradise Papers, e cila ishte një tjetër provë se si më të pasurit e më të pasurve nuk paguajnë taksa. Eshtë e pamundur që këtij problemi ti jepet zgjidhje në mënyrë kombëtare. E vetmja mënyrë që të shmanget mos pagimi i taksave nga më të pasurit është nëpërmjet një bashkëpunimi ndërkombëtar. Kjo është një cështje solidariteti, është një cështje drejtësie. Pasi kur një i pasur i fsheh paratë në një shtet tjetër, këto janë lekë të munguara […]

The post Fund Evazionit fiskal appeared first on issh.al.

]]>
Më datë 1 Dhjetor 2017 organizatat rinore socialiste në botë janë bashkuar në një konferencë nderkombëtare për shtyp kundër padrejtësisë të zbuluar nga Paradise Papers, e cila ishte një tjetër provë se si më të pasurit e më të pasurve nuk paguajnë taksa. Eshtë e pamundur që këtij problemi ti jepet zgjidhje në mënyrë kombëtare. E vetmja mënyrë që të shmanget mos pagimi i taksave nga më të pasurit është nëpërmjet një bashkëpunimi ndërkombëtar. Kjo është një cështje solidariteti, është një cështje drejtësie. Pasi kur një i pasur i fsheh paratë në një shtet tjetër, këto janë lekë të munguara në investime për banorët e një shteti tjetër. Për këtë arsye lindi kjo fushatë ndërkombëtare kundra evazionit fiskal e nisur nga socialistët e rinj europian dhe që po përshkallëzohet në të gjitha shtetet e europës dhe të botës.

Internacionalja Socialiste e të Rinjve (IUSY) dhe të Rinjtë Socialist Europian (YES) kanë punuar për një kohë të gjatë për përgatitjen e kësaj fushate të përbashkët dhe për shpërndarjen e deklaratës së mëposhtme:

Fund Evazionit fiskal TANI – Kërkesat tona:

Fushata globale për drejtësinë fiskale!

Ne i bëjmë thirrje qeverive tona që t’i japin fund evazionit fiskal dhe shmangies së taksave duke ndryshuar së bashku strukturat dhe rregullat që e bëjnë të mundur! Kështu mund të arrijmë drejtësinë globale të taksave (global tax justice).

 

KËRKESAT GLOBALE (KËRKESAT KRYESORE TË FUSHATËS)

Shtrëngim dhe kontroll për të pasurit dhe kriminelet

 

1.Krijimi i një rregjistri global (financiar) të pasurisë!

Listimi i pasurive në nivel botëror dhe secilin person fizik që i zotëron ato, të koordinuar nga FMN dhe të mund të vlerësohet nga të gjitha autoritetet tatimore kombëtare.

 

2.Një taksë kapitale prej 2% që do të mbahet për të gjitha pasuritë e listuara, derisa të deklarohen.

Kjo do bëjë parajsat fiskale nëpër botë të padobishme!

 

3.Bëjini parajsat fiskale pjesëmarrëse!

Përdorni presion politik dhe ekonomik për t’i detyruar ata të ndryshojnë. Vendosini ndërshkime ndaj importeve dhe eksporteve të tyre në të njëjtën masë me dëmin negativ që këto biznese shkaktojnë.

PËR BIZNESET JO TË RREGULLTA NDËRKOMBËTARE

Askush nuk është mbi ligjin

  1. Transparenca – Raporte të detyrueshme në cdo shtet për aktivitetet e bizneseve në to.
  2. Taksim i përfitimeve globale

Kompanitë ndërkombëtare që i shmangen detyrimeve tatimore duke i spostuar përfitimet midis degëve të ndryshme duhët të konsiderohen një koorporatë e vetme, ashtu si dhe janë në të vërtetë. Përfitimi i tyre global duhet të taksohet sipas një formule që të përmbajë (forcën punëtore dhe të ardhurat, duke kufizuar Pronësinë Intelektuale si Marka, Patenta, në maksimum 5% të shpërndarjes .) Duke krijuar kushtet që këto koorporata të paguajnë taksat në vendet ku realisht krijojnë përfitimet.

 

Solidariteti Internacional – Vlera dhe forca jonë më e madhe

  1. Nje taks globale minimale 25% për koorporatat. Të gjithë mund të paguajnë taksa më të larta se kjo normë por asnjë nuk mund të paguajë më pak.
  2. Duhen mbyllur hapësirat ligjore që lejojnë evazion fiskal. Qeveritë duhet të shkruajnë ligje në favor të qytetarëve jo të koorporatave ndërkombëtare. Për 99% e popullsisë, jo për 1% të saj!

Kërkesat kombëtare.

  1. Mbrojtje ligjore për personat që denoncojnë apo japin informacion për veprime ilegale në kompani private apo institucione shtetetore.
  2. Bërja publike dhe diskriminimi i të gjithë atyre që bëjnë apo ndihmojnë evazionin fiskal.
  3. Ndalimi i cdo lloj  amnistie për ata që bëjnë evazion fiskal.
  4. Konfiskim i plotë i pasurisë së pa deklaruar.
  5. Pasoja të rënda ligjore (burg) për ata që bëjnë evazion fiskal.
  6. Pasoja të rënda ligjore për bankat dhe agjensitë e konsultimit që lehtësojnë evazionin fiskal dhe shmangien e pagimit të taksave.Penalitete të larta financiare për bankat dhe firmat dëri në heqje të licencës. Padi kriminale për bankierët dhe konsulentët e përfshirë në këto afera.
  7. Transparencë! Sa më shumë – aq më mirë, bërja publike e deklarimeve në organet tatimore.
  8.  Duhet një rregullim në legjislacionin kombëtar për të mbyllur të gjitha gropat ligjore që lejojnë evazionin fiskal. Duhet luftuar në nivel kombëtar shmangia e detyrimeve tatimore.
  9.  Rishpërndarja në ekonomi të mundësohet nëpërmjet rritjes së shkallës tatimore në mënyrë progresive për të ardhurat, kapitalin, apo pasurinë e trashëguar. (Sistem që përdoret në Austri. )
  10. Ulja e taksave për fuqinë punëtore, dhe produktet e shportës, që do të sjellin si efekt investime në edukim, kujdes shëndetësor dhe ulje të varfërisë.

#JoParajsaIme #FundEvazionitFiskal

#NotMyParadise #EndTaxEvasionNow

Më poshtë mund të gjeni linket e fushatave të disa prej organizatave pjesë të YES:

YES (Neil Warner, VP)

YES President

SJÖ Austria

DSU Denmark

Juso Switzerland (French)Juso Switzerland (German)

SJD – Die Falken Germany

Jusos in der SPD Germany

 

Joleza Koka, Drejtuese e Rrjetit të Studentëve , Socialistët e Rinj Europian YES

 

Ladi Hoxha, Ekonomist, Socialistët e Rinj Europian YES

The post Fund Evazionit fiskal appeared first on issh.al.

]]>