issh – issh.al https://issh.al issh.al Wed, 12 Jul 2023 11:21:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=5.4.15 https://issh.al/wp-content/uploads/2017/05/cropped-issh-1-32x32.jpg issh – issh.al https://issh.al 32 32 Akademia Politike – Prishtinë https://issh.al/sq/2023/07/12/akademia-politike-prishtine/ Wed, 12 Jul 2023 10:45:35 +0000 http://issh.al/?p=2740 Dita e dytë e Akademisë për Politika Publike & Sociale vazhdoi me ideologjitë politike ⬅️ 😀 ➡️ Sot, pedagogu i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës, Arlind Qori, trajtoi definicionet dhe shkollat historike të mendimit, të ideologjive politike, si (Neo)liberalizmi, Socializmi, Kapitalizmi, Komunizmi, Marksizmi, Socialdemokracia etj. Ai i bëri një trajtim të veçantë popullizmit; çka është, prej nga vjen dhe ku është dallimi mes popullizmit dhe ideologjisë. Pas kësaj, Leart Kola, drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe Humane në Tiranë dhe Adri Nurellari, kandidat për doktoratë në University College London në Britani të Madhe, diskutuan mbi të […]

The post Akademia Politike – Prishtinë appeared first on issh.al.

]]>

Dita e dytë e Akademisë për Politika Publike & Sociale vazhdoi me ideologjitë politike ⬅ 😀 ➡

Sot, pedagogu i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës, Arlind Qori, trajtoi definicionet dhe shkollat historike të mendimit, të ideologjive politike, si (Neo)liberalizmi, Socializmi, Kapitalizmi, Komunizmi, Marksizmi, Socialdemokracia etj. Ai i bëri një trajtim të veçantë popullizmit; çka është, prej nga vjen dhe ku është dallimi mes popullizmit dhe ideologjisë.

Pas kësaj, Leart Kola, drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe Humane në Tiranë dhe Adri Nurellari, kandidat për doktoratë në University College London në Britani të Madhe, diskutuan mbi të majtën dhe të djathtën në Ballkanin Perëndimor: historikun, përplasjet, pikat e përbashkëta; si dhe të ardhmen e partive politike në raport me profilin ideologjik.

Akademia mbështetet nga Olof Palme International Center, Community Development Fund – CDF dhe Ambasada Suedeze në Kosovë, Rockefeller Brothers Fund dhe Heinrich Boell Stiftung.

The post Akademia Politike – Prishtinë appeared first on issh.al.

]]>
Takim Konsultativ – Bordet e Qytetareve – Expertet https://issh.al/sq/2021/10/26/takim-konsultativ-bordet-e-qytetareve-expertet/ Tue, 26 Oct 2021 16:37:30 +0000 http://issh.al/?p=2498 Propozimi i politikave advokuese dhe lobuese në bashkëpunim me Bordet e Qytetarëve për institucionet shtetërore në nivelin vendor dhe nivelin qendror. Në këtë kuadër të projektit “Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës” të implementuar nga Institutit i Studimeve Sociale dhe Humane me mbështetjen e LëvizAlbania, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare, “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan”; Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë për të qenë pjesë e takimit konsultativ, jo vetëm për tu prezantuar me punën dhe gjetjet e deritanishme por edhe […]

The post Takim Konsultativ – Bordet e Qytetareve – Expertet appeared first on issh.al.

]]>
Propozimi i politikave advokuese dhe lobuese në bashkëpunim me Bordet e
Qytetarëve për institucionet shtetërore në nivelin vendor dhe nivelin qendror.

Në këtë kuadër të projektit “Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës” të implementuar nga Institutit i Studimeve Sociale dhe Humane me mbështetjen e LëvizAlbania, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare, “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan”;

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë për të qenë pjesë e takimit konsultativ, jo vetëm për tu prezantuar me punën dhe gjetjet e deritanishme por edhe për t’u konsultuar për propozimet e politikave advokuese dhe lobuese në nivel vendor dhe qendror.

29 Tetor 2021, 15:30
Destil Creativ Hub
Bulevardi Zogu I, Tiranë

 

Kliko këtu për tu regjistruar!

Agenda 29 Tetor 2021

 

The post Takim Konsultativ – Bordet e Qytetareve – Expertet appeared first on issh.al.

]]>
Qendra Sociale “Streha Tiranë” https://issh.al/sq/2020/04/30/qendra-sociale-streha-tirane/ Thu, 30 Apr 2020 14:41:57 +0000 http://issh.al/?p=1790 Lëvize shigjetën majtas dhe djathtas për të parë fotot para/pas  Qendra Sociale “Streha Tiranë” rindërtuar në objektin industrial te “Uzina e Traktoreve” me qëllim krijimin e një hapësire për trajtimin e të pastrehëve, është një projekt i mbikëqyrur nga Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane dhe kishte një periudhë 15 muaj zbatimi nga Bashkia e Tiranës me mbështetjen financiare të IADSA. Qëllimi kryesor i projektit është sigurojë strehim, ushqim dhe shërbime mbështetëse për të rriturit dhe të pastrehët për komunitetin e Tiranës. Projekti zbatoi aksione sistematike për fuqizimin psiko-social dhe mbështetjen për këtë kategori dhe më tej siguroi fuqizim psiko-social […]

The post Qendra Sociale “Streha Tiranë” appeared first on issh.al.

]]>
Lëvize shigjetën majtas dhe djathtas për të parë fotot para/pas 

Qendra Sociale “Streha Tiranë” rindërtuar në objektin industrial te “Uzina e Traktoreve” me qëllim krijimin e një hapësire për trajtimin e të pastrehëve, është një projekt i mbikëqyrur nga Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane dhe kishte një periudhë 15 muaj zbatimi nga Bashkia e Tiranës me mbështetjen financiare të IADSA.

Qëllimi kryesor i projektit është sigurojë strehim, ushqim dhe shërbime mbështetëse për të rriturit dhe të pastrehët për komunitetin e Tiranës. Projekti zbatoi aksione sistematike për fuqizimin psiko-social dhe mbështetjen për këtë kategori dhe më tej siguroi fuqizim psiko-social edhe për punonjësit socialë që mirëmbanin strehën sociale.

Bashkia Tiranë, nëpërmjet strukturave të saj, realizon dhe menaxhon shërbimin social për kategoritë në risk, duke siguruar që shërbimet e ofruara të jenë të përshtatshme, efektive, të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse. Nëpërmjet këtyre programeve sigurohet garantimi i të drejtave dhe standardeve të ndihmës e përkujdesit për individët dhe grupet në nevojë.

Vizioni i kësaj Qendre është mundësimi i një strehe emergjente për të pastrehët e identifikuar në situatë rruge në qytetin e Tiranës. Risia e kësaj Qendre, në dallim me administrimin e pesë qendrave të tjera sociale në varësi të Bashkisë Tiranë, është se do të shërbejë si një strehim funksional çdo ditë, ku target grupi i synuar do të mund të përfitojë paketën e shërbimeve të nevojës nga ora 20:00-8:00, dhe në raste kur shpallet emergjenca civile, kjo qendër do funksionojë 24 orë.


“Streha Tiranë” e cilësuar si “Strehë Emergjente”, e cila është ideuar për t’i ardhur në ndihmë personave të pastrehë të ndodhur në situatë rruge, në përmirësim të cilësisë së jetës së tyre. Qendra Sociale “Streha Tiranë” është e vendosur brenda në ambientet e ish-Uzinës së Autotraktorëve, aktualisht Uzina e Pjesëve të Ndërrimit për Automjete, Shkozë, ndodhur në zonën kadastrale 8170, në hartën me indeks M-N-20, Rruga “Ali Shefqeti”, brenda territorit të UPNA-së. Qendra ka sipërfaqe trualli 320 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 260 m2.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj e ka vizituar personalisht Qendra Sociale “Streha Tiranë” disa herë, sidomos gjatë dimrit, ku urgjencat kanë qenë më të shpeshta për shkak të temperaturave të ulëta dhe kushteve të vështira atmosferike.


Objektivat e Qendrës Sociale

1. Sigurimin e një ambjenti të sigurt dhe të përshatshëm jetese për personat që jetojnë në situatë rruge ose kanë nevojë për sistemin emergjent;
2. Zgjerim në aksesin për përfitimin nga paketa shërbimeve sociale;
3. Nxitje e zhvillimit të individit dhe aftësimit profesional dhe për jetën;
4. Sigurim i zbutjes së barrierave, gjithpërfshirjes dhe integrimit të personave me aftësi të kufizuar si pjesë e kontigjentit në situatë rruge, përmes programeve specifike të asistencës, orientimit e sigurimit të shërbimeve përkatëse;
5. Krijimi i një mjedisi të ngrohtë, sa më pranë kushteve familjare ku përfituesit në nevojë, të ndjehen të respektuar dhe të vlerësuar në dinjitetin dhe të drejtat e tyre;
6. Ofrimi i shërbimeve cilësore në përputhje me standardet e miratura dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së përfituesve.
7. Integrimi social i përfitueseve në jetën e komunitet;
8. Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar dhe donatorët për përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve të jetesës së përfituesve;
9. Nxitja e autonomisë, vetëveprimit dhe pjesëmarrjes së përfituesve në jetën e qendrës sociale dhe aktivitetet social-kulturore.

Shërbimet e ofruara

Qendra Sociale “Streha Tiranë” ofron:
 Akomodim i përkohshëm (fjetje) për personat e në situatë rruge dhe në raste emergjence;
 Sigurim i paketës së shërbimeve bazë: higjenë, ushqime, kujdes shëndetësor e psiko-social;
 Shërbime këshilluese, ndërmjetësuese lidhur me statusin civil, strehim social, punësimin dhe aspekte ligjore;
 Parandalim i braktisjes, institucionalizimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore;
 Integrimi i individëve me probleme sociale dhe të zhvillimit;
 Ofrimi i programeve të fuqizimit të individit dhe familjes;
 Sigurim i një mënyre jetese të shëndetshme e të pavarur për personat me aftësi të kufizuar.

Target – Grupet përfituese të shërbimeve

Prioritet kanë target grupet si më poshtë:
– Individë që jetojnë në situata të cënueshme, në situatë rruge, apo të pastrehë të përkohshëm, kontigjent ky vulnerabël.
– Familje që për shkak të emergjencës civile ndodhet në situatë rruge
– Çdo përfitues i cili vlerësohet nga DPSHS dhe Ekipi Multidisiplinar se duhet të frekuentojë qendrën sociale edhe nëse nuk është banor i qytetit të Tiranës.

Nëse shihni të pastrehë në rrugë, lutemi të lajmëroni në numrin e emergjencave:
Tel: 129
ose në numrin e gjelbër të Bashkisë Tiranë
Tel: 08000888

Lëvize shigjetën majtas dhe djathtas për të parë fotot para/pas 
Lëvize shigjetën majtas dhe djathtas për të parë fotot para/pas 

The post Qendra Sociale “Streha Tiranë” appeared first on issh.al.

]]>
Të gjithë artikujt e lemondediplomatique.al pa pagesë https://issh.al/sq/2020/04/13/1699/ Mon, 13 Apr 2020 11:15:16 +0000 http://issh.al/?p=1699 Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” nga Prishtina, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Sociale dhe Humane nga Tirana, mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) në Kosovë në sajë të një pune disa mujore sjell për publikun shqipfolës për herë të parë Le Monde Diplomatique – Shqip. Ky është botimi i licencuar në gjuhën shqipe i mujores së njohur franceze Le Monde Diplomatique. Themeluar në Shtator 2019, Le Monde Diplomatique – Shqip i është bashkuar dhjetëra botimeve ekzistuese ndërkombëtare në gjuhën angleze, gjermane, italiane, japoneze, turke, arabe e deri në gjuhën perse, kurde, farsi, esperanto etj. Shqipërimi i Le Monde Diplomatique në hapësirën shqipfolëse është përpjekje për […]

The post Të gjithë artikujt e lemondediplomatique.al pa pagesë appeared first on issh.al.

]]>
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” nga Prishtina, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Sociale dhe Humane nga Tirana, mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) në Kosovë në sajë të një pune disa mujore sjell për publikun shqipfolës për herë të parë Le Monde Diplomatique – Shqip. Ky është botimi i licencuar në gjuhën shqipe i mujores së njohur franceze Le Monde Diplomatique. Themeluar në Shtator 2019, Le Monde Diplomatique – Shqip i është bashkuar dhjetëra botimeve ekzistuese ndërkombëtare në gjuhën angleze, gjermane, italiane, japoneze, turke, arabe e deri në gjuhën perse, kurde, farsi, esperanto etj.

Shqipërimi i Le Monde Diplomatique në hapësirën shqipfolëse është përpjekje për më shumë kohezion shoqëror, në kohën e globalizimit dhe në zemër të modernitetit numerik përmes artikujve, reportazheve, komenteve dhe analizave nga e tërë bota dhe rajoni.

Për shkak të pandemisë globale Covid-19, stafi i Le Monde Diplomatique – Shqip ka vendosur ti vij në ndihmë publikut duke i ofruar të gjithë artikujt e arkivës së gazetës si edhe botimin e muajit Mars pa pagesë.

Tematikat kryesore në këtë numër të muajit Mars do të jenë mbi pasojat e pandemisë globale Covid-19, efektet ekonomike të izolimit si dhe zhvillimet politike në Kosovë, rajon dhe botë.

Ju ftojmë të shfletoni online versionin në shqip të së përmuajshmes Le Monde Diplomatique dhe të na ndiqni në rrjetet sociale!

Web ? lemondediplomatique.al

Facebook:  LeMondeDiplomatiqueShqip

Twitter:  @LMdiplo_Albania

Instagram: lmdiplo_albania

#LMdiploAlbania #LMDshqip

 

 

 

The post Të gjithë artikujt e lemondediplomatique.al pa pagesë appeared first on issh.al.

]]>
Nuk ka të ardhme pa kujtesë! https://issh.al/sq/2019/11/11/nuk-ka-te-ardhme-pa-kujtese/ Mon, 11 Nov 2019 18:05:03 +0000 http://issh.al/?p=1540 Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane dënon me forcë vendimin e kryetarit të komunës Predappio, i cili ka mohuar dhënien e  një kontributi prej 370 euro për pjesëmarrjen e dy studentëve në projektin “Auschwitz – Treni i Kujtesës” sepse për kryetarin e qendrës së djathtë Roberto Canali “ky tren shkon vetëm në një drejtim, që është vetëm drejt Auschwitzit”. Por çfarë kuptimi mund të ketë deklarata që, Treni i Kujtesës është i njëanshëm? A është shfarosja e gjashtë milion hebrenjve një qëndrim i një anshëm? Udhëtimi i Përkujtimit i organizuar cdo vit nën titullin ‘Treni i kujtesës’ ka bërë të […]

The post Nuk ka të ardhme pa kujtesë! appeared first on issh.al.

]]>
Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane dënon me forcë vendimin e kryetarit të komunës Predappio, i cili ka mohuar dhënien e  një kontributi prej 370 euro për pjesëmarrjen e dy studentëve në projektin “Auschwitz – Treni i Kujtesës” sepse për kryetarin e qendrës së djathtë Roberto Canali “ky tren shkon vetëm në një drejtim, që është vetëm drejt Auschwitzit”.

Por çfarë kuptimi mund të ketë deklarata që, Treni i Kujtesës është i njëanshëm? A është shfarosja e gjashtë milion hebrenjve një qëndrim i një anshëm?

Udhëtimi i Përkujtimit i organizuar cdo vit nën titullin ‘Treni i kujtesës’ ka bërë të mundur që, mijëra studentë të shohin, mësojnë dhe dëgjojnë nga fjalët e të mbijetuarve se çfarë ishte Auschwitz. Një parantezë e errët dhe e pashlyeshme e historisë evropiane. Një mësim kundër të gjitha formave të urrejtjes, diskriminimit dhe dhunës.

 

Të vizitosh kampin Auschwitz-Birkenau do të thotë të bëhesh dëshmitar i drejtpërdrejtë në faqen më të paqartë të shkruar nga njerëzimi në shekullin e kaluar.  Ai përfaqëson një udhëtim të nevojshëm për tu pajtuar me shumë pyetje, që kjo faqe i lë ende të hapura për të tashmen.

Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane ka mbeshtetur dhe do të vazhdojë të mbeshtes projektin e ‘Trenit të Kujtesës’ ku vjet për herë të parë u bë pjesë edhe Tirana duke marrë pjesë në vizitën në kampin Auschwitz-Birkenau e gjithashtu duke vizituar me pas në qytetin e Tiranës ish bunkierin atomik të shndëruarr në muze historik Bunk’art 1&2 se bashku me nxënës të gjimnazeve të Tiranës.

 

https://bologna.repubblica.it/cronaca/2019/11/08/news/_il_treno_della_memoria_e_di_parte_il_comune_di_predappio_nega_i_fondi_per_la_visita_ad_auschwitz-240579365/?refresh_ce

The post Nuk ka të ardhme pa kujtesë! appeared first on issh.al.

]]>
Thirrje per aplikim https://issh.al/sq/2019/10/29/thirrje-per-aplikim/ Tue, 29 Oct 2019 16:48:24 +0000 http://issh.al/?p=1499 A jeni te interesuar te perfshiheni ne procesin e ndertimit te nje zhvillimi te qendrueshem ekonomik permes turizmit ne Shqiperi? Atehere, mos e humbisni rastin dhe aplikoni per Shkollen nje javore qe do te zhvillohet ne Sarande, nga 1- 5 Mars 2020. Afati i aplikimit eshte 30 Dhjetor 2019. Apliko : Kliko Ketu!   Informacion mbi aplikimin Shqiperia, prej disa vitesh eshte duke i fokusuar energjit e saj ne zhvillimin e turizmit. Pozicioni i saj gjeografik dhe larmishmeria e relievit e ben Shqiperine nje vend te lakmueshem per turistet e huaj. Turizmi eshte nje pike e rendesishme strategjike e kesaj qeverie. […]

The post Thirrje per aplikim appeared first on issh.al.

]]>
A jeni te interesuar te perfshiheni ne procesin e ndertimit te nje zhvillimi te qendrueshem ekonomik permes turizmit ne Shqiperi?

Atehere, mos e humbisni rastin dhe aplikoni per Shkollen nje javore qe do te zhvillohet ne Sarande, nga 1- 5 Mars 2020.

Afati i aplikimit eshte 30 Dhjetor 2019.

Apliko : Kliko Ketu!

 

Informacion mbi aplikimin

Shqiperia, prej disa vitesh eshte duke i fokusuar energjit e saj ne zhvillimin e turizmit. Pozicioni i saj gjeografik dhe larmishmeria e relievit e ben Shqiperine nje vend te lakmueshem per turistet e huaj. Turizmi eshte nje pike e rendesishme strategjike e kesaj qeverie. Te dhenat e buxhetit tregojne, qe 1-1.5 miliard jane te hyra ne buxhet vetem nga industria e turizmit dhe 5% e punesimit ne vend vjen pikerisht nga kjo industri edhe pse me nje histori te shkurter ne krahasim me fqinjet tane, turizmi eshte nje realitet ekonomik jo vetem per buxhetin e shtetit por dhe per te ardhurat e familjeve shqiptare.

Qellimi kryesor i projektit eshte te mundesoje nje platforme kombetare studentore per te mbledhur ide kreative nga te rinjte ne fushen e turizmit dhe te krijohen vende te reja te punes, te angazhohen te rinjte ne politikat ekonomike te turizmit. Qasja ne tregun e punes ne fushen e turizmit dhe kualiteti i punes (orari dhe pagat) per te rinjte mund te permiresohet permes ofrimit te ideve kreative ne zgjidhjen e problemeve te qasjes nga te rinjte ne kete sektor. Nje tjeter qellim i projektit eshte t’u mundesoje hapesire te rinjve ne nje seri diskutimesh, qe te shprehin nevojat e tyre dhe idete e tyre, qe me pas do i transmetojne perfaqesuesve shteterore dhe donatoreve si plane biznesi.

Projekti dhe qellimet e tij nderlidhen direkt me problemet, qe hasen sot ne Shqiperi ne kete sektor, specifikisht te fusha prioritare si Rinia. Investim dhe garanci per te ardhmen evropiane te vendit, lidhet me fuqizimin e kapaciteteve per sipermarrje ne fushat e ndryshme te zhvillimit (promovimi i produkteve vendase, zhvillimi i turizmit rural dhe urban, historike, kulturore, etnografike, folklorike, etj.)

Objektivat specifike te projektit jane:

– Analize e statusit aktual te mundesive te qasjes ne tregun e punes per te rinjte ne sektorin e turizmit;

– Rekomandime per reformim te praktikave te tanishme ne qasjen ne tregun e punes per te rinjte ne turizem;

– Mundesimi i forumeve te diskutimit per te rinjte rreth nevojave te tyre, perceptimeve te tyre per tregun e punes ne sektorin e turizmit, dhe idete e tyre per kete sektor;

– Ofrimi i nje platforme online kombetare per te rinj per te ndare idete e tyre per sektorin e turizmit;

Programi perfshin 3 faza kryesore

Faza 1

Te rinj te moshes 20-35 vjec do te aplikojne duke propozuar nepermjet nje eseje idene e tyre mbi menyrat e promovimit te turizmit ne nje audience ndekombetare. Fokusi i esese duhet te jene ne pershkrimin e koncept idese qe do te realizohet e mbi te gjitha ne cilat kategori do te mbeshtetej per te promovuar Shqiperine.

Faza e 2

15 aplikues, qe do te perzgjidhen te marrin pjese ne shkollen verore ne muajin Mars ne qytetin e Sarandes. Shkolla verore do te mundesoje aftesimin e pjesemarresve ne tre fusha kryesore; shkrim dhe prezantim projekti, prodhim dhe perpunim materialesh audio vizuale, perdorim te rrjeteve sociale ne sherbim te projket idese. Keto ushtrime do te zhvillohen ne sherbim te idese se propozuar nga aplikuesit.

Faza 3

Pas perfundimit te shkolles nje javore 15 pjesemarresit do te ftohen te prezantojne idete e tyre ne nje konference te perbashket. Ne kete konference do te ftohen te jene te pranishem institucione shteterore dhe biznese private te huaja e shqiptare me qellim krijimin e kushteve per nderlidhjen e financuesve potencial me idete e propozuara.

Kush mund të aplikoje?

  • Te rinj te moshes 20-35 vjec
  • Studente apo te sapo diplomuar
  • Artiste
  • Studiuesit e rinj dhe perfaqesues te organizatave jo-fitimprurese;
  • Gazetare dhe perfaqesues te medias;
  • Perfaqesues nga komuniteti i biznesit dhe grupe te tjera interesi;
  • Te papune

Ka vetem 15 vende ne dispozicionTe gjithe pjesemarresit do te marrin nje çertifikate pjesemarrjeje pas perfundimit te suksesshem te shkolles verore.*

Afati i fundit per dergimin e aplikimit: 30 Dhjetor 2019

*Pjesemarresit do te pajisen me çertfikate vetem ne qofte se do te marrin pjese ne te gjitha ditet dhe sesionet e shkolles.

Ne rast paqartesie apo informacioni te metejshem nga kontaktoni ne info@issh.al

 

Apliko : Kliko Ketu!

The post Thirrje per aplikim appeared first on issh.al.

]]>
Tryezë diskutimi në qytetin e Peshkopisë https://issh.al/sq/2019/05/27/takimi-i-fazes-se-pare-ne-peshkopi-usaid/ Mon, 27 May 2019 11:48:22 +0000 http://issh.al/?p=1291 U zhvillua më datë 17 Dhjetor në ambjentet e Bibliotekës së Qytetit në Peshkopi,tryeza për diskutimin e Projektit me temë “Përmirësimi i politikave të qeverisjes lokale nëpërmjet pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve. Ky prezantim ka si synim tё informojë aktorët kryesorë në nivel lokal si dhe grupe të tjera interesi mbi qëllimet e këtij projekti dhe dobitë që mund ti sjelli komunitetit të zonës. Grupet e synuara për propozimin e ngritjes së mekanizmave pjesëmarrëse të qytetarëve në vendimmarrje dhe proceset e politikave në nivel lokal janë si në vijim: (1) qytetarë nevojat e të cilëve do të përfaqësohen në proceset vendimmarrëse […]

The post Tryezë diskutimi në qytetin e Peshkopisë appeared first on issh.al.

]]>

U zhvillua më datë 17 Dhjetor në ambjentet e Bibliotekës së Qytetit në Peshkopi,tryeza për diskutimin e Projektit me temë “Përmirësimi i politikave të qeverisjes lokale nëpërmjet pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve.

Ky prezantim ka si synim tё informojë aktorët kryesorë në nivel lokal si dhe grupe të tjera interesi mbi qëllimet e këtij projekti dhe dobitë që mund ti sjelli komunitetit të zonës.

Grupet e synuara për propozimin e ngritjes së mekanizmave pjesëmarrëse të qytetarëve në vendimmarrje dhe proceset e politikave në nivel lokal janë si në vijim:
(1) qytetarë nevojat e të cilëve do të përfaqësohen në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, me një fokus të veçantë tek fëmijët dhe gratë.
(2) përfaqësues të administratës lokale, me qëllim rritjen e kapaciteteve, të cilat do të çojnë në një performancë më të mirë e rrjedhimisht në qeverisje më të mirë.

The post Tryezë diskutimi në qytetin e Peshkopisë appeared first on issh.al.

]]>
Takimi i fazës së dytë në Korçë-USAID https://issh.al/sq/2019/05/27/takimi-i-fazes-se-dyte-ne-korce-usaid/ Mon, 27 May 2019 11:04:44 +0000 http://issh.al/?p=1263 U zhvillua më datë 18 Mars, në Korçë,tryeza për diskutimin e gjetjeve të deritanishme të projektit. Temat e propozuara u bazuan mbi rezultatet e dala në qytetin e Korçës të cilat ishin: 1. Planifikimi i politikave për informim lidhur me zhvillimin bujqësor të zonës. 2. Zhvillim i modeleve bashkëpunuese për të përmirësuar shërbimet në arsim dhe shëndetësi. Ky ishte takimi i fazës së dytë konsultative me ekspertet. Deri në fazën e dytë janë zhvilluar takimet, intervistat dhe fokus grupet në 5 Bashkitë e vendit,përkatësisht: Tiranë, Sarandë, Korçë, Dibër dhe Lezhë. Qëllimi i projektit: Të përmirësojë hartimin e politikave nëpërmjet qeverisjes […]

The post Takimi i fazës së dytë në Korçë-USAID appeared first on issh.al.

]]>

U zhvillua më datë 18 Mars, në Korçë,tryeza për diskutimin e gjetjeve të deritanishme të projektit. Temat e propozuara u bazuan mbi rezultatet e dala në qytetin e Korçës të cilat ishin:
1. Planifikimi i politikave për informim lidhur me zhvillimin bujqësor të zonës.
2. Zhvillim i modeleve bashkëpunuese për të përmirësuar shërbimet në arsim dhe shëndetësi.

Ky ishte takimi i fazës së dytë konsultative me ekspertet.
Deri në fazën e dytë janë zhvilluar takimet, intervistat dhe fokus grupet në 5 Bashkitë e vendit,përkatësisht: Tiranë, Sarandë, Korçë, Dibër dhe Lezhë.

Qëllimi i projektit: Të përmirësojë hartimin e politikave nëpërmjet qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjes demokratike në nivel lokal për t’i shërbyer më mirë nevojave të qytetarëve.

The post Takimi i fazës së dytë në Korçë-USAID appeared first on issh.al.

]]>
Diskutim për ri-organizimin sezonal institucional në Sarandë https://issh.al/sq/2019/05/27/takimi-i-fazes-se-dyte-ne-sarande-usaid/ Mon, 27 May 2019 10:35:07 +0000 http://issh.al/?p=1254 U zhvillua më datë 29 Mars, në Sarandë ,tryeza për diskutimin e gjetjeve të deritanishme të projektit. Temat e propozuara u bazuan mbi rezultatet e dala në qytetin e Sarandës të cilat ishin: 1. Plan për ri-organizimin sezonal institucional për nevojat e turizmit në Sarandë. 2. Zhvillimi i strategjisë për industritë kreative turistike sezonale në Sarandë. Ky ishte takimi i fazës së dytë konsultative me ekspertet. Deri në fazën e dytë janë zhvilluar takimet, intervistat dhe fokus grupet në 5 Bashkitë e vendit,përkatësisht: Tiranë, Sarandë, Korçë, Dibër dhe Lezhë. Qëllimi i projektit: Të përmirësojë hartimin e politikave nëpërmjet qeverisjes së […]

The post Diskutim për ri-organizimin sezonal institucional në Sarandë appeared first on issh.al.

]]>

U zhvillua më datë 29 Mars, në Sarandë ,tryeza për diskutimin e gjetjeve të deritanishme të projektit.
Temat e propozuara u bazuan mbi rezultatet e dala në qytetin e Sarandës të cilat ishin:
1. Plan për ri-organizimin sezonal institucional për nevojat e turizmit në Sarandë.
2. Zhvillimi i strategjisë për industritë kreative turistike sezonale në Sarandë.

Ky ishte takimi i fazës së dytë konsultative me ekspertet. Deri në fazën e dytë janë zhvilluar takimet, intervistat dhe fokus grupet në 5 Bashkitë e vendit,përkatësisht: Tiranë, Sarandë, Korçë, Dibër dhe Lezhë.

Qëllimi i projektit: Të përmirësojë hartimin e politikave nëpërmjet qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjes demokratike në nivel lokal për t’i shërbyer më mirë nevojave të qytetarëve.

The post Diskutim për ri-organizimin sezonal institucional në Sarandë appeared first on issh.al.

]]>
Takimi i fazës së dytë në Tiranë-USAID https://issh.al/sq/2019/05/27/takimi-i-fazes-se-dyte-ne-tirane-usaid/ Mon, 27 May 2019 10:04:37 +0000 http://issh.al/?p=1243 U zhviIlua më datë 20 Mars, pranë Hotel Tirana,tryeza për diskutimin e gjetjeve të deritanishme të projektit. Temat e propozuara u bazuan mbi rezultatet e dala në qytetin e Tiranës, të cilat ishin: 1. Plan për decentralizimin e vendimarrjes përmes këshillave informal në njësi administrative që përfaqesojnë interesat e qytetarëve 2. Zhvillimi dhe rritja e numrit të përdoruesve të sistemit online si garanci për pjesmarrjen demokratike. Ky ishte takimi i fazës së dytë konsultative me ekspertet. Deri në fazën e dytë janë zhvilluar takimet, intervistat dhe fokus grupet në 5 Bashkitë e vendit,përkatësisht: Tiranë, Sarandë, Korçë, Dibër dhe Lezhë. Qëllimi […]

The post Takimi i fazës së dytë në Tiranë-USAID appeared first on issh.al.

]]>

U zhviIlua më datë 20 Mars, pranë Hotel Tirana,tryeza për diskutimin e gjetjeve të deritanishme të projektit. Temat e propozuara u bazuan mbi rezultatet e dala në qytetin e Tiranës, të cilat ishin:
1. Plan për decentralizimin e vendimarrjes përmes këshillave informal në njësi administrative që përfaqesojnë interesat e qytetarëve
2. Zhvillimi dhe rritja e numrit të përdoruesve të sistemit online si garanci për pjesmarrjen demokratike.

Ky ishte takimi i fazës së dytë konsultative me ekspertet. Deri në fazën e dytë janë zhvilluar takimet, intervistat dhe fokus grupet në 5 Bashkitë e vendit,përkatësisht: Tiranë, Sarandë, Korçë, Dibër dhe Lezhë.

Qëllimi i projektit: Të përmirësojë hartimin e politikave nëpërmjet qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjes demokratike në nivel lokal për t’i shërbyer më mirë nevojave të qytetarëve.

The post Takimi i fazës së dytë në Tiranë-USAID appeared first on issh.al.

]]>