PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR

Përmirësimi i politikave lokale të qeverisjes, nëpërmjet pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve

Studimi me titull “Përshpejtim i zhvillimit dhe bashkëpunimit qytetar” realizuar nga Instituti i Studimeve Shoqërore me përkrahjen e USAID dhe me bashkëpunimin e shumë ekspertëve në nivel kombëtar dhe lokal, është ndër të vetmit publikime të këtij lloji i realizuar në Shqipëri, që analizon indikatorët zhvillimor dhe tërësor të reformës territoriale në bashkitë e Tiranës, Lezhës, Sarandës, Peshkopisë, dhe Korçës me qëllim që të mundësojë një pasqyrë më të qartë se si dallimet gjeografike, ekonomike dhe demografike ndikojnë në kushtet për demokracinë lokale dhe pjesëmarrjen qytetarëve. Gjetjet e studimit janë mjaft interesante dhe na japin një pasqyrë të gjerë, që të mund te dalim ne konkluzione dhe rekomandime për përmirësimin e politikave lokale në shërbim të qytetarëve. Për më tepër detaje ju ftojmë të shfletoni versionin elektorinik të botimit.

Rekomandime për përshpejtimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit qytetar

Studimi i mësipërm i publikuar në Dhjetor 2019 synon të nxisë debatin mbi: nevojat, kufizimet dhe kapacitet për ushtrimin e një proçesi përfshirës dhe pjesëmarrës të vendimmarrjes së qytetarëve dhe administratës në nivel lokal; modelet e duhura për praktikat e demokracisë lokale, duke angazhuar qytetarët dhe rritur ndërgjegjësimin e tyre; gjenerimin e  proçeseve bashkëpunuese me faktorët politik në nivel lokal, si dhe transparencë në llogaridhënie nga ana e njësive të qeverisjes vendore; asistencën ndaj institucioneve shtetërore në zbatimin e objektivave për reformën territorial; ndikimin në debatet publike mbi reformën territoriale, decentralizimin dhe demokratizimin në përputhje me objektivat. Për më tepër detaje ju ftojmë të shfletoni versionin elektorinik të botimit.

Shpërnda në rrjetet sociale

Nëse dëshironi të informoheni mbi publikime të ardhshme nga Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane mund të plotësoni adresën tuaj të e-mailit më poshtë:

Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane