Takimin konsultativ mbi projektin Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës
Ditën e djeshme zhvilluam takimin konsultativ me Bordet Qytetare, me profesionistë të fushës dhe banorë të qytetit të Tiranës, në kuadër të projektit “Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës”. Sëbashku me të ftuarit dhe pjesëmarrësit në takim diskutuam mbi gjetjet e deritanishme të hulumtimit të kryer. 📝📊
Te ftuarit Znj. @Adelina Farrici dhe Znj. Romina Kuko na dhanë një qasje mbi ndikimin e ‘’Reformës Administrativo – Territoriale’’ si dhe qasjen e majtë në lidhje me qëndrueshmërinë dhe avancimin e Reformës në Qeverisjen Vendore.
Diskutuam gjetjet më interesante si dhe morëm rekomandime për finalizimin e studimit.📚
Ky projekt po zbatohet me mbështetjen dhe financimin e Lëviz Albania, projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC🇨🇭 nga konsorciumi i tre organizatave🇦🇱 Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine, Partners Albania for Change and Development dhe Co-PLAN Institute for Habitat Development
.
.
.
#lëvizperkomunitetintënd #lëvizperdemokracinëvendore #lëvizalbania #issh #partnersalbania #coplan #osfa #shërbimepublike #hartëzim #distancat #lobim #advokim #analizë #vizibilitet #thirrja7 #vullnetarizëm
Leviz Albania