Kërkesa e Kryqit të Kuq dhe Lidhjes së Kombeve
Lufta e Spanjës e viteve 1936-1939, përpos një konflikt midis dy kampeve, ishte gjithashtu një emergjencë humanitare për kohën. Lidhja e Kombeve dhe Kryqi i Kuq me seli në Gjenevë, Zvicër u angazhuan menjëherë për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve dhe popullatës së prekur në frontin e luftës. Në këtë shkresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë Shqiptare, bëhet me dije kërkesa e Komunitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për kontribut financiar për të lënduarit e luftës, sepse çdo shtet nënshkrues i Konvetës së Gjenevës detyrohej që të kontribonte për buxhetin e përbashkët të Kryqit të Kuq.