Fotografi e vullnetarëve shqiptarë në Luftën e Spanjës
Imazhi më i njohur i vullnetarëve shqiptarë në luftën e Spanjës (1936) që u rradhitën si ushtarakë në radhët e Brigadave Internacionale vjen përmes kësaj fotografie. Në këtë fotografi janë paraqitur: Petro Marko, Skënder Luarasi, Emrush Myftari; dhe poshtë Mehmet Shehu dhe Iljaz Pashaj.
Më 1936 alenca e quajtur Fronti Popullor, i përbërë nga socialistët, republikanët dhe komunistët, fituan zgjedhjet në Spanjë, por këtyre iu vu përballë grupi i djathtë i quajtur “Fallanga Spanjolle” me në krye gjeneralin Franko. Franko u nis nga Afrika Veriore me një numër të madh ushtarësh për të përmbysur qeverinë majtiste të Spanjës dhe kështu filloi një konflikt ku u përfshinë më shumë se 50 vende të botës, të cilët u nisën në Spanjë, duke përfshirë edhe vullnetarë shqiptarë. Lufta u zhvillua midis muajit korrik të 1936 dhe prill 1939 dhe përfundoi me humbjen e çështjes republikane, e ndjekur më pas nga diktatura e Francisko Frankos.