Qarkore e vitit 1938 për Luftën e Spanjës
Qarkore e vitit 1938 e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë Shqiptare, dërguar për Ministrinë e Punëve të Brendshme ku vihej në dukje përhapja e filmave të cilat përhapnin idetë komuniste dhe nxitjen e të rinjve për të marrë pjesë në mbrojtjen e republikës në Luftën e Spanjës. Shkresa përcjell listën e filmave të ndaluar në çdo prefekturë të Mbretërisë së Shqipërisë me qëllim që të mos bliheshin dhe të shiheshin nga të rinjtë.