THIRRJE PËR APLIKIM – YOUTH CHANNEL
Thirrje për Aplikim!
Youth Channel prodhon media kritike, që paraqesin analiza të thelluara të çështjeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Tiranë, Korçë dhe Sarandë dhe siguron hapësirë për mendim dhe veprim.
Ti mund të jesh një nga rrëfyesit e historive, përpilimit të programacionit, që të krijojë një narrative gjithëpërfshirëse të qytetit duke ofruar një alternativë ndaj historive, që mund të gjenden në përditshmëri në mediat mainstream.
Kjo thirrje i drejtohet të rinjve nga 14-19 vjeç, që janë lider aktiv të komunitetit, besojnë tek mendimi kritik dhe dëshirojnë të bashkojnë përpjekjet për ndryshim.
Qëllimi i Youth Channel është të prodhojë media që lidhen me aktualitetin, por që në qendër të procesit të punës kanë komunitetin, mendimin kritik dhe çështjet e rinisë.
Audienca e synuar janë të rinjtë e moshave 14-19 vjeç në të gjithë hapësirat shqip-folëse.
Kjo thirrje për aplikim ka për qëllim, që të përzgjedhë të rinj të moshave 14-19 vjeç, të cilët do të bëhen pjesë e Youth Channel.
Pas plotësimit të aplikimit, të rinjtë e përzgjedhur do të marrin pjesë në një takim prezantues online në bazë të zonës së tyre të rezidencës (Tiranë – Korçë – Sarandë).
Në fazën e dytë të rinjve do ju ofrohet trajnim në:
– video produksion
– gazetari digitale
– web development
Do t’iu jepet mundësia, që gjatë kohëzgjatjes së projektit të prodhoni media mbi çështje të rëndësishme të rinisë, që cilat prodhojnë drejtësi sociale dhe rrisin mundësinë e informimit për bashkëmoshatarët e tjerë.
Workshop-et dhe trajnimet do të zhvillohen në gjuhën shqipe.
Për pjesëmarrësit që do të ndjekin të gjitha aktivitetet do të pajisen me çertefikatë pjesëmarrje.
Për më shumë vizitoni faqen tonë :
Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane
Për informacione ose pyetje të mëtejshme mos hezitoni të na kontaktoni në adresën tonë në email: info@issh.al
Apliko tani!
https://forms.gle/DVwq2Jdun7Dy5seR8
Afati i aplikimit: 16 Shtator 2021
Ky projekt po zbatohet me përkrahjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.