Takim me psikologët e shkollave të mesme dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Në kuadër të programit të parandalimit të krimit të fshehur në komunitet dhe bashkëpunimit polici – njësi administrative mundësuar nga SCPA Programme, Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane zhvilloi në Qendrën Multifunskionale TEN, më datë 8 tetor 2020 një takim me 20 psikologë të gjimnazeve të Tiranës dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë, Joleza Koka, Maura Linadi dhe Glindxhet Madhi.
Në fillimin e takimit u theksua nga Joleza Koka rëndësia e projektit SCPA të suportuar nga Suedia mbi policimin në komunitet dhe parandalimin e krimit të fshehur për të avancuar çështjet që prekin komunitetin, rolin e institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe psikologëve.
Psikologët e pranishëm në takim trajtuan çështjet e presionit psikologjik që përballen fëmijët gjatë qëndrimit në shkollë si pasojë e akteve të bullizmi dhe bullizmit online, rolin e Komisariatit të Policisë në konfliktet mes nxënësve, raportimet në Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, dhuna në familje etj.
Në mbyllje të takimit anëtarët e Këshillit Bashkiak të pranishëm morën iniciativën që propozimet e nxjerra nga ky takim të përfshihen në buxhetin e vitit të ardhshëm të Tiranës që do të miratohen në dhjetor të këtij viti.
Zgjidhjet që u propozuan nga takimi:
- Ligji i Bullizmit të menaxhohet në mënyrë të moderuar nga policia në bashkëpunim me psikologët.
- Caktimi i psikologëve në komisariate kur shoqërohen të miturit.
- Të rritet buxheti i qerasë së strehimit për familjet në raste të dhunës.
- Të hapen më tepër qendra strehimi për të dhunuarit dhe qendra rehabilitimi për të alkoolizuarit.
- Rritja e komunikimit mes shkollave, policisë dhe Njësinë Administrative.
- Duhet të ketë një program anti-Bullizmi, të ketë një ekip, fushatë sensibilizimi, orë edukative dhe sistem raportimi.
- Trajnime dhe seanca këshillimi rritje aftësimi përballje për nxënësit.
- Database qendrore e ankesave që vijnë nga psikologët.
- Shtim të stafit në Grupi Teknik Ndërdisiplinor dhe Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve.