Aksioni Rinor për Bashkimin Evropian
Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane zhvilloi në hapësirat e Dajti Park më datë 13-14 qershor trajnimin e titulluar Aksioni Rinor për Bashkimin Evropian, program ky i mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, i cili fokusohet në modelin e aktivizmit rinor dhe implementimin e projekteve me impakt në shoqërinë shqiptare.
Në trajnim morën pjesë studentë të përzgjedhur nga mbi 150 aplikantë nga e gjithë Shqipëria, ku gjatë gjithë kohës së trajnimit u respektua me përpikmëri protokolli Anti-COVID, distancat sociale, kushtet higjenike, aplikimi i dezifektantëve, perdorimi i maskave dhe dorezave etj.
Fjala e mirëseardhjes u mbajt nga Leart Kola, Drejtor Ekzekutiv i ISSH i cili theksoi rëndësinë e këtij programi në përgatitjen e një ekipi të rinjsh, të cilët do të aftësohen në krijimin e një platforme projektesh mbi problematikat që shoqërojnë të rinjtë në Shqipëri.
Moduli u përgatit fal punës së ekspertëve Maura Linadi, Verdi Norja, Rezart Struga dhe Resul Resulaj.
Moduli u zhvillua nga trajner Artan Sadiku PhD, i cili ka një eksperiencë të gjatë si trajnues në rajon dhe u ndal në tematikat:
• Parakushtet dhe analiza paraprake e organizimit;
• Krijimi i strategjisë së manifestimit të problemit;
• Hartimi i mesazhit dhe pema e problemeve;
• Punë në grup;
• Prezantime të grupeve;
Interesimi i të rinjve ishte mbresëlënës, i shfaqur në trajtimin e hollë dhe analitik të problematikave rinore të arsimit, çëshjeve sociale dhe mentalitetit të shoqërisë, si dhe ofrimi i draft-projekteve të ndyshme për zgjidhje.
Java e dytë e trajnimit u zhvillua më datat 20-21 qeshor, pjesëmarrësit të ndarë në grupe përgatitën dokumentat për identifikimin e problemeve, praqitja për vendimmarrësit dhe ndjekja projektit gjatë verës për të organizuar konferencën e tetorit.
Më sipër fotoalbumi i fundjavës së parë dhe të dytë e Aktivizmit rinor për Bashkimin Evropian.
Për më shumë informacione mbi trajnimet apo takimet e ardhshme të planifikuara ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet sociale:
Institute of Social Studies and Humanities
facebook: institutiSSH
instagram: instituti_issh
twitter: issh_al
linkedln: institute
a: Bulevardi Bajram Curri, Tiranë, Albaniaw: issh.al