Raporti i studimit në qytetin e Lezhës
Në bashkinë e Lezhës, rezultatet e anketimit tregojnë për një situatë jo të lakmueshme lidhur me atë sa janë qytetarët e kënaqur me shërbimet që marrin në nivel lokal. Rreth 70% e qytetarëve vlerësojnë shërbimet e bashkisë me notat më të ulta 1 dhe 2 dhe gjithashtu një shumicë prej 90% nuk konisderojnë se këto shërbime janë përmirësuar krahasimisht me vitet e kaluara.
Korelacioni i nivelit të informimit lidhur me punën e bashkisë dhe të konsideruarit e bashkisë si institucion konfirmohet edhe në qytetin e Lezhës, ku një përqindje e njëjtë e qytetarëve – 48% konsiderojnë që nuk janë të informuar për punën e saj dhe e njëjta përqindje e konsideron bashkinë si një institucion të mbyllur për qytetarët.
Për më tepër detaje ju ftojmë të shfletoni versionin elektronik të botimit, të cilin mund ta gjeni në websitin e Instiutit të Studimeve Sociale dhe Humane: http://issh.al/sq/publikime-2/rekomandime/