“MOS U DASHURO ME PUSHTETIN AS NGA KARANTINA” nga Leart Kola
Fjala kyçe në këto kohë të vështira është gjithmonë SOLIDARITET (gjithmonë kam qenë kurioz ça mendon Edi kur përmend këtë fjalë). Deri tani në fakt nuk kemi parë asnjë nismë “solidare”, por vetëm një grusht rregullash, që ndalojnë njerëzit të dalin nga shtëpitë e tyre. Nëse do donim vërtet të ishim solidarë do diskutonim si do rimbursonim punën e atyre, që punojnë në të zezë, që janë shumë e do jenë më të prekurit.
Që në krye të herës, dua të theksoj, se nuk besoj në teoritë konspirative, në të cilat “fatkeqësitë” prodhohen nga njerëz okultë për t’i kontrolluar popullatat. Kapitalizmi konsumist na ka mësuar, që nuk ka nevojë për llozha sekrete apo urdhëra të fshehtë, mjaftojnë supermarketet për të na vënë të gjithë në rresht për një, si në ushtri. Megjithatë, historia politike na mëson që në rastet e goditjeve të forta shoqërore, qofshin ato luftëra, pandemi globale, apo dhe përmbytje apokaliptike, vetë njerëzit kanë shtyrë një sistem drejt autoritarizmit. Në fund të fundit siç do thoshte dhe Hannah Arendt: “Çdo organizim njerëzor qoftë ai social apo politik, ndërtohet mbi bazën e aftësisë së njeriut për të dhënë e mbajtur premtime”. Demokracia është në vetvete një marrëdhënie dakordësimi për respektimin e një premtimi, që i kemi dhënë njëri-tjetrit për ta ruajtur të paprekur parimin e funksionimit institucional të demokracisë, sidomos në kohët kur trafiku në qytet rregullohet me ushtarë të armatosur.
Ditët e karantinës, mund të jenë një kohë e mirë për reflektim, sidomos për të ardhmen e përbashkët politike dhe sociale. Njerëzit, deri tani janë të thirrur të marrin pjesë në një cirk imazhesh, kjo bëhet dhe më lehtë kur ata janë të izoluar individualisht. Gjendja e panikut, që stimulohet dhe më shumë nga komunikimi zyrtar, që bërtët “pa panik” nga kanalet e komunkimit, kujdeset që kjo kohë të kaloj pa nxjerrë mesime të rëndësishme për situatën, që po jetojmë, por vetëm të besojmë në atë që na thuhet dhe të lajmë duart. Kaq. Ku ka më bukur, përgjegjësia e qytetarëve në demokraci, qenka të rrinë në shtëpi dhe të lajnë duart, mos të flasin se kështu përhapin panik, e kryesisht të degjojnë dhe të binden…Mbase është e drejtë, por nuk mund të rri pa menduar Camus kur thotë “rezistenca ndaj padrejtësisë (lexo propogandës) është i vetmi akt që i bën mirë shëndetit mendor të individit”. Në këto kushte, një informim pak më i specializuar se komunikimet e sikletshme të Ramës, që kumton vendime nëpërmjet selfieve nga shtëpia e tij si një BABA-PADRON, që prekin thelbin e demokracisë, është imperative nëse jemi duke komunikuar për të mirën e përbashkët.
Privatizim i pronës
Në fakt dhe përtej aktualitetit të koronavirusit, mandati i dytë i Ramës, më shumë se qeverisje, ka qenë një koleksion krizash. Disa prej tyre kanë qenë institucionale, si dalja e opozitës nga parlamenti dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, disa të tjera kanë qenë kriza sociale, si protesta e studentëve, apo ajo e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtonin projektin e zgjerimit të rrugës dhe kompensimin e qeverisë. Të tjera dhe më tragjike kanë qenë ato natyrore, si tërmeti i shtatorit të 2019-ës dhe ai vdekjeprurës i nëntorit të po atij viti që shënoi mbi 50 viktima. Në mes të debatit për rindërtimin pas tërmetit, ja edhe kjo pandemi globale, që godet jo pak dhe Shqipërinë, shpresojmë me sa më pak viktima.
Sado të ndryshme të kenë qenë këto kriza, që janë përplasur mbi qeverinë nga studentët tek banorët e unazës, nga tërmeti tek punëtorët, përgjigja e qeverisë ka qenë gjithmonë e njëjta: PRIVATIZIM i pronës apo parasë publike në formën e tenderi apo PPP. Ça e bën dhe më dëshpëruese këtë “përgjigje” për të gjithë problemet është edhe fakti se zakonisht kjo zgjidhje është dhënë në kushte emergjence.
Kriza e universitetit, e cila prodhoi protestën më të madhe studentore, për ta kundërshtuar favorizimin, që qeveria socialiste i bën strukturave private universitare duke rritur tarifën e studimit në publik u mbyll me një PPP 120 milion euro, që do ndërtoi kampusin universitar. Paradoksalisht, ajo çfarë ishte protesta e parë në historinë e Shqipërisë në mbrojte të publikes i shërbeu privatit për të tërhequr shifrën më të lartë të dhënë ndonjëherë nga një qeveri shqiptare.
Sado të ndryshme të kenë qenë këto kriza, që janë përplasur mbi qeverinë nga studentët tek banorët e unazës, nga tërmeti tek punëtorët, përgjigja e qeverisë ka qenë gjithmonë e njëjta: PRIVATIZIM i pronës apo parasë publike në formën e tenderi apo PPP. Ça e bën dhe më dëshpëruese këtë “përgjigje” për të gjithë problemet është edhe fakti se zakonisht kjo zgjidhje është dhënë në kushte emergjence.
Tërmeti, një tjetër katastrofë, që angazhoi jo vetëm Shqipërinë, por dhe shumë vende të tjera në ndihmë të familjeve u përmbyll në një natë tragjikomike ku zbuluam emocionet dhe dashurinë e Edit për Botën, por asnjë informacion më shumë për kushtet me të cilat u mor kjo shifër. Sidoqoftë, edhe pse nuk e dimë si u mor e kuptuam qartë se si do të shpenzohet, për çudinë e askujt me një TENDER. Paradoksi i dytë është që si në rastin e studentëve, “heronjtë” ishin ata që punonin për “publiken” dhe përfitimet më pas i kanë ata që kanë prioritet aktivitetin personal privat të kompanive, që do përfitojnë nga këto tendera. Vlonjati që u shpall hero publikisht, sepse me duart e tij shpëtoi tre jetë nuk ia doli që një pjesë të fondeve t’i çonte edhe për institucionet publike të zjarrfikësve apo policies. Ato do shpenzohen në bashkëpunim me privatin.
Plani (jo)solidar
Kur je në karantinë ke kohë të mendosh e sidomos të kujtosh kohën kur qeveria socialiste erdhi me premtimin e një shëndetësie falas, universale dhe publike. Por, në fakt ishte sektori i parë ku u aplikua doktrina e shokut ekonomik nëpërmjet privatizimit masiv, të shprehur jo vetëm në favorizimin e paturpshëm të spitaleve private, që në shumicën e rasteve edhe fizikisht gjenden në hapësirat e spitaleve shtetërore (të cilët këtë bujari e shkëmbyen me lajmërime publike, që ndalonin rreptësisht mjekët e tyre të vizitonin të sëmurët në kohën e pandemisë, ku u desh më pas ndërhyrja me një rregull special nga ana e qeverisë, që ata me pahir të vendosnin hapësirat e tyre në funksion publik), por mbi të gjitha me një privatizim selektiv nëpërmjet formës së partneritetit publik-privat. Teori kjo e dështuar, që në kohën kur kryeministri ynë ishte akoma i ri dhe Margaret Thatcher idhtarja e kësaj forme e të bërit ekonomi-politike të vjetër.
Deri tani në fakt nuk kemi parë asnjë nismë “solidare”, por vetëm një grusht rregullash, që ndalojnë njerëzit të dalin nga shtëpitë e tyre. Nëse do donim vërtet të ishim solidarë do diskutonim si do rimbursonim punën e atyre, që punojnë në të zezë, që janë shumë e do jenë më të prekurit.
Nuk e di sa po mendonin për këtë ata që dolën mbrëmë (14 Mars në orën 17:30) në ballkon për t’i duartrokitur mjekët heronjë (të spitalit publik) që janë në linjën e parë të rrezikut?
Fjala kyçe në këto kohë të vështira është gjithmonë SOLIDARITET (gjithmonë kam qenë kurioz ça mendon Edi kur përmend këtë fjalë). Deri tani në fakt nuk kemi parë asnjë nismë “solidare”, por vetëm një grusht rregullash, që ndalojnë njerëzit të dalin nga shtëpitë e tyre. Nëse do donim vërtet të ishim solidarë do diskutonim si do rimbursonim punën e atyre, që punojnë në të zezë, që janë shumë e do jenë më të prekurit. Mund të mendonim se si do t’ia bëjmë me energjinë elektrike apo ujin, që duhet të paguajnë njerëzit të cilët janë të detyruar me urdhër të rrinë në shtëpi? Nëse nuk mundemi për të gjithë, të paktën për shtresat në nevojë, le ta ndajmë të gjithë këtë kosto, meqë jemi solidarë. Por nëse dhe kjo nuk bëhet, të paktën, të mos shtohen kostot me kamata për mungesë të pagesave, sepse kjo do ishte vërtetë absurde. Ditën e parë, që u shpall karantina, kafet ishin bosh, por rradhët për të paguar ujë e drita ishin plot. U fol për kreditë në një formë të ndrojtur, ça bëhet me kreditë? Do i shtymë? Nëse kalon afati i pagesave, banka ka të drejtë ta marrë pronën tënde, por nëse qeveria të kërkon ose me saktë të urdhëron të rrish brenda, atëherë si zgjidhet kjo punë?
Çfarë plani ka qeveria solidare për taksat, tatimet, humbjet, që familjet e varfra e të vetëpunësuarit, ata që punojnë me meditje, biznesi i vogël dhe i mesëm ka në këto kushte? Të paktën të kenë të njëjtin trajtim si biznesi i madh për dividentin, ku qeveria dhe Partia Socialiste e bën natën-ditë për ta plotësuar kërkesën e tyre. Këto janë disa shqetësime të hedhura aty, pa u menduar shumë, por jam i sigurtë, që kjo situatë prodhon dhjetra pyetje të kësaj natyre, të cilat presin përgjigje.
Nuk do ulesha për të shkruar këtë artikull, nëse në fakt nuk do dëgjoja një komunikim të Edit, siç i pëlqen atij ta thërrasin, kur i bënte thirrje popullit të mos hante shumë dhe të bënte yoga në mëngjes. Ai në fakt është treguar i sinqertë e ka vite që na lajmëron mbi faktin se nuk lexon më gazeta dhe nuk sheh më televizor. Që gjithçka që di për jetën publike në Shqipëri ja komunikojnë punonjësit e tij në mënyrë të përmbledhur, por kjo është vërtet të jesh totalisht i shkëputur nga realiteti që qeveris. Problemi i mbiushqimit nuk ekziston për 1/20 e banorëve të Shqipërisë (dhe këtu po tregohem pro-qeveritar). Në fakt ekziston problemi i kundërt, mungesa e tij. E sa për yogan, nuk e kam idenë për çfarë po flet.
*Autori është drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe Humane në Tiranë
Artikulli është publikuar në Le Monde Diplomatique në Shqip, në numrin e muajit mars 2o2o.