Takimi i fazës së dytë në Korçë-USAID
U zhvillua më datë 18 Mars, në Korçë,tryeza për diskutimin e gjetjeve të deritanishme të projektit. Temat e propozuara u bazuan mbi rezultatet e dala në qytetin e Korçës të cilat ishin:
1. Planifikimi i politikave për informim lidhur me zhvillimin bujqësor të zonës.
2. Zhvillim i modeleve bashkëpunuese për të përmirësuar shërbimet në arsim dhe shëndetësi.
Ky ishte takimi i fazës së dytë konsultative me ekspertet.
Deri në fazën e dytë janë zhvilluar takimet, intervistat dhe fokus grupet në 5 Bashkitë e vendit,përkatësisht: Tiranë, Sarandë, Korçë, Dibër dhe Lezhë.
Qëllimi i projektit: Të përmirësojë hartimin e politikave nëpërmjet qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjes demokratike në nivel lokal për t’i shërbyer më mirë nevojave të qytetarëve.