Njesia 6 – Kombinat
KOMBINAT
Kombinati është një nga polet e reja të zhvillimit të Tiranës. Në zhvillimin e kësaj zone për Tiranën, Kombinati në shtrirjen e tij, ka pasur si pikë referimi “Sheshin Garibaldi”. Ky i fundit është një hapësirë e cila ka mbetur e pa lidhur me hapësirat e tjera mbështetëse të cilat mund të formojnë një ansambël ikonik për zonën dhe gjithë qytetin e Tiranës.Sheshi Garibaldi lidhet me një zonë të mbushur me funksione tregtare për riciklimin e parkime automjetesh. Gjithashtu aksi që lidh portën e madhe të sheshit Garibaldi me hapësirën prapa saj është një nga elementët që mund të shërbej si shtyllë kurrizore për krijimin e një ansambli që mund të përmbajë sheshin, një shesh të ri mbrapa sheshit ekzsitues,një aks gjysëm pedonal që lidh sheshin me disa ndërtesa të vjetra të kombinatit.
Propozimi parë:
- Një hapësirë që mund të konsiderohet për rikualifikim është Ish Reparti-Ushtarak, i cili ndodhet në një distancë prej 3 km nga Sheshi Garibaldi. Ish reparti i rikualifikuar mund të shërbente si një qendër multifunksionale që do të kthehej në një pikë referimi për të gjithë zonën e Kombinatit. Kjo qendër e re do i vinte në shërbim të gjithë grup-moshave të zonës dhe më gjerë, në saj të multifunksionalitetit do mund të përdorej nga të gjithë banoret duke filluar me fëmijet e vegjel tek adoleshentet në rritje, dhe prindërit me gjyshërit.
Gjendja ekzistuese e zonës
Propozimi dytë:
- Hapësirë tjetër potenciale për rizhvillim është liqeni i ndodhur në afërsi të repartit ushtarak. Ky liqen mund të kthehej në një pol rekreacional për banorët e Kombinatit,dhe jo vetëm.Në rast se trajtimi i tij do të ishte i ngjashëm me atë të liqenit artificial të Tiranës, do të plotësonte një nevojë të munguar për hapësira të gjelbëruara ,pista vrapimi dhe terrene sportive e parqe lojrash për fëmijët e zonës.
Në këtë Njësi propozimet për Shërbimet që mund të përfshiheshin (me fokus aspektin rekreacional) janë:
- Pistë vrapi
- Korsi bicikletash
- Terren sportive
- Kënd lojrash
- Pikë panoramike me pamje liqenin
- Infrastrukturë rrugore për të arritur deri tek liqeni.