Prezantimi i propozimeve në Bashkinë e Tiranës
Avokimi për financimin e planeve urbanistike të dala nga asambletë qytetare u realizua në takim të perbashket me përfaqësuesit e njësive administrative dhe të Bashkisë së Tiranës.
Aktiviteti përmbyllës i Projektit me temë “ Tirana-Qyteti Bashkëpunues i Përbashkët” u zhvillua në ambjentet e Tulla Culture Center, në datë 27.02.2019.
Në Aktivitet për prezantimin e rezultateve të studimit ishin prezent 65 persona nga të cilët ishte prezent prania e përfaqësuesëve lokal të Njësisë numër katër( 4), Liri Qoshi, Adriatik Merko i Njësisë numër gjashtë (6).Gjithashtu prezent në këtë takim ishin dhe drejtues pranë Bashkia Tiranë si;Erind Bejko-Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë dhe Ditjon Baboçi- Drejtor i Planifikimit të Territorit.
Qyteti në vetvete është një proçes, ku në siperfaqe jemi në gjendje të analizojmë vetëm format, gjurmët e lëna në territor si pasojë e këtij proçesi.
Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane në mbështetje nga Lëviz Albania pas një periudhe studimore disa mujore ka arritur rezultatet e kërkuara mbi projektin me temë: Tirana – ‘Qyteti bashkëpunues i përbashkët.
Objektivi i Tirana – “Qyteti bashkëpunues i perbashkët” është mobilizimi i qytetarëve nga katër (4) qëndrat urbane te Tiranës rreth mbrojtjes dhe shfrytëzimit kolektiv të hapësirave të përbashkëta dhe publike në lagjet e tyre.
Qëndrat e propozuara kanë qenë:
1. Kombinat, Njësia: 6
2. Kinostudio, Njësia: 4
3. Laprakë, Njësia: 11
4. Qyteti Studenti, Njësia: 2