Njesia 11 – Laprake
LAPRAKË
Njësia Administrative Nr.11 ka një sipërfaqe prej 5,2 km2 dhe largësia mesatare nga qëndra e Tiranës është 4 km. Njësia përshkohet nga lumi i Tiranës prej 5-km (nga lindja në perëndim).Popullsia para vitit 1993 ka qënë 10.642 banorë ndërsa tani ka arritur në 67.000 banorë.
Njësia Admimistrative Nr.11 është e ndarë në 5 zona:
Zona 1 -(Lapraka 1) rreth 0.8 km2; Zona 2- (Lapraka 2) rreth 0.74 km2; Zona 3- (Breg Lumas) rreth 1.06 km2; Zona 4- (Breg Lumi) rreth 0.8 km2.
Shërbimet që mund të përfshiheshin: (me fokus aspektin social)
- Qëndra Sociale për fëmijet PAK
- Qendër për të moshuarit
- Treg
- Kënd Lojrash
- Shëtitorja “Lord Bajron”(identitet)
Propozimi parë:
- Rivitalizimi i tregjeve në Njesinë 11
Gjendja ekzistuese e tregjeve në zonë
Ndërhyrjet dhe rehabilitimet për këtë njësi kanë qenë të konsiderueshme si në infrastrukturë,rrjet ujësjellësi,kanalizime etj.Një ndër problemet evidente të kësaj zone është transporti publik,sigurimi i ujit të pijshëm,dhe mungesa e zonave të rekreacionit.Në analizën e propozimit tonë bën pjesë dhe rikualifikimi i tregjeve, dhe një vendndodhje për ti pozicionuar në njeë hapësirë të aksesueshme nga të gjithë banorët.
Propozimi i dytë:
- Propozimi i hapësirave të shërbimit tregëtar
Vendndodhja e hapësirave për tregjet:
Fokusi në Njësinë nr 11, ka përfshirë një problematikë të kësaj zone,tepër evidente,siç janë tregjet ambulant në Aksin kryesor të rrugës, por edhe në rrugë dytësore. Nga vëzhgimi në terren i zonës dhe dëgjesave me banorët, propozojmë një rikualifikim për një zonë me treg të përbashkët për këtë njësi.
Referenca tregjesh