issh.al

Main Menu

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET

logo

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET

Login

Welcome! Login in to your account
Lost your password?

Lost Password

Back to login
BLOG
Home›BLOG›Nuk duam politikë… Pse jemi dashuruar me politikanin-menaxher?

Nuk duam politikë… Pse jemi dashuruar me politikanin-menaxher?

By admin
6 Janar, 2019
1677
0

Kur Fukujama në vitet ‘90 deklaroi solemnisht “Fundin e Historisë” me rënien e “Perandorisë së Lindjes” u mendua që fundi i luftës ideologjike mes Komunizmit dhe Kapitalizmit, me fitoren e këtij të fundit, ishte dhe fundi i konflikteve historike siç i njihnim deri tani e fillimin e një epoke të lumturisë konsumiste, që bota mbarë do e përqafonte prosperitet mallrash, të cilët garantonin dhe prosperitetin e individit.

Zhdukjen e “të përbashkëtës” e triumfin e “të përveçmes” e celebruam në shesh nga Moska në Washington pa ditur që bashkërisht ishim duke celebruar dhe fundin e politikës dhe thelbit të asaj që është ideologjia. “Perandoria e të keqes”, siç e quante Regan do shkërmoqej pa një krismë nën trysninë e turmave (të inatosura në mënyrë të përmbajtur). Aq i përmbajtur ishte inati sa në Shqipëri për shembull heroi i demokracisë u vra 8 vjet pas ndryshimit të regjimit për një çëështje biznesi.

Fabrizio De André i dedikoj poezinë më të bukur të tij vdekjes së utopisë e ngritjes së konsumizmit individual: ‘La Domenica Delle Salme’

La domenica delle salme
gli addetti alla nostalgia
açompagnarono tra i flauti
il cadavere di Utopia
la domenica delle salme
fu una domenica come tante
il giorno dopo c’erano i segni
di una pace terrificante

Poezia e bërë këngë është shkruar në vitin 1990.

Librin e tij të fundit në vitin 2018 filozofi Slavoj Zizek e nis me kryekreun: “Në fillim lajmi i keq, pastaj lajmi i mirë… i cili mund të jetë edhe më keq”. Fundi i utopisë i paketuar si lajm i mirë në vitet ‘90 është në fakt lajmi i mirë, që në praktikë është edhe më i keq. Me fundin e historisë lindi dhe epoka post-politike, ku liderët nuk janë më përfaqësues politik, por menaxher burimesh njerëzore. Në kërcyell të historisë politika u bë biznes dhe kapitalizmi triumfoi. Siç dhe vetë e shpreh në Manifestin Komunist MARKSI “Në kapitalizëm gjithçka solide shkrihet në ajër”.

Zhdukja e mendimit Utopik dhe triumfi i atij pragmatist shënjon dhe zhdukjen e politikës, e cila nuk mund të ekzistojë në një terren kaq të ngushtë sa përfitimi momental dhe individual. Sot pikërisht për këtë ne kemi në krye të punëve publike menaxherë burimesh njerëzore, që mundohen të barazojnë llogaritë në analizë të fundit.

Të gjendur në kushtet e mungesës së politikës ata, që konkurrojnë për poste publike, në të gjithë fushatat e tyre ekzistojnë në një gjendje paradoksale sepse janë pragmatistë në kushtet se si fitojnë pushtetin (kujto PS-koalicion me LSI në 2013-ën) dhe totalisht Utopik kur vjen në thirrje çfarë do bëjnë me të (kujto çfarëdo premtimi të bërë nga gjithë garuesit në çdo kohë e çdo vend). Kjo sepse një menaxher burimesh njerëzore nuk ka besnikëri ndaj një filozofie të caktuar e paradoksalisht kjo dobësi e tyre filozofike përmban brenda vetes dhe gjenialitetin e tyre, për të fituar pushtet momental.

Nuk bën dallim asnjë lider; nga TRUMP tek XI JINPING, nga Makron tek Merkel, nga Rama te Vuçiç nuk ka asnjë pedagog shkencash politike, që sot këtyre liderëve të përmendur mund t’i përcaktojë në cilën hapësirë të filozofisë politike ekzistojnë përpos asaj për të fituar zgjedhjet.

E përbashkëta e liderit të sotëm menaxher është se për të fituar nuk ka nevojë për një Parti Politike. Trump në fakt ishte tamam një menaxher biznesi, Makron e krijoi logon e tij gjysmë ore para zgjedhjeve, XI JINPING vendosi që t’i shpallte mendimet e tij si ligje për shoqërinë dhe partinë komuniste kineze, po ashtu RAMA me VUÇIÇ kanë struktura të trashëguara të cilat nuk pyeten për asgjë. Mungesa e nevojës së partisë është sepse menaxheri nuk ka nevojë për “ndjekës” në kuptimin politik sepse ai thjesht shpërndan urdhra dhe pret, që ato urdhra të zbatohen. Të vetmit ndjekës që ata mund të pranojnë janë “folloëers” në kuptimin “instragamist”, jo në atë politik. Ata janë aty thjesht për të bërë një punë dhe kaq, siç thoshte MARKS (Graucho) “Unë nuk do merrja pjesë kurrë në një klub që më kishte mua për anëtarë”. Menaxheri i sotëm publik, që mund të marri organikisht emrin e Kryeministrit apo Ministrit të çfarë do gjëje është një individ, jo një grup, është një njeri pasionant dhe energjik, jo një udhëheqës me mendim të strukturuar politik. Për këtë në ditët e sotme nuk ekziston më politika. Ajo sa herë përdoret kërcet si një fjalë boshe.

A nuk kërciti si fjalë boshe para vetëm disa ditësh në Tiranë, kur një grup studentësh ju hakërryen banorëve të Unazës duke i përzënë nga protesta, ku ata erdhën për solidaritet me justifikimin se “protesta e tyre nuk ishte politike”?! Në fakt studentët kanë të drejtë. Protesta e tyre nuk është politike. Asgjë politike nuk ka në kërkesat e tyre, që janë plotësisht menaxheriale (ulje tarifash). Por në këtë thirrje ka aq shumë gabime teorike sa e bëjnë të jetë e saktë në nivelin e gjuhës urbane që përdoret në përditshmëri.

Nëse do përpiqeshim të deshifronim duke përdorur teknikën e sipërpërmendur atëherë fraza “nuk duam politikë” mund të jetë sepse…Banorët e unazës e dorëzuan aktivizimin e tyre në duart e Lulit, që është de jure kryetar i një partie e de fakto një individ me interesa të thjeshta personale. Protesta ju dorëzua atij sepse dhe banorët e unazës manifestonin kërkesa personale (pak më shumë para se ca ishte premtuar, se vetë nuk e kundërshtojnë projektin por pagesën) e duke qenë një kërkesë llogaritarësh atëherë në krye doli kryellogaritari.

Deri këtu jemi në rregull sepse dhe studentët kanë kërkesë menaxheriale. (Asnjë lek për provime shtesë më pak lek për regjistrim.) Por ajo që nuhatën studentët nuk ishte ‘politikja’ por dështimi i protestës me në krye Lulin. Kështu që edhe pse kërkesat i kanë të njëjta dhe solidariteti do bënte sens, solidariteti nuk ndodhi, jo se mes tyre qëndronte politika, por prej CV-së me plot Dështime të Lulit.

Nëse ky nuk është gjesti me anti-politik dhe anti-solidar atëherë s’ka pasur kurrë një të tillë edhe për solidaritet ndaj dështimeve të njëpasnjëshme të Lulit ata duhet ti pranonin banorët në protestën e tyre.
Brecht në vitin ‘53 duke përdorur ironinë thotë “Ka ardhur koha që Qeveria të shkarkojë popullin dhe të shpalli zgjedhjet për një popull të ri”.

Po pse i duam kaq shumë menaxherët në krye?

Sepse na lejojnë që të bëjmë aktivizëm pragmatist, të ndjehemi të përmbushur të dalim në rrugë të manifestojmë egon tonë por pa ndryshuar gjërat në thelb. Këtë na e garantojnë menaxherët. Meqenëse, këto kohë janë përdorur protestat në Francë si frymëzim për ato në Tiranë, të gjithë këtë e sintetizon bukur një protestues francez, kur pyetët nëse atij i mungon ndjeshmëria për planetin, sepse nëse vazhdojmë me këtë konsum karburanti atëherë planeti (e përbashkëta) do shkatërrohet. Protestuesi i përgjigjet: Unë duhet të mendoj për fundin e muajit jo fundin e Botës!

Eh kjo tani është situata perfekte menaxheriale, janë fjalët që çdo politikan sot do donte të dëgjonte. “Mos më bëj të mendoj për BOTEN, fundin apo prosperitetin e saj, por më fol vetëm për portofolin tim dhe për muajin TIM.”

Vdekja e Utopisë ishte dhe vdekja e politikës, partisë, organizimit shoqëror, të përbashkëtës apo komunizmit nëse doni. Kush mundohet të gjejë zgjidhje pragmatiste brenda sistemit nuk është më mirë se ata që e drejtojnë atë, prandaj dhe shprehja NUK DUAM POLITIKË e bën aktivizmin të ngjashëm me aktivitetin fizik në një palestër dhe sloganet e protestës në format MEME që të duken bukur në Instagram. Për këtë klithma NUK DUAM POLITIKËE është më e sinqerta e dëgjuar ndonjëherë në sheshet protestuese dhe celebrimi përfundimtar i regjimit Menaxherial.

De André e mbylli kështu të famshmen e tij “Domenica delle Salme”:

La domenica delle salme
nessuno si fece male
tutti a seguire il feretro
del defunto ideale
la domenica delle salme
si sentiva cantare
quant’è bella giovinezza
non vogliamo più inveçhiare.

*****
Nuk duam politikë… Pse jemi dashuruar me politikanin-menaxher?
December 10, 2018 01:16
Botuar sot në DITA

Tagsinstituti i studimeve sociale dhe humaneleart kolapolitike
Previous Article

Kur do flasim për politikē?

Next Article

Info Section – RYCO

admin

Related articles More from author

  • Asamblete Qytetare

    Takim prezantues – Njesia 2

    7 Korrik, 2018
    By admin
  • EVENTE

    Info Section – RYCO

    7 Janar, 2019
    By admin
  • Asamblete Qytetare

    Asambleja e dytë në Njësinë 11

    17 Dhjetor, 2018
    By admin
  • Asamblete Qytetare

    Takim në Qytetin Studenti

    7 Qershor, 2018
    By admin
  • Analizë e politikave të zhvillimitISSH ne MEDIA

    Dora e fshehtë në xhepin e punëtorit

    24 Nëntor, 2017
    By admin
  • PROJEKTE

    Qendra Sociale “Streha Tiranë”

    30 Prill, 2020
    By admin

You may interested

  • Poliqendrat e tiranes

    Njesia 2 – Qyteti Studenti

  • Propozime konkrete

    Njesia 6 – Kombinat

  • EVENTEHOME

    Përmirësimi i politikave të qeverisjes lokale Tiranë

logo

Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane paraqet një qendër të studimit të politikave si dhe qendër akademike për hulumtimin dhe studimin e dinamikave bashkëkohore sociale.

Eshtë një organizatë jo-fitimprurëse dhe shkencore/hulumtuese që sjell së bashku një ekip me përvojë të përbëre nga studiues, analist politikë, teoricient dhe aktivist.

About us

  • Bulevardi 'Gjergj Fishta' Pranë Ekspozitës, Kulla 2, Tirana 1000, Shqipëri
  • +355 692717212
    • !!! Ky NUK është emaili i Institutit të Sigurimeve Shoqërore
    • info@issh.al
  • Recent

  • Popular

  • Comments

  • Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës

    By Resul Resulaj
    7 Mars, 2021
  • THIRRJE PËR VULLNETARË

    By Resul Resulaj
    16 Shkurt, 2021
  • Distancat e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës

    By Resul Resulaj
    16 Shkurt, 2021
  • Mbi ndryshimin ligjor dhe strukturor të Referendumeve Lokale dhe zhvillimin e demokracisë në bashkitë e ...

    By Resul Resulaj
    4 Shkurt, 2021
  • Prezantimi i studimit “Statusi i Punës në Shqipëri”

    By admin
    10 Dhjetor, 2017
  • Zgjedhje pa Saliun? Zgjedhje pa Saliun më 30 Qershor dhe pikë.

    By admin
    17 Qershor, 2019
  • Takim me psikologët e shkollave të mesme dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës

    By Resul Resulaj
    26 Tetor, 2020
  • Statusi i të (pa)punësuarit

    By admin
    21 Gusht, 2018

Follow us

Tweetet e fundit

Tweets by issh_al

  • HOME
  • PROGRAME
  • PUBLIKIME
  • PROJEKTE
  • LAJMERIME
  • BLOGU
  • RRETH NESH
© Copyright isssh.al. All rights reserved.