issh.al

Main Menu

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET

logo

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET

Login

Welcome! Login in to your account
Lost your password?

Lost Password

Back to login
BLOG
Home›BLOG›Kur do flasim për politikē?

Kur do flasim për politikē?

By admin
6 Janar, 2019
888
0

“Funksioni censurës, (i ideologjisë në ditët tona) nuk është të thyejë rezistencën. Këtë, mund ta bëjë vetëm një aparat shtetëror represiv, por të mund të thyej shpresën, të denoncojë cdo projekt emancipues si një rrugëtim, ku në përfundim të tij patjetër ekziston dhuna, kampet e përqendrimit dhe represioni autoritar.” – thotë Alain Badiou në ‘Cila jetë ia vlen të jetohet’

Protestën e studentëve sot e mbështesin të gjithë.

Kryeministri thotë: -“Na zgjoi nga një gjendje letargjie”. Lideri opozitës flet për paratë e oligarkëve, që duhet të plotësojnë kushtet e studentëve, por sapo përmendet arsimi falas menjëherë majtas; djathtas; në qendër; poshtë e lartë deklarojnë të lebetitur, që ky është komunizëm (lexo autoritarizëm, dhunë, kampe përqendrimi).

A ka shembull më të mirë për të vërtetuar atë, që thotë Badiou? Ti jë plotesisht i lirë të protestosh, për sa kohë kërkesat e tua nuk e vënë në pikëpytje sistemin. Sapo ti e bën këtë, sapo të shkon në mendja të shpresosh për dicka më shumë, atëherë menjëherë përpara teje shfaqet GULAGU dhe shpallesh ekstremist.

Ke të drejtë të jesh i lirë vetëm brenda kufijve të lirisë që të lejoj unë e në fakt pikërisht tek liria qendron dhe truku i sistemit dhe pikërisht këtë tregoi dhe protesta e studentëve. I vetmi terren ku mund të bashkohet Cim Peka dhe Tan Fuga, i pari do një rrokadë emrash i dyti një rrogadë funksionesh të dy ulërasin ndryshim, që të sigurohen që gjithcka mbetet sic është, ky është në fakt dhe perkufizimi i lirisë sot.

Por le të analizojmë edhe pak lirinë dhe protestat, këto koncepte kaq të mbipërdorura, sidomos në botën tonë të udhëhequr nga kapitali.

A ka pasur në Shqipëri më parë protestë më të lirë ndonjëherë? Asnjë represion, asnjë konflikt, asnjë incident nga aparati shtetëror, madje as kur studentët vendosën të godisnin në kokë me mjete të forta ish Ministren e Arsimit (krenarisht e shpërfaqur në portalet e PD), nuk pati gjatë kësaj proteste.

A thua kjo të jetë vetëm se Rama është super-tolerant? Unë mendoj që në fakt liria e plotë për të zaptuar sheshe qëndronte tek mungesa e rrezikut, që kjo protestë në nivelin ideor shpërfaqte. Liria në fakt ishte burgu i vërtetë i protestës.

Sistemi duke i lënë studentët të lirë na dokumentoi dhe ne, se në cfarë gjendje janë katandisur katedrat e si ndërhyrja e partive opozitare duke vendosur ‘njerëzit e tyre’ në krye e transformoi mesazhin e protestës.

Studenti i lirë i ka parrullat si të ishte një bulli në tetëvjecare (Erion Brace është i shkurtër, Lindita Nikolla i ka notat e dobëta). Gjendja rëndohet kur fillon bashkëbisedimi me Kryeministrin, një panoramë harbutërie dhe arrogance, që vetëm Kadareja me vargjet e tij mund ta shpjegojë: “C’është ky popull që në gropë i shtrirë, kujton aq krenarisht se është në majë”.

Protesta ishte e lirë sepse protesta nuk ishte politike dhe cdo gjë që nuk është politike është cirk për liderin populist, sic shkruan Slavoj Zizek: – “Opiumi i popullit në kushtet e politikës populiste është vetë populli”.

Shqipëria është e varfër dhe kjo është thika, që po arrin në kockën e gjithsëcilit. U reflektua tek studentët, sepse ata janë fronti, ku varfëria takon dhe mungesën e shpresës, që nesër me një diplomë me sakrifica të shumta ai/ajo do mbetet prapë i papunë si punëtori, si bujku.

Ulja e tarifave mund të përmirësojë në mënyrë të përkohëshme ekonominë individuale, por nuk mund të rikthejë shpresën prandaj dhe duhen qëndrime më radikale në ndryshimin e kursit ekonomik të vendit duke filluar nga ai arsimor, i cili duhet të jetë falas dhe pikë.

Cdo kërkesë tjetër do krijonte kushtet ku të varfërit do bënin luftën e të pasurve e këtë mund ta perifrazojmë më saktë në deklaratën e para disa ditëve të Monika Kryemadhit në Mallakastër ku ajo tha: – “Nuk duhet ti lëmë vetëm studentët, i gjithë populli i LSI-së duhet të bashkohet me ta! Unë personalisht kam qenë e bekuar nga zoti! (lexo për kushtet ekonomike, që ka bërë me rrogë shteti??!!) Por tani do luftoj për ju!”

Ndonjëherë, entuziazmi dhe naiviteti i bën liderat të thonë të vërtetën. Ajo që nënkuptohet nga deklarata e Monikës është që; – Ju më keni sjellë këtu ku jam! Unë do mbetem e pasur e ju të varfër, për këtë arsye nuk shoh asgjë të keqe që të bëni dhe një betejë tjetër për mua që të vij në pushtet.

Protesta nuk nisi si partiake, por u bë e tillë pikërisht në momentin kur u deklarua, që nuk është politike. Sot, në Shqipëri nuk ka dicka më pak politike në organizim dhe në shprehje se sa partitë tona politike.

Prandaj dhe qëndrimi radikal i protestës duhet të bëhet sa më politikë dhe të shtrojë kërkesa të tilla. Vetëm duke u zhvendosur në një terren radikal protestuesit shpëtojnë nga partitë dhe shpëtimi i protestuesve nga partitë është dhe shpëtimi i konceptit të protestës e pse jo edhe i të gjithë vendit.

Duke e bërë këtë ata ekzistojnë si entitet ‘dialogues’ në të kundërt nuk ekzistojnë as si njerëz, sic e perifrazon bukur dhe Orwelll në librin e tij të famshëm 1984:

“ – A ekziston Big Brother?

– Padyshim, që ai ekziston. Partia ekziston dhe Big Brother është mishërimi i saj.

– A ekziston sic ekzistoj unë? – Pyeti Winston

– Ti nuk ekziston. – I përgjigjet O’brien ”

Në mënyrë, që studentët; punëtorët; bujqit; pronarët e vegjël të ekzistojnë do të duhet të ndryshojnë termat e komunikimit me sistemin dhe në fakt çarja ndodhet brenda sistemit populist. Studentët duhet të shkojnë në protestë duke e politizuar atë, duke i folur politikisht pikërisht atyre që paguhen si politikanë, por vetëm ashtu nuk janë ose më thjeshtë duke përdorur vetë frazën e shpërndarë para disa ditësh nga kryeministri “Nëse mendon se shkollimi është i shtrenjtë, shikoni sa shumë do ju kushtojë injoranca”.

Sllogani politik sot është ‘EDUKIM FALAS’ dhe vetëm pas kësaj mund të flitet politikisht, vetëm pas kësaj terreni është zhvendosur nga një palo komunikim Instagrami në një aksion të vërtetë politik.

Sic shkruanin studentët francezë në muret e Parisit në 68-ën “Bëhu realist! Kërko të pamundurën!”

****
Kur do flasim për politikē?
January 4, 2019 20:46
Botuar në Dita

Tagsinstituti i studimeve sociale dhe humaneleart kolapunesimrinishqiperi
Previous Article

Asambleja e dytë në Njësinë 11

Next Article

Nuk duam politikë… Pse jemi dashuruar me ...

admin

Related articles More from author

  • BLOG

    Nuk duam politikë… Pse jemi dashuruar me politikanin-menaxher?

    6 Janar, 2019
    By admin
  • ISSH ne MEDIA

    Statusi i të (pa)punësuarit

    21 Gusht, 2018
    By admin
  • PUBLICATIONS

    Takim parapergatitor Debati

    16 Korrik, 2015
    By admin
  • Asamblete Qytetare

    Takim në Qytetin Studenti

    7 Qershor, 2018
    By admin
  • EVENTE

    Info Section – RYCO

    7 Janar, 2019
    By admin
  • Analizë e politikave të zhvillimitISSH ne MEDIA

    Dora e fshehtë në xhepin e punëtorit

    24 Nëntor, 2017
    By admin

You may interested

  • Propozime konkrete

    Njesia 2 – Qyteti Studenti

  • Asamblete Qytetare

    Takim në Qytetin Studenti

  • RRETH NESH

    Raporti i studimit në qytetin e Peshkopisë

logo

Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane paraqet një qendër të studimit të politikave si dhe qendër akademike për hulumtimin dhe studimin e dinamikave bashkëkohore sociale.

Eshtë një organizatë jo-fitimprurëse dhe shkencore/hulumtuese që sjell së bashku një ekip me përvojë të përbëre nga studiues, analist politikë, teoricient dhe aktivist.

About us

  • Bulevardi 'Gjergj Fishta' Pranë Ekspozitës, Kulla 2, Tirana 1000, Shqipëri
  • +355 692717212
    • !!! Ky NUK është emaili i Institutit të Sigurimeve Shoqërore
    • info@issh.al
  • Recent

  • Popular

  • Comments

  • Takim me psikologët e shkollave të mesme dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës

    By Resul Resulaj
    26 Tetor, 2020
  • NDRYSHIM?!? PO PËR KË? – A do ta fitojë, a duhet ta fitojë dhe si ...

    By Resul Resulaj
    8 Shtator, 2020
  • Deri në një lajmërim të dytë…askush të mos bëj asnjë lëvizje

    By Resul Resulaj
    8 Gusht, 2020
  • PROGRAMI PËR PARANDALIMIN E KRIMIT TË FSHEHUR NË KOMUNITET/ FOCUS GROUP NË NJËSINË 10 TË ...

    By Resul Resulaj
    28 Korrik, 2020
  • Asambleja e dytë Qytetare në Njësinë 6

    By admin
    5 Dhjetor, 2018
  • “SHTETI, TREGU DHE E FUNDIT KRIZË E TILLË/ MËSIMET E KRIZËS SË KORONAVIRUSIT” nga Artan ...

    By Resul Resulaj
    28 Prill, 2020
  • “Nuk ka të ardhme pa kujtesë”-Free Project

    By admin
    15 Maj, 2019
  • Raporti i studimit në qytetin e Peshkopisë

    By Resul Resulaj
    8 Qershor, 2020

Follow us

Tweetet e fundit

Tweets by issh_al

  • HOME
  • PROGRAME
  • PUBLIKIME
  • PROJEKTE
  • LAJMERIME
  • BLOGU
  • RRETH NESH
© Copyright isssh.al. All rights reserved.