Njesia 2 – Qyteti Studenti
Informacion mbi Zonën:
Njësia bashkiake nr. 2 është më e madhja në Tiranë për nga territori, duke zënë 1/5 si e kryeqytetit dhe e dyta për nga popullsia. Ajo është e ndarë në dy pjesë, gjysma zonë urbane dhe tjetra zonë informale që është e banuar kryesisht pas vitit 1995 nga banorët, të cilët janë vendosur në Tiranë kryesisht nga Veriu i Shqipërisë. Kjo zonë është disi periferike dhe shtrihet në zona të tilla si: Depoja e Ujit, Sauk, përreth Sanatoriumit etj
Informacion mbi Njësinë 2:
Njësia Nr.2 ka rreth 81.195 banore dhe 28.709 familje. Ndodhen ne Njësinë Nr.2 24 Institucione arsimore dhe 82 Administratore pallatesh.
Kontakt:
Adresa e Njësisë Administrative: Petro Nini Luarasi (ish shtepie e Rinise) Tirana
Nr tel: +355 69 202 2411
Email:
Administratore: Z.Florian Pullazi
Shërbime që ofrohen nga Njësia Administrative:
Shërbimi i Gjendjes Civile: Çertifikata, Martesa, Ndarje, Regjistrim etj
Shërbimi i ndihmës ekonomike: Regjistrim në Programin e Ndihmës Ekonomike,Vërtetime,PAK etj.
Shërbime Publike: Kërkesa, ankesa të përcjella drejt drejtorive përkatëse në lidhje me probleme të infrastrukturës, pronave, regjistrime, banesa sociale etj.
Shërbime Mbështetëse: Financa, Juristi,Vërtetime,Sqarim ligjor etj.