issh.al

Main Menu

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET

logo

  • HOME
    • Shqip
    • English
  • PROGRAME
    • Analizë e politikave të zhvillimit
    • Lehtësim i bashkëpunimit rajonal
    • Studimi i modeleve të reja globale
  • PUBLIKIME
    • PËRSHPEJTIM I ZHVILLIMIT DHE BASHKËPUNIMIT QYTETAR
      • REKOMANDIME
    • STATUSI I PUNËS NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE
    • Tirana – qyteti bashkëpunues i përbashkët
      • Poliqendrat e Tiranës
      • Asambletë Qytetare
      • Propozime Konkrete
  • LAJMERIME
    • LAJME
    • ISSH ne MEDIA
  • BLOGU
  • RRETH NESH
    • MISIONI YNE
    • EKIPI
    • NA KONTAKTONI
    • RAPORTE
    • PARTNERET
    • DONATORET

Login

Welcome! Login in to your account
Lost your password?

Lost Password

Back to login
Analizë e politikave të zhvillimitISSH ne MEDIA
Home›PROGRAME›Analizë e politikave të zhvillimit›Dora e fshehtë në xhepin e punëtorit

Dora e fshehtë në xhepin e punëtorit

By admin
24 Nëntor, 2017
1099
0

*Ky artikull është botuar tek Gazeta Dita më datë 24 Nëntor 2017

Dora e fshehtë në xhepin e punëtorit

Nëse ka një kohë “të artë” për opozitën është ajo e diskutimit të buxhetit. Në këtë debat ke mundësi të përcaktosh qartë se kë përfaqëson, të bësh një analizë të ftohtë shifrash, e në rastin konkret të opozitës tonë ishte po ashtu mundësia për të shpëtuar nga “institucioni” i batutës së kryeministrit, sepse është e vetmja kohë në vit, ku njerëzit janë të vëmendshëm dhe ndaj shifrave e politikave fiskale, ndryshe nga ç’do kohë tjetër.

Nuk ndodhi as këtë vit. Debati për politika fiskale u zëvendësua me emrin e Vilma Nushit, atë për taksën progresive e alienoj Ram Geci, ndërsa kuriozitetin për projektet e qeverisë në infrastrukturë dhe energji parlamentarët e shkëmbyen me detaje tërheqëse për shijet, dhe intimitetet investuese të Zamirit, Bashkimit e disa karaktereve të botës së biznesit që bëjnë sens ekonomiko-politik vetëm në një shtet që e ka buxhetin sa një ekip futbolli në kampionatin anglez.

Nevoja për thashetheme na e ka ndërruar perspektiven e problemit, duke qenë se flasim për njerëz dhe jo politika zhvendosemi nga terreni i dijes në atë të  muhabetit. Ditën e enjte nuk pati asnjë diskutim, por vetëm 140 muhabete. Në vend të foltores, do kish qenë më mirë të kishim pasur ndonjë kolltuk të rehatshëm, e në vend të Rucit ndonjë psikolog te mirë, vetëm ky arredim do mund të justifikonte konkurrencën e egove në atë sallë.

Megjithatë, nuk mundemi e nuk duhet që alternativa të jetë gjithmonë dhe vetëm cinizmi(sidomos tani që cinikët janë shpallur të paligjshëm nga qeveria), për këtë arsye është e domosdoshme të problematizohet sidomos situata ekonomike, si bartëse e të gjithë fenomeneve sociale që ndodhin në vend. E mbi të gjitha duhet problematizuar politika e Socialistëve në pushtet, dhe për arsyen se alternativa neo-liberale e demokratëve në pritje është humnera e garantuar, kjo vërtetohet dhe konferencat e diskutimet që bëjnë, ata, tashmë jo vetëm në terma elektorale, por dhe intelektuale e kanë prekur fundin e kësaj humnere. Kështu që na duhet të bëjmë akrobaci logjike në këtë tel të hollë ekuilibri që paraqet ekonomia shqiptare sot, pikërisht për të paraqitur me prova që mendimi mbizotërues i dorës së fshehtë te tregut që zgjidh gjithçka është katastrofik.

Ne kemi marrë vetëm aspektin e vetëpunesimit, për të ilustruar qëndrimin e mëposhtëm, jo vetëm për numrat alarmantë që ka arritur ky sektor, por edhe sepse, është posaçërisht tek vetëpunësimi, si logjikë sociale dhe aktivitet ekonomik që të djathtët e bazojnë forcën e politikave neo-liberale, dhe që për fat të keq te majtët sot ne pushtet i kane vazhduar pa asnjë dilemë. Me poshtë po rendisim “faktet pa kazan”.

  1. Dora e fshehtë e tregut e ka katapultuar vetëpunësimin në afërsisht 60% në Shqipëri, shifër që është trefishi i nivelit Evropian dhe dyfishi i atij në vendet e  Ballkanit. Kjo gjendje vjen nga mungesa e ofertës së re të punësimit e cila ka mbetur e njëjta prej vitesh. E ku sektorët e ekonomisë mbeten të stagnuar në krijimin e vendeve të reja të punës. Kështu ,më shumë se gjysma e popullsisë mbetet në mëshire të “dorës së fshehtë” nëpër vrima ku shesin patatina dhe mbajnë familjet që ne i quajmë me emrin që ska asnjë lidhje me realitetin – “biznes i vogël”.
  2. Analiza e elementeve mbizotëruese ekonomike dhe sociale në Shqipëri tregon që të vetë punësuarit në krahasim me të punësuarit me rrogë, janë në masë më të madhe të ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë, të ardhurave të pasigurta si dhe ngeljes jashtë skemave të sigurimit shëndetësor dhe shoqëror. Rreth 20% i të vetë punësuarve në Shqipëri nuk paguajnë kontributet shoqërore që vjen si efekt i nivelit të ulët i të ardhurave.
  3. Problemi i përcaktimit të nivelit të varfërisë tek të vetë punësuarit në Shqipëri vjen si pasojë e mos mbledhjes dhe mos përpunimit në mënyrë adekuate të të dhënave për të vetë punësuarit. Nëse në Mbretërinë e Bashkuar janë 80% e të vetë punësuarve që kanë të ardhura nën pragun e varfërisë, kjo situatë në Shqipëri mund te jetë akoma më alarmante, duke pasur parasysh faktin që mbi gjysma e të punësuarve i takojnë kësaj forme të aktivitetit ekonomik. Kuptojmë nga kjo qe dora e fshehte e tregut përveç një kaosi ekonomik sjell dhe një kaos institucional.
  4. Vetëpunësimi luan rol të konsiderueshëm në zbutjen e nivelit të papunësisë në Shqipëri, mirëpo si i tillë nuk do të thotë që paraqet zgjidhje për të papunësuarit. Në shumicën e rasteve në vendet në zhvillim siç është Shqipëria, numri i lartë i të vetë punësuarve rezulton si efekt i mbizotërimit të elementeve shtytëse në tregun e punës. Elementet e tilla kryesisht kanë të bëjnë me mos ofrimin e vendeve te qëndrueshme të punës, mos aftësimin e punëtoreve për kualifikime të profilizuara, nivelit të lartë të papunësisë, kushtet e këqija në vendet e punës me pagesë etj. Kësisoj, vetëpunësimi në nivel të lartë në Shqipëri, e mban nivelin e papunësisë në shkallë të ulët mu sepse ai zgjidhet më së shpeshti si formë mbijetese. Prandaj vetëpunësimi mund të shihet edhe si papunësi e fshehur në tregun e punës. Dora e fshehtë e tregut dhe në këtë rast nuk na ndihmon si ti punësojmë njerëzit, po si të fshehim statistikat, e kjo s’ka shume lidhje me kë qeveris, por me filozofinë e gabuar që promovon neo-liberalizmi.
  5. Informaliteti vazhdon të jetë një nga problemet endemike si në ekonominë shqiptare ashtu edhe në tregun e punës. Pasojat e informalitetit në tregun e punës shfaqen në formë të përkeqësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës, të ardhurave jo të qëndrueshme, punësimit të përkohshëm dhe orarit jo te rregullt të punës. Niveli më i lartë i informalitetit paraqitet tek forma e vetëpunësimit për shkak të vështirësisë për të kontrolluar aspektet legale për këto punëtorë dhe për si pasojë e evitimit të formalizimit nga vetë të vetë punësuarit me të ardhura të vogla. Prandaj informaliteti mund të luftohen në kushtet ekzistuese në Shqipëri vetëm duke e ulur numrin e të vetë punësuarve dhe duke e rritur numrin e vendeve të punës me rrogë.
  6. Nga kushtet e pavolitshme dhe të dëmshme të vetëpunësimit dhe veçanërisht të punësimit familjar pa pagesë janë dyfish më të goditura femrat se meshkujt. Ekspozimi ndaj një rreziku të tillë, në kombinim me elementet tjera sociale, kulturore dhe ekonomike sjell një disfavor më të lartë në tregun e punës për femrat. Zakonisht puna e femrave përfundon të trajtohet si punë joprofesionale dhe joformale me çka shtohen edhe pengesat për zhvillim personal dhe profesional të femrave në të ardhmen. Një tjetër e dhënë që politikat neo-liberale nuk garantojnë demokraci aq më pak barazinë mes gjinive. Sot kemi gjysmën e qeverisë gra, dhe janë më shumë në parlament, por nuk kemi diskutime cilësore për zhvillimin e gruas, pikërisht sepse në shumicën e rasteve vetëm gratë në politikë preferojnë të jenë dekor i egos së kryetarëve që zakonisht janë burra.
  7. Problemi me aftësitë e punëtorëve vazhdon të jetë një nga problemet endemike në tregun shqiptar të punës. Duke qenë shteti me kualifikimet më të ulta të punëtorëve në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria rrezikon të humbasë një masë të konsiderueshme të produktivitetit të fuqisë punëtore. Mospasja e kualifikimeve adekuate për vendet e reja të punës është një faktor shtesë që i shtyn punëtorët drejt vetëpunësimit në aktivitete ekonomike që nuk kërkojnë kualifikime specifike, kryesisht tregti me pakicë, ku të ardhurat janë në nivel më të ulët se në të gjitha fushat tjera.

Këto tregues që dalin nga një analize e thjeshtë të dhënash, që kushdo mund ti aksesojë, paraqesin një situate politiko-ekonomike që jo vetëm nuk adresohet si problem në debatin publik shqiptar, por në shumicën e rasteve paraqitet dhe si sukses. Për këtë është e domosdoshme që debatet për buxhetin të jenë serioze dhe jo folklorike ,e për këtë mbetet që sektorë të ndryshëm të shoqërisë të fillojnë një debat serioz mbi ekonominë që mbetet bosh nga përfaqësuesit opozitës parlamentare. Ekonomia është terreni kryesor ku ndodhin të gjithë betejat e shoqërisë ato sociale, familjare dhe personale, por edhe pse terreni është ekonomia, ndërhyrja duhet te jete gjithmonë POLITIKE, por jo vetëm në Kuvend (ku e pamë dramën e përfaqësimit) por në popull, i cili konstituohet si subjekt vetëm në raport me shtetin, e ekziston si popull politik, vetëm në rezistencë ndaj tij.

 

Tagsdora e fshehte studiminstituti i studimeve sociale dhe humaneisshleart kolavetpunesimi
Previous Article

Takim debatues në qytetin e Korcës mbi ...

Next Article

Fund Evazionit fiskal

admin

Related articles More from author

  • EVENTE

    Diskutim për ri-organizimin sezonal institucional në Sarandë

    27 Maj, 2019
    By admin
  • EVENTE

    Prezantimi i Studimit ‘Përshpejtim i zhvillimit dhe bashkëpunimit qytetar’

    18 Dhjetor, 2019
    By admin
  • Asamblete Qytetare

    Asambleja e dytë Qytetare në Njësinë 6

    5 Dhjetor, 2018
    By admin
  • ISSH ne MEDIA

    Për mandatin e dytë të Veliajt

    15 Korrik, 2019
    By admin
  • BLOG

    Nuk duam politikë… Pse jemi dashuruar me politikanin-menaxher?

    6 Janar, 2019
    By admin
  • RRETH NESH

    Nuk ka të ardhme pa kujtesë!

    11 Nëntor, 2019
    By admin

You may interested

  • LAJME

    Sondazh

  • ISSH ne MEDIALAJME

    Deri në një lajmërim të dytë…askush të mos bëj asnjë lëvizje

  • ISSH ne MEDIALAJME

    Të gjithë artikujt e lemondediplomatique.al pa pagesë

logo

Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane paraqet një qendër të studimit të politikave si dhe qendër akademike për hulumtimin dhe studimin e dinamikave bashkëkohore sociale.

Eshtë një organizatë jo-fitimprurëse dhe shkencore/hulumtuese që sjell së bashku një ekip me përvojë të përbëre nga studiues, analist politikë, teoricient dhe aktivist.

About us

  • Bulevardi 'Gjergj Fishta' Pranë Ekspozitës, Kulla 2, Tirana 1000, Shqipëri
  • +355 692717212
    • !!! Ky NUK është emaili i Institutit të Sigurimeve Shoqërore
    • info@issh.al
  • Recent

  • Popular

  • Comments

  • Takim me psikologët e shkollave të mesme dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës

    By Resul Resulaj
    26 Tetor, 2020
  • NDRYSHIM?!? PO PËR KË? – A do ta fitojë, a duhet ta fitojë dhe si ...

    By Resul Resulaj
    8 Shtator, 2020
  • Deri në një lajmërim të dytë…askush të mos bëj asnjë lëvizje

    By Resul Resulaj
    8 Gusht, 2020
  • PROGRAMI PËR PARANDALIMIN E KRIMIT TË FSHEHUR NË KOMUNITET/ FOCUS GROUP NË NJËSINË 10 TË ...

    By Resul Resulaj
    28 Korrik, 2020
  • Përmirësimi i politikave të qeverisjes lokale – Lezhë

    By admin
    13 Maj, 2019
  • Raporti i studimit në qytetin e Lezhës

    By Resul Resulaj
    8 Qershor, 2020
  • Për mandatin e dytë të Veliajt

    By admin
    15 Korrik, 2019
  • 7pa5 – Vetëpunësimi problem në Shqipëri

    By admin
    10 Dhjetor, 2017

Follow us

Tweetet e fundit

Tweets by issh_al

  • HOME
  • PROGRAME
  • PUBLIKIME
  • PROJEKTE
  • LAJMERIME
  • BLOGU
  • RRETH NESH
© Copyright isssh.al. All rights reserved.